Re: C'eshte pasqyra?
I PANJOHURI
Më hodhi sytë, vështroi shtrëmbër.
Fytyrë të rreshkur kish, të shëmtuar.
Nën vetulla nxinin dy sy të vëngër,
Përreth një mjekërr, kohë pa rruar.
Ftohtë më pa dhe me përçmim,
Qeshi përbuzës përplot ngërdheshje.
„Ç'je ti!?“, pyeti me neveri,
Pa nxjerrë zë. Mes nesh veç heshtje.
Të tillë njerëz kur të zënë udhën,
Gjithmonë është mirë të qet' t'i lesh.
Por kësaj here, veç mblodha grushtet,
Gati t'ia bëja turinjtë përshesh.
Veç, diku thellë, diçka më ndali
Që mos e zhdëpia atë kok'trashë.
M'u duk i njohur ai farë gërdalli.
Pa ia ndarë sytë, me vete thashë:
"Përse nuk më kujtohet vallë,
Ku e kam parë këtë fytyrë!?
...
Ah! Si s'më ra ndërmend më parë!?..."
(Përballë kisha një pasqyrë!)