Celular me fotoaparat prej 12 megapiksela

Celular me fotoaparat prej 12 megapiksela

Celular..jpg

Celulari Samsung SCH-W880 është i pajisur me fotoaparat prej 12 megapikselash, e pamja e tij lë të kuptojë se bëhet fjalë më shumë për një fotoaparat i cili ka mundësi edhe të bëj telefonata.</p>


Kompania Samsung edhe zyrtarisht ka njoftuar për ekzistimin dhe fillimin e shpejtë të shitjes së telefonit celularit i cili do të jetë i pajisur me fotoaparat digjital me rezolucion 12 megapiksela dhe me objektiv të aftë për zmadhim të trefishtë të fotografisë.</p>


Brenda mundësive të fotoaparatit bie edhe incizimi i video materialeve me rezolucion prej 720 p. Krejt këto që u përmendën e bëjnë SCH-W880 të kategorizohen në mesin e fotoaparateve kompakte digjitale të ditëve të sotme.</p>


Kjo pajisje tani për tani sigurisht do të shitet vetëm në Korenë Jugore, por besojmë që prodhuesi korean do të vendos që ta shes edhe në tregjet tjera të botës.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1139. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1139
 
Top