Re: Cfare do ishte nje forme origjinale dhe kuptimplote proteste?
Levizja MJAFT ka nisur dje nje seri aksionesh te cilat do te jene te perditshme dhe te pandalshme, me nje qellim te vetem: ndeshkimin moral
ndaj nje kryeministri i cili feston nderkohe qe shqiptaret vdesin.
Nje banderole e madhe ne te cilen shkruhej pikerisht "Turp" qendroi dje e varur para selise se kryeministrise si simbol i pakenaqesise qytetare ndaj sjelljes se padenje te shefit te qeverise i cili u filmua ndersa defrente
ne nje njerin nga buzuket me te njohur te Selanikut, nderkohe qe ishte larguar nga vendi me justifikimin se do te lengonte ne nje spital pas nje operacion ne sy. Levizja MJAFT! e ndjen per detyre te artikuloje pakenaqesine e asaj pjese te opinionit publik ku ben pjese edhe vete, e
cila nuk deshiron te behet pjese e turpit ku e futi veten kryeministri Nano.
MJAFT! kerkoi dy dite me pare doreheqjen e ministrit te transporteve Spartak Poci, gjate nje aksioni te kryer pikerisht ne Fushe-Arrez, ne
vendin ku ndodhi aksidenti tragjik i cili thjesht per mungesen e disa masave mbrojtese rrugore, i mori jeten 16 qytetareve. Duke e konsideruar
nje kerkese qe ka lidhje me mungesen e pergjegjshmerise se nje ministri teknik i cili shfaq mungese kujdesi ndaj shtetasve qe perdorin rruget qe ai ka ne ngarkim, MJAFT! sidoqofte e ndan kete ceshtje nga ajo e sfides se perseritur qe kryeministri Nano po u ben shqiptareve duke mos i respektuar ata ne dite te zeze.
Levizja MJAFT e pershendeti dje mbeshtetjen qe Erion Brace dhe disa socialiste te tjere i bene kerkeses se tyre per largimin e ministrit Poci.
"Jemi entuziaste per ekzistencen e ndonje zeri progresist qofte edhe brenda partise ne pushtet. Shkarkimi i zotit Poci do te ishte nje gjest
pergjegjshmerie nga ana e kryeministrit dhe e mazhorances socialiste, edhe pse e kemi humbur prej kohesh besimin se mund te ndodhe ne Shqiperi
largimi i ministrave apo zyrtareve te larte per ceshtje qe kane te bejne me papergjegjshmeri ndaj qytetareve", tha Arbjan Mazniku i levizjes MJAFT.
Nderkohe aktiviste te levizjes se te rinjve, po pergatisin nje numer aksionesh te cilat do te zhvillohen ne ditet qe vijojne dhe ne te cilat
ata do te shprehin divorcin e tyre nga sjellja e papergjegjshme e kryeministrit.