Ceshtja Sollaku rikthehet ne politiken shqiptare

PetritKola

Primus registratum
Re: Ceshtja Sollaku rikthehet ne politiken shqipta

Kondra,

Kryesorja eshte qe duhet bere pastrimi. Format te perdoren te gjitha. Cdo lloje ofrme qe na garanton pastrimin.

Mendoje se do te filloje sepse spiunat e grekut dhe serbit po ndokojne ne situata gjeostartegjike qe do te ndikojne globin per qindravjecaret qe do te vine. Tashme kjo nuk eshte vetem interes i shqiptareve.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Ceshtja Sollaku rikthehet ne politiken shqipta

Ndofta jo në situata gjeostrategjike të globit por sigurisht të Ballkanit.

Problemi qëndron tek mungesa e një inteligjence patriotike shqiptare. Gjithkush mundohet për të hypur në pushtet e për të përfituar. Jemi tepër individualistë e kjo mendoj se është e keqja jonë. Nuk bashkohemi kurrë për interesa të përbashkëta.
 

PetritKola

Primus registratum
Re: Ceshtja Sollaku rikthehet ne politiken shqipta

Kondra,

Jane te globit. Amerika po debohet nga Europa. Gjermanet jane bere me Ruset, Franca ishte (presidenti i sotem eshte nje perjashtim)...

Ishulli sigurt per ameriken eshte Shqiperia. Bushi vizitoi Fushe Krujen ne diten e Lidhjes se Prizrenit i pa shoqeruar nga zyrtare te shqiptar. A nuk ju beri pershtypje?
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Ceshtja Sollaku rikthehet ne politiken shqipta

E vërtetë që Amerika po dëbohet nga Evropa. E vërtetë që Amerika kërkon të ruajë influencën e saj në Ballkan. E vëtetë që i vetmi vend ku Amerika mund të mbështetet pa rezerva është Shqipëria. Kjo për disa asye. Së pari pasi kjo i intereson shqiptarëve të cilët nuk kanë mbështetje tjetër. Së dyti, ne jemi të vetmit që nuk i interesojmë Rusisë apo BE-së duke qenë se këto kanë tashmë (e shumë më parë) influencat e tyre në Ballkan. Së treti, Shqipëria është i vetmi vend ku Amerika mund të sillet si të dojë pasi Shteti shqiptar nuk ka baza.

Megjithatë, kjo pozitë e jona është e favorshme për ne pasi dikur Amerika do largohet dhe duhet të jemi ne që duhet ti japim shkelmin por jo pa bërë pazar si duhet me BE.

Shkuam pak si larg nga Sollaku por drejtësia e vërtetë në Shqipëri të çon vetvetiu në këtë pikë. Drejtësi e zbatim ligji do të thotë stabilitet, zhvillim ekonomik, partneritet e së fundi, bashkim me BE. Kjo e fundit e nxjerr SHBA jasht derës.

Pra, mundet që edhe SHBA mos ti interesojë zhvillimi i Shqipërisë ashtu si edhe BE për momentin. Kosova është kocka për të cilën po grinden të gjithë në Ballkan. Imagjino sikur shqiptarët të kishin apo të krijonin një koncept drejtësie funksionale në këto momente.
 
H

harap

Guest
Re: Ceshtja Sollaku rikthehet ne politiken shqipta

po europa e te gjithe se bashku i vijne anash amerikes jo me pretendokan ta debojne. u bene keto plakushet e europes.
Shqiperia po te mos kishte kete shtrese qe ka ne krye te shitur tek shtete tona armike do ishte shume me perpara. I vetmi aleat i joni i sigurte eshte amerika e turqia.
Si perfundim ishalla e miraton Topi ate sollakun edhe te vihet nje i mire. Blerim Cela propozoi dy kandidatura shume te mira.
 

PetritKola

Primus registratum
Re: Ceshtja Sollaku rikthehet ne politiken shqipta

Ha po, ne se i ka propozuer Blerimi mire do vej.

Duhet pastrim rrenjesor patriotik, ky eshte hapi i pare.

Ne se Amerika iken nga ballkani neve mbarojme.
 

MLK

Primus registratum
Re: Ceshtja Sollaku rikthehet ne politiken shqipta

Komisioni Europian, shuplake qeverise per Sollakun


(Dërguar më: 06/12/07) Përfaqësuesi i KE-së ka kërkuar llogari edhe për kartat e identitetit, të cilat ende s'kanë filluar të prodhohen. BE kërkon edhe bashkëpunim mes forcave politike shqiptare për reformat

Bashkimi Evropian kërkon llogari për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku. Dirk Lange, shef i Sektorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Zgjerimit të KE-së, ka pyetur ministren e Integrimit, Majlinda Bregu gjatë takimit të 17-të të Grupit Konsultativ BE-Shqipëri, për shkarkimin e kryeprokurorit. Sipas burimeve, ministrja Bregu mësohet të jetë shprehur se për këtë duhet të shprehej përfaqësuesi i Presidentit, por në delegacionin shqiptar nuk ka pasur asnjë përfaqësues nga Presidenca. Për këtë çështje ka dhënë sqarime përfaqësuesi i Kuvendit, i cili mësohet të ketë thënë se çështja është në Gjykatën Kushtetuese. Sipas përfaqësuesit të Kuvendit, ish/kryeprokurori i ka drejtuar një kërkesë kësaj gjykate dhe pritet vendimi i saj. Por Lange ka këmbëngulur sërish në faktin se si do të zgjidhte ky rast, ndërkohë që përfaqësuesi i BE-së ka pasur dijeni edhe për rastin e mëparshëm të ish-kryeprokurorit Arben Rakipi, për të cilin gjithashtu ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese, por që nuk është marrë parasysh nga maxhoranca aktuale. Në përfundim të këtij diskutimi u la që në takimin e ardhshëm, pala shqiptare të ketë një sqarim më të hollësishëm për këtë çështje, por edhe për reformën në sistemin e drejtësisë. Nga ana tjetër, përfaqësuesi i KE-së ka kërkuar llogari edhe për kartat e identitetit, të cilat ende nuk kanë filluar të prodhohen. Bashkimi Evropian kërkon edhe bashkëpunim mes forcave politike shqiptare për realizimin e reformave. Dy nga përfaqësuesit e BE-së, Saba d’Elia, ambasadori i Italisë në Tiranë, njëkohësisht përfaqësues i presidencës së radhës në BE, asaj portugeze dhe Dirk Lange, shef i Sektorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Zgjerimit të KE-së, siguruan palën shqiptare për mbështetje maksimale në thellimin e reformave në Shqipëri. Gjatë mbledhjes së 17-të të Grupit Konsultativ BE-Shqipëri, u diskutua mes Komisionit Europian dhe autoriteteve shqiptare mbi çështje të rëndësishme që lidhen me reformat në fushat e forcimit të shtetit ligjor, reformat elektorale dhe ato në sistemin gjyqësor. Duke iu referuar zgjedhjeve të ardhshme elektorale, z.Elia tha se BE-ja shpreson në përmbushjen e kushteve të nevojshme për një proces zgjedhor sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare, ndërsa z.Lange theksoi nevojën e reformimit të plotë të sistemit gjyqësor dhe thellimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Duke iu referuar edhe progres-raportit 2007, z.Lange vlerësoi si të kënaqshme arritjet në kuadër të MSA-së dhe të suksesshëm, implementimin nga vendi ynë të Marrëveshjes së Përkohshme. Ndërsa ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu tha se “kjo qeveri po njëson axhendën e reformave me axhendën europiane të Shqipërisë bazuar edhe në prioritetet e Dokumentit të Partneritetit, e bindur se kjo është rruga e duhur drejt demokratizimit të plotë të vendit.
 

Florus

Forumium maestatis
Re: Ceshtja Sollaku rikthehet ne politiken shqipta

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: MLK</div><div class="ubbcode-body">Komisioni Europian, shuplake qeverise per Sollakun </div></div>

S'e kuptoj ca i mbrojne sollakut?! Ai ka qen i zhytur gjer ne gryk.. shum e coi biles.
Mir e vun nje prokuror te ri por a u vendos edhe 1 mandat i kufizuar apo kshu rremuj do behet e pas ca kohesh kur partite te jene ne pozicione te kunderta..?
Duket sikur disave u intereson qe ligjet te kene mungesa dhe gjerat te mos jene te percaktuara mire.
Kshu behet me lehte rremuja.
Kjo eshte anti-kombtare per mendimin tim.
 

MLK

Primus registratum
Re: Ceshtja Sollaku rikthehet ne politiken shqipta

Nuk mbron askush Sollakun, ajo qe mbrojne eshte proçedura qe duhet ndjekur dhe eshte shkelur mete dyja kembet duke filluar nga shefi i qeverise.
Rasti tipik i permendur me siper i Arben Rakipit, ish kryeprokurorit qe u shkarkua me te njeten metode, e me pas gjykata kushtetuese e nxorri si te pavlefshem vendimin e Parlamentit per shkarkimin e tij, tregon qarte se qeveritaret tane jo vetem qe nuk nxjerrin mesime nga e kaluara e tyre e ndritur, po papiken eturpin bejne te njetat gabime.
Nuk mund te kerkosh te luftohet korrupsioni e ne te njeten kohe te shkelesh ligjin hapur.
Rasti i Rakipit duhet te ishte "Jurice prudence" e normalisht shkarkimi i Kryeprokurorit Sollaku duhej te behej efektiv vetem pasi te jepte vendim te prere Gjykata Kushtetuese, ndaj dhe evropianet kerkojne "llogari" per shkarkimin e tij.
 
Top