Cfare mendoni per grimcën ose Particelen e Zotit ?

Dreamer

Under the Dome
Sic e thash dhe ne titullin e temes cfare mendoni per kete gje e shprehni mendimet tuaja
 

Al-Punk

Still here
Sic e thash dhe ne titullin e temes cfare mendoni per kete gje e shprehni mendimet tuaja
Ajo grimca eshte aty ku ka ngelur shkenca sot. Ne castin qe nuk mund te shpjegojme dicka, ia leme mundesine te panjohures. Kur eshte dicka kaq e magjishme, ia atribuojme Zotit. (Jo se nuk do kete gjithmone dicka mistike e te metejshme, ne nuk do arrijme kurre ta zbulojme gjithe natyren), por pas ca kohesh do zberthehet dhe misteri i asaj grimce :)
 

Dreamer

Under the Dome
Po lexoja ca artikuj ne fakt te shkruar nga disa shkencetare ku thonin se ai gjeneratori i grimcave qe kan krijuar perben nje rrezik jashtezakonisht te madh per ne.Nje pike e vogel sipas tyre edhe sa nje cm katror nqs del jashte kontrollit mund te perpije jo vetem planetin tone por komplet sistemin tone diellor.
 

Al-Punk

Still here
Po lexoja ca artikuj ne fakt te shkruar nga disa shkencetare ku thonin se ai gjeneratori i grimcave qe kan krijuar perben nje rrezik jashtezakonisht te madh per ne.Nje pike e vogel sipas tyre edhe sa nje cm katror nqs del jashte kontrollit mund te perpije jo vetem planetin tone por komplet sistemin tone diellor.
E pa testuar! Duhet testuar qe te shohim a eshte e vertete :)
 

gurax

Pan ignoramus
E pa testuar! Duhet testuar qe te shohim a eshte e vertete :)
Gabim.

Ne shtese te deklarates zyrtare ne 2012 per konfirmimin e vezhgimit ne terren te Bozonit Higgs, pas 40 vjetesh parashikimesh teorike per ekziztencen e tij, edhe disa info te metejshme per kete gje:

----
On 14 March 2013 CERN confirmed that:

"CMS and ATLAS have compared a number of options for the spin-parity of this particle, and these all prefer no spin and positive parity [two fundamental criteria of a Higgs boson consistent with the Standard Model]. This, coupled with the measured interactions of the new particle with other particles, strongly indicates that it is a Higgs boson."
This also makes the particle the first elementary scalar particle to be discovered in nature.
----

CMS dhe Atlas kane krahasuar nje sasi opsionesh ne lidhje me spin-paritetin e kesaj pjeseze, dhe te tera testet tregojne nje preference per spin zero dhe paritet pozitiv (te dy keto jane kritere thelbesore per nje Bozon Higgs sipas Modelit standard). E tere kjo, e kombinuar me interaksionet e pjesezave te tjera, interaksione keto te matura per kete pjesez te re te zbuluar, tregojne shume fort se eshte Bozon Higgs".
Ky zbulim eshte gjithashtu edhe zbulimi per here te pare i nje pjeseze elementare skalare.


[Unik], ne fakt nuk ka asgje, absolutisht asgje per t'u tmerruar nga cfaredolloj forme qe pritej se mund te kishte Bozoni Higgs - po anashkaloj faktin qe tashme nuk ka me vend per spekullime sepse eshte vezhguar se si eshte dhe eshte e kote te fantazojme per kete gje. Edhe sikur, edhe sikur, te ishte me ndonje karakteristike katastrofale, prape konkludojme se keto karakteristika katastrofale jane fiktive dhe te shpikura, pasi nese do te ishin te verteta, katastrofa do te duhej te kishte ndodhur disa miliarda vjet me pare, Universi eshte ashtu sic eshte edhe perpara edhe pas momentit te vezhgimit te Bozonit Higgs, nuk shoh asnje arsye qe tashti te presim katastrofen vetem sepse me ne fund arritem te vezhgojme dicka qe ka 40+ vjet qe eshte llogaritur dhe pritej te ishte ekzakt komplet ashtu sic eshte pare se eshte.

Keshtu qe qetesohu, nuk ka fare asnje rrezik.
:D
 
Last edited:

Dreamer

Under the Dome
E vertete eshte qe ajo teori ka 40 vjet dhe qe e quanin te marre ate qe e shpiku !!
Sipas leximeve modeste te mia qe kam bere ne lidhje me kte teme kam hasur shpesh ne kritika te bera nga pjesetare te grupit qe bene bere pjese ne kerkim !!
Nje gje jam i sigurte pa hyre ne tema te renda* qe sido te kete vajtur ai kerkim keq apo mire dhe motivin preciz ti tij ne sdo e marrim vesh kurre !!
 
Last edited:

gurax

Pan ignoramus
Cfare ka ndonje gje shqetesuese ne lidhje me motivin preciz? Ose ndryshe, cilet mund te jene disa motive kandidate te mundshem? (pervec versioneve te ndryshme te 'komploti boteror' apo 'synime te fshehta masonesh'... please grow up everybody)
 

scadarsko

Locus omnem
ska pse te jete grimce,per arsye se nuk exsiston askund shkenca arriti ne thellesit e laboratorit te famshem n zvicerr nen toke te beje experimente,dhe gjoja arriti nje konkluzion por kam frige se asgje nuk rezulton realisht,per arsye se hapesira eshte mister njollae zeze eshte nje prapa skene ku dihen autoret,te cilet vetem e ngjyrosin me shume e me shume ku e Zezza dihet nuk zbardhet......
 

gurax

Pan ignoramus
Ne disa raste te caktuara, ne lidhje me ceshtje te caktuara, eshte me e udhes te informohemi me shume dhe te shprehemi me pak per opinione preferenciale personale.

cms-education.jpg


CERN ka vene ne funksionim Portalin e Hapur te te Dhenave (Open Data Portal) me ane te te cilit ve ne dispozicion te publikut te dhenat nga eksperimentet e kryera ne LHC. "Pjesa e pare e te dhenave eshte nga CMS dhe jane gjeneruar ne 2010 kur LHC u vu ne pune per here te pare. Te tera keto te dhena jane tashme publike nepermjet Portalit. Eshte vene ne dispozicion edhe nje teresi programesh open-source per te lexuar dhe analizuar keto te dhena, se bashku me dokumentacionin perkates. Grupi i CMS eshte i vendosur per te bere publike te tera te dhenat pas tre vjetesh kur ato gjenerohen, pasi te jene analizuar fillimisht nga vete grupi."

Eshte nje burim i pacmuar, nje mal me te dhena te cilat eshte e sigurt qe permbajne pergjigje te disa pyetjeve te cilat ende nuk i kemi formuluar. Informacioni perkates ndodhet atje por ende jane te formes "gjilpera ne kashte", duhet kohe dhe mund per t'u analizuar komplet dhe ende nuk dime se cfare saktesisht te kerkojme. Por eshte vetem ceshtje kohe.

Lajmi: http://home.web.cern.ch/about/update...hc-experiments
Portali: http://opendata.cern.ch/


Tashti eshte e mundur qe te tere skeptiket e fizikes se bazuar ne Modelin Standard te mund te analizojne te dhenat e gjeneruara nga interaksionet therrmijore ne LHC dhe te zbulojne rregullsite alternative qe fshehin nje tjeter model fizik i cili ne aparence sillet si Modeli Standard dhe jep vetem pershtypjen e nje Bozoni Higgs. Si dhe mund te kerkojne te tere gjurmet e lena nga mikro-vrimat e zeza qe jane prodhuar ne LHC si efekt anesor dhe qe u fol tere llahtar se do te gllaberojne Token (incidentalisht(?) ne forum ka dhe nje teme te vecante per kete gje), ndoshta ne kete menyre nxiret nga varri Supersimetria per te zevendesuar Modelin Standard.
Merreni me terezi, ketu jemi dhe nuk na nguc njeri per kohe.
 
Top