Re: Ceshtja Sollaku rikthehet ne politiken shqipta
<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Quote:</div><div class="ubbcode-body"> Kuvendi miratoi sot me 77 vota pro, 32 kundër dhe 3 abstenime, raportin përfundimtar të komisionit hetimor për Prokurorin e Përgjithshëm, Theodhori Sollaku. Ky raport i propozon Presidentit të Republikës shkarkimin nga detyra të kryeprokurorit Sollaku. Parlamenti sot për rreth tetë orë, debatoi mbi këtë raport, të paraqitur në seancë nga kryetari i komisionit, Ferdinand Xhaferri. Në këtë dokument, maxhoranca parashtron konkluzionet e hetimit parlamentar për drejtuesin e organit qendror të akuzës, si dhe arsyet e kërkesës së saj për shkarkimin e Sollakut. Raporti analizon provat e mbledhura, faktet dhe rrethanat, përmes të cilave konkludon se Prokurori i Përgjithshëm, me anë të veprimeve dhe mosveprimeve të tij, të kryera në shkelje të rëndë të ligjit proçedurial, ka sjellë si pasojë mosekzekutimin e jo më pak se 210 urdhër-arresteve ndërkombëtare, të lëshuara nga autoritetet e huaja për shtetasit shqiptarë, lënien e lirë të këtyre personave me rrezikshmëri të theksuar shoqërore, duke krijuar një klimë të madhe mosbesimi tek autoritetet e huaja. Sipas raportit, "shkelja e rëndë e ligjit, ka përgjegjës kryesor Prokurorin e Përgjithshëm, jo vetëm si personin përgjegjës për marrëdhëniet me të tretët, por edhe si personi i vetëm përgjegjës për funksionimin e organit të Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë. Raporti i Ministrisë së Drejtësisë për lirimin e disa të dënuarve, dëshmon se në sistemin e Prokurorisë është instaluar një fenomen korruptiv, sipas të cilit, prokurorët, në shkelje të hapur të ligjit, kanë pranuar lirimin e jo më pak se 22 të dënuarve për vepra penale të rënda për shkaqe tërësisht manipulative dhe abuzive. “Ministri i Drejtësisë ka vënë në dijeni për një fenomen të tillë Prokurorin e Përgjithshëm, por ai nuk ka lëvizur nga vendi. Në këto rrethana, autorët e disa veprave penale të rënda janë të pa zbuluar dhe të lirë, duke përbërë një rrezik potencial për rendin publik dhe jetën e shtetasve tanë", thuhet në raport. "Nga analiza e statistikave dhe informacioni i përcjellë vihet re një mungesë e theksuar profesionalizmi nga ana e Prokurorit të Përgjithshëm në menaxhimin e këtij institucioni për kontrollin e ecurisë së politikës penale, politikës së dënimit dhe luftës ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit", konstaton raporti. Këto shkelje të ligjit nga ana e Prokurorit të Përgjithshëm vlerësohen prej këtij komisioni, si shkelje të rënda në kuptimin kushtetues dhe me pasoja serioze për vendin, sistemin e drejtësisë dhe për shtetin ligjor, dhe si të tilla, në kuptim të nenit 149 pika 2 e Kushtetutës përbëjnë shkak ligjor për të kërkuar shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm, përfundon raporti. Pas leximit të raportit, Kuvendi dëgjoi Prokurorin e Përgjithshëm, i cili shprehu qëndrimin e tij kundër kërkesës për shkarkim të deklaruar nga maxhoranca, duke e cilësuar atë si "antikushtetuese". Përfaqësuesit e shumicës mbështetën raportin e komisionit hetimor, duke pohuar se faktet dhe provat e sjella në këtë dokument janë arësye të mjaftueshme për largimin e kreut të organit të akuzës nga detyra. Rritja e kriminalitetit në vend, e pranuar në disa raporte të ndërkombëtareve dhe mosveprimi i organit të prokurorisë ndaj kësaj situate, dëshmojnë për punën e dobët dhe të papërgjegjshme të tij, vlerësuan deputetët e djathtë. Ndërsa opozita e konsideroi ‘antikushtetues’ raportin dhe konkluzionet e tij. Ajo u shpreh hapur në mbrojtje të kreut të organit të akuzës, duke pohuar se shkarkimi i tij lidhet me interesa të caktuara të shumicës. Pas miratimit sot në Kuvend, raporti, ku kërkohet shkarkimi i Prokurorit të Përgjithshëm, i përcillet Presidentit të Republikës. Ky i fundit, pas shqyrtimit të kërkesës së Kuvendit, verifikon shkeljet e Kushtetutës ose shkelje të tjera të rënda të ligjit gjatë ushtrimit të funksioneve në postin e kryeprokurorit dhe më pas vendos shkarkimin ose jo të tij. </div></div>