Certifikate SSL

Al-Punk

Still here
Nese jeni perdorues i perditshem i internetit dhe nuk e dini cfare eshte SSL, atehere dicka nuk shkon.
Megjithate kjo nuk eshte tema, qe nga dita e sotme, edhe ne forum kemi instaluar nje certifikate sigurie qe lejon hapjen e forumit nen https
Sa here qe transmetoni te dhenat nga browseri/celulari ne drejtim te nje faqe interneti, informacioni juaj kalon ne disa "vende". Nese jeni ne nje lokal e po perdorni nje wireless falas, te dhenat tuaja (username/pass apo referenca (cookie) qe tregon qe ju duhet te jeni i/e identifikuar ne sistem) kalojne nga routeri i pronarit, pastaj tek ai i internet service providerit, e ne disa providera me rradhe.
Teknikisht nuk eshte e pamundur qe dikush te vjedhe kete informacion nga ju, prandaj keshillohet qe gjithmone te perdoret httpS qe bazohet mbi nje Secure Socket Layer, ose me fjale me te thjeshta, ne nje enkriptim. Pra informacioni enkriptohet ne browser/celular dhe percillet i enkriptuar ne server. Nese dikush do te gjej cfare po shkruani, atehere ai sheh vetem dicka te enkriptuar te cilen nuk mund te dekriptoje.

Nga sot, ne forum mund te perdorni https. Mjafton qe te hapni forumin njehere me https dhe teknikisht referenca duhet te lidhen gjithmone me https. Kjo eshte dhe norme e browserave modern qe duke filluar nga Janari i ketij viti, sahere identifikoheni ne ndonje faqe qe nuk ka SSL do ju japin nje njoftim kujdesi.
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Po te kuptoja sikur gjene me te vogel qe eshte shkruar aty Al-Punk, do te vetequhesha gjeni. I futa nje lajke, megjithate, sepse qellimi i sjelljes se ketij mesazhi duhet te jete fisnik. E vetmja gje ku me ngeli syri ishte edhe SSL e cila ne mendjen time u transformua ne XXL dhe Nje Extra Large Pizza (kater stinet) me erdhi menjehere ne mendje. Sa me ka marre malli per nje Pizza! Kam vite e vite qe nuk kam shijuar nje Pizza e cila e shoqeruar edhe me nje birre (e fundit qe kam pire ka qene nje Coronita 125ml) do te me sillte midene ne vend.

Bye,
Éléonore
 
Top