VELIPOJE Prill 2006 -Reportazh Special-
<u>
Speciale-Reportazh </u>
Velipojë prill 2006
Nga Besi Bekteshi
Rruga e shtruar, por jo deri në fund.
Fillimet e punimeve për ndërtimin e rugës së plazhit më të madh mbas Durrësit por në perëdnim të Shkodrës janë në vitin tashmë të largët 1994-5-së. Një fond prej qindra mijra dollarëve u dha sipas burimeve të atëhershme dhe mbas nja dy gërmimeve në një nga kthesat e malores u “përvodh” dhe nuk i dihet edhe sot fati i tij. Mbas viteve 98-të rruga e Velipojës ka pasur grante të ndryshëm të cilat jepeshin copë-copë në momentet e fushatave elektorale dhe që shtonin kilometrat dhe në vitin 2003 mbetën të “Ura e Gjolulit” për të mos vazhduar më. Fushata e fundit elektorale ja dha firmës “Papenburg” për ta përfunduar e cila tashmë ka shtruar 12 km e fundit deri afër “Kishës së Velipojës” aty ku janë rrëzuar plepat nga era duke lënë edhe 3-4 km të tjera pa përfunduar, sepse deri aty kanë qënë edhe lekët. Fundi, ka më se 10-të vite për të mos qënë i përfunduar segmenti më i rëndësishëm turistik në veri të vëndit i cili në pikun e tij të verës përmbledh mbi 400.000 pushues prej tyre mbi 15 mijë kosovarë dhe mbi 90 mijë pushues nga Tirana dhe rrethet e tjera të Shqipërisë kryesisht nga verilindja.
Nisja e rrugës për në Velipojë merr kthesën e superstradës e cila nga Shkodra është vetëm 6 km nga qëndra, kurse nga Tirana vetëm 80 km të cilët pa vonesën e daljes nga qëndra kryeqytetit, kryhen në një rrugë të mirë për 1 orë dhe 10 minuta. Mbasi kalon fshatin e madh të Bërdicës fillon rruga e drejtë e fushave të Trushit dhe këtu fillon edhe ajo që shkodranët e quajnë “autostrada e lopëve” ku fshatarët pa e prishur terezinë i lënë lopët dhe delet të ecin në mes të rrugës gjë që ka sjellë qindra aksidente të cilët kanë përfunduar dhe me vdekje.
“Autostrada e lopëve”
Në vazhdimin e rrugës sa kalon maloren e Velipojës fillon edhe rruga e re e mbaruar, por në vazhdim nga firma “Papenburg” dhe shihet qartë se po hidhej shtresa e fundit por po bëheshin dhe riparime në shtresën e parë të prishur vende vende. Në shumë pjesë të rrugës ishte e qartë se duheshin vendosur muret mbrojtës sepse dherat dhe gurët po dëmtonin pa përfunduar rrugën e re.
Shtrimi i shtresës së fundit.
Megjithatë vetëm 500 metra pa shkuar të kisha e madhe e Velipojës firma kishte ndalur punimet për të filluar pastaj një rrugë e degraduar me plepa të rrëzuara nga era dhe me gropa tashmë pa asnjë lidhje me standartin e udhëtimit për rreth 20 km e përfunduara. Premtimet për mbarimin e saj janë, dhe interesi i deputetit Tom Doshi ka qënë i pranishëm, por akoma nuk është marrë asnjë lloj informacioni për fonde të cilat do të bënin të mundur përfundimin edhe të këtyre 3-4 km deri në muajin qershor kur fillon dhe zezoni i pushimit.
Velipoja plazhë degradim urban i pandryshueshëm.
Ndërtimet pa asnjë lloj plani dhe zbatimi teknik i tij, janë edhe karakteristikat e vetme të plazhit masiv më të madh të vëndit mbas Durrësit. Brëndësia dhe rrugët qarkulluese në Velipojë plazhë, janë një turp i përbashkët jo vetëm i pamundësisë së komunës, por edhe pushtetit qëndror deri më tani. Në Velipojë nuk ka një metër asfalt në brëndësi dhe nuk ka një lulishte të konceptuar për publikun. Velipoja ka vetëm 8-të shtylla edhe ato të në rrezik shëmbje që kanë ndriçim publik. Midis shkatërimeve të furtunës dhe abandonimit njerzor janë si shetitoria dhe periferitë e saj. Problem i veçantë dhe që kërkon në mënyrë urgjente ndërhyrje është edhe momenti i gropave septike të cilat në shumicën e rasteve për qindra ndërtime nuk janë në standarte dhe që rrezikojnë shëndetin e njerzve. Me që Velipoja ka shtresa uji të pijshëm edhe nxjerrja e tij bëhet me çpime deri në 4-5 metra jo shumë larg gropave të derdhjeve të ujrave të zeza. Në fakt ndihmë për këtë gjëndje të përgjithshme të qëndrës ka kërkuar kreu i komunës Dedë Kaçaj jo vetëm në qeveri, por edhe në sy të deputetit Doshi dhe Ministrit Bujar Leskaj. Gjithsesi nga taksat e saj kjo komunë mund të kishte bërë më tepër për sistemin urban. Rreth 4 km pjesë e populluar nuk ka kurrfarë rregulli dhe qarkullimi urban, por nuk ka edhe sistem qarkullimi dhe rrugësh të përcaktuara të cilat janë të rastësishme dhe sipas interesave të ndërtuesve dhe abuzivëve.
Rrëmuja urbane dhe qëndra e plazhit
Energjia si problem madhor.
Velipoja ka dhjetra vite që furnizohet me një linjkë 35 kilovoltëshi e cila nuk përdoret më në asnjë lloj sistemi qytetërues perendimor. Një fshat i vogël dhe një hidrovor ishin llogaritur të punonin me këtë lloj tensioni tip “elektrifikimi Leninist”. Sot kur popullsia e Velipojës është e dyta mbas Shkodrës në muajt e verës, për veriun e Shqipërisë linja prej 35 kilovoltësh është një prapambetje e jashtëzakoshme dhe dëmtuese për ritmet e zhvillimit turistik. Kështu në çdo 100 m në Velipojë ka shtylla me transformatorë që “rrisin” tensionin dhe që i kanë kushtuar pronarëve të ndërtimeve qindra miliona lekë të hedhura për arësye të pamundësisë të furnizimit të gabinave. Jo vetëm kjo, por edhe shtimi i ndërtimeve në Velipojë nuk konceptohet pa investimin në transformatorë dhe tashmë dhe turistët e kanë mësuar këtë gjë, duke shikuar lart gjithmonë aty ku duan të zënë gabinë për të parë transformatorin ose sigurinë e tensionit pothuaj normal. Gjithsesi edhe pse në planet e kalimit të një linje 110 kilovoltësh askush nuk di të thotë se kur kjo linjë do të arrijë në Velipojë. Ajo që dihet është e qartë se Velipoja paguan mbi 70 përqind dhe dimrit ka vetëm 10-12 orë drita.
Transformatorët në rresht
Kulmi i ndërtimeve pa leje, por pak probleme me pronarët.
Velipoja ka sot sipas deklaratave të “ndërtimorëve” të Shkodrës rreth 840 ndërtime pa leje. Sipas Gjelosh Prendit drejtor i policisë ndërtimore të Shkodrës do të ketë faza në prishjen e tyre. Përderisa nga ky organizëm janë evidentuar gati 900 ndërtime pa leje ajo që dihet është se 90 përqind e të gjithë ndërtimeve të plazhit janë pa leje. Por problemi është disi më i koklavitur, sepse toka e Velipojës është një pronë relativisht e re. Për një plan të ri të rregullimit dhe si pasojë dhe prishjeve mbi këtë plan ka këmbëngulur dhe deputeti socialist Doshi. Ai ka deklaruar edhe para ministrit ë turizmit Leskaj se duhet të ketë një studim të ri dhe më të saktë për të mos u dëmtuar turizmi. Doshi ka thënë se nuk do të ketë prishje masive në Velipojë. Janë 150-200 metrat nga bregu që çdo gjë i takon shtetit dhe aty po ndërtohen grupe masive pallatesh të cilat janë godinat e vetme masive me leje dhe që kanë marrë miratimin e KRT-së dhe të qarkut. Banorët ndërtojnë dhe kanë besim se do të legalizohen, se nuk kanë sipas tyre konflikt me pronarët, sepse i kanë paguar ato rregullisht kur kanë blerë tokën. Pronë në Velipojë mbi 50-100 vite nuk ka pronarë potencialë dhe referimet kryesisht janë në transformimet nga shpërnguljet nga malësia në kohën e kooperativave dhe mbas viteve 90-të. Megjithse ka pasur në Shkodër akuza për manipulime dhe transformime të pronave në “hipotekën” e Shkodrës dhe nga këshilltarë të Bashkisë së Shkodrës si zoti Mustaf Lici, megjithatë asnjë konflikt i dukshëm nuk është evindetuar. Shitja e tokës pronë mbas koperativave ka filluar me shifrën 7 euro dhe ka vazhduar deri në vitet 2000-04 me 20 euro në distancën 800 metra nga bregu. Sot është e vështirë të blesh dhe ka tendenca që të shiten toka të cilat janë në vende ku siguria e tyre për sistemet e mbrojtjes e aplikueshme në Velipojës është e dyshueshme.
Gjergj Lisi dhe Mark Pulti të ulur nga malësitë deklarojnë se legalizimi duhet kryer dhe se ato janë dakort që mbi bazën e pronave të tokës së blerë, ndërtimi i tyre të marrë leje. Por ka edhe persona që në pronën e tyre ka palosje pronësie apo edhe transformim të saj por në masën më të madhe në Velipojë nuk ka konflikt të ashpër pronësie përveç se në tokë të shtetit. Një nga transformimet me pronën edhe pse pa leje ndërtimi është deklarimi për “banim” dhe jo për “hoteleri” ku një shtëpi me 15-të dhoma është “shtëpi banimi”. Banorët e Velipojës të 30-40 viteve më parë kanë shitur pjesën më të madhe të tokës bujqësore të tyre të shpërndarë nga prishja e kooperativa dhe kjo është edhe një nga cilësitë e Velipojës në pronësinë e tokës mbi të cilën janë ngritur ndërtimet pa leje si në gjatësinë deri tani katër km dhe thellësinë 2 km. Sikur policia ndërtimore të fillojë këtë muaj (sipas premtimeve) të prishi disa ndërtime në vijë e ujit, ajo nuk bën asgjë tjetër, por do merret vetëm me 5 përqind me ndërtimet pa leje. Deklarimet e tjera për vazhdimin e shkatërrimeve të 800 të tjerave të cilat vazhdojnë edhe këto ditë të ndërtohen duket utopi dhe me sa duket edhe këtë vit Velipoja do të “përmbytet” nga ndërtimet pa leje. Praktiksht një “mastër-plan” zyrtar i pa përgatituar deri tani këtë qëllim ka pasur që të lejojë ndërtimet pa leje.
Të vetmet ndërtime me leje në bregun e Velipojës
Peshkatarët kategorikisht kundër ligjit antiskaf.
Peshaktarët e Velipojës nuk janë të shumtë por gjithsesi janë kundër “mbylljes” së varkave të tyre me motorr. Nuk janë në dijeni të ligjit mbi kategorizimin e tij në fuqi dhe madhësi të varkave apo skafeve, por ndalimin e quajnë një shkatërrim të bisnesit të tyre. Të friksuar dhe aspak të bindur në të ardhmen e tyre ato nuk janë aspak të qartë se si do të përballojnë jetën. Po kështu dhe pronarët e hoteleve dhe bareve të cilët skafet e përdorin për shëtitje dhe që kanë rritur numurin e varkave me motorr. Pjesa më e madhe e tyre por edhe peshkatarët deklarojnë pakënaqësinë kundrejt pafuqisë së shtetit në ndalimin e skafeve sidomos në jugë të vëndit dhe ligjin për të ndaluar varkat e të gjithëve që merren punë për të nxjerrë bukën e gojës si në veri dhe jugë të vëndit. Gjithsesi nga Velipoja nuk ka të deklaruara nisje për në bregun tjetër dhe pë shkak të distancës së madhe që ndan të dy brigjet.
Ekosistemi gjigand pa ruajtje dhe pa organizim.
Derdhja e Bunës si e vetmja “xhungël” në të gjithë bregun lindur të Adriatikut, ka dhjetra specie zogjsh dhe kafshës gjysëm të ruajtura. Është i vetmi vënd në Shqipëri ku mund të lahesh njëkohësisht dhe në ujë me kripë dhe në ujë të ëmbël të një lumi me deltë madhështore. Po kështu dhe laguna e mrekullueshme e Vilunit me zogjt dhe peshkun e qarkullueshëm lagunë-detë është jo shumë e ruajtur. Por edhe 14 km breg i virgjër nuk ka guidë dhe sistem turistik modern dhe të njohur për turizëm elitar. Nuk ka rrugë të saktë në anën e fshatit Rrjoll dhe po kështu edhe plan ku sistemet rrugore dhe urbanistika turistike nuk është një realitet i prekshëm dhe i natyrshëm për të shkuar drejt kësaj mënyre moderne të thithjes së turistëve të vëndit dhe të huaj. Megjithatë 14 km bregdet madhështor dhe në pjesën më të madhe i virgjër. Me pasuritë natyrore të rërës dhe ujit, lagunave dhe 30 llojeve të zogjve apo 12 lloje të kafshëve në liri dhe kontroll megjithse gjysmak. Me malin afër Rrjollit dhe ujin e pijshëm në ndryshim nga të gjithë bregdetet ranore të vëndit tonë. Me nivelin kulturor të distancave nën 30 km si kisha e Shirqit, kalaja e Shkodrës dhe e Danjës, sëbashku me Shurdhahun dhe urën e Mesit. Liqenin e madh të Shkodrës dhe lumenjtë e Drinit , Bunën e lundrueshme dhe Kirit, Velipoja ka në afërsi ekositemin më gjigand dhe me alpet e Shqipërisë me Thethin e Razmën të gjitha të evidentuara dhe nga ministri Leskaj në vizitën e tij.Për më tepër Shkodra vetëm 20 minuta larg dhe Tirana edhe 50 minuta më tepër rrugë që do ti kishte zili çdo vënd tjetër. Mjafton më tepër studim dhe rregull urbanistik në administrimin e kësaj perle turistike për të larguar njëherë e përgjithmonë të gjithë rajonin nga mbrapambetja jo normale e deri tanishme.