Censurimi!

ladouce2005

Primus registratum
Re: Censurimi!

Agreus i dashur /pf/images/graemlins/smile.gif
mua moderatori me duket pak si teper i ndryshem nga gazetari, dhe vete albforumi nuk me duket akoma aq i fuqishem sa CNN qe eshte nje kanal nderkombetar informacioni dhe shume i rendesishem. Sidoqofte, (duke i lene seicilit nga keta rendesine e vet) nese te gjithe ne albforum ose ne CNN do shpreheshin si te donin, do krijohej nje rremuje e tmerrshme, qe, jam shume dakort, ka nevoje per "censure" /pf/images/graemlins/wink.gif sidomos ne CNN, qe duhet te ruaje imazhin dhe reputacionin...
dhe besoj qe dhe albforumi punon per te ruajtur reputacionin e tij as well.
tani me sa kuptova une, censurimi i filmave ne ameriken veriore te duket qesharak, dhe jepje konkluzionin e "qellimit per te patur nje publik me te gjere"...
atehere kam nje pyetje: a mund t'a quash censuren "commerciale" ne kete rast? qe canali qe e praktikon te kete nje grup me te gjere spektatoresh ne shenjester? sepse dihet, sa me shume teleshikues, aq me teper reklame, sa me teper reklame aq me teper te ardhura ne arken e TV perkates...atehere? mos duhet thene qe censura sherben dhe ekonomikisht? /pf/images/graemlins/laugh.gif

/pf/images/graemlins/wink.gif :book:
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Censurimi!

me fillu ket muhabet nga pika me e afert e masnej me u hap me larg? nga autoçensura psh? si thoni?
 

true confidental

Forumium maestatis
Re: Censurimi!

Mendoj qe censura eshte nje menyre e kontrollit te mendimeve, por qe ne fund te fundit sjell rregull.........
Ju mendoni qe rregulli eshte I panevojshem????? kur shpreheni kunder censures??
Shpesh na ndodh te censurojme edhe veten, madje dhe ketu ne forum shoh qe perdoren yje ne vend te shkronjave per fjale te caktuara /pf/images/graemlins/laugh.gif . A nuk eshte kjo nje vetcensure …..
Sikur te lexonit diku qe dikush shkruan Une i urrej zezaket ( shume njerez e mendojne kete :rolleyes: ) a ka vend ketu per censure …………
Kur shoqeria thote qe dicka eshte e papranueshme ath kjo automatikisht kufizon edhe lirine e fjales ……..
 

blendiys

Primus registratum
Re: Censurimi!

Une mendoj se vetem mediat mund te censurohen,dmth venia e nje "kufiri" si pasoje e politikes gjendjes sociale apo ku di une.
Njerzit nuk mund ti censurosh,ata mund ti privosh!
Megjithate mendoj se censurimi eshte pjese shoqeruese e rregullave,rregulla te cilat padashje i shkelim nen termin "fjale e lire" ose "demokraci".
Gjithashtu,nese ne vitet 97 do te ishte perdorur nje censure strikte mund te anashkalohej ajo c'ka jetuam.
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Censurimi!

Censura eshte pushteti qe ushtron pushteti /pf/images/graemlins/laugh.gif me qellim qe te mbaj individet ne kufirin e njohurive qe deshiron.

Censura tregon frik dhe mos besim. Eshte mjet dhune, kontrolli autoritar/diktatorial, qe ne pamundesi te mbysi mendimet, mundohet te mbysi shprehjen e tyre.

Dhe nuk duhet harruar qe lira e njeriut mbaron aty ku cenohet ajo e dikujt tjeter.
 

Gysi

Primus registratum
Re: Censurimi!

Censura apo mungesa totale e saj eshte nje teme pothuaj njesoj si te diskutohet per lirine totale, qe d.t.th. anarki, apo diktature.

Per mua ne fakt liria nuk eshte anarki. Liria eshte ajo qe garantohet nga rregulla, te cilat ne te vertete jane te domodoshem.
 
Top