"Cel" Luli ne buqeten e Berishes
...dje ishte nje gonxhe ne bacen e Kop-it ndersa sot Lul ministri eshte celur. Mire qe eshte celur, por qenka dhe ngjyre roze.
Qe prej dy ditesh Basha eshte pjesa me pulle te kuqe e gazetave greke.
Per me teper lexoni komentin e gazetes shqiptare dhe vijoni me diskutime.
Revista prestigjioze “Proto Thema” dhe gazeta Trafik botojnë historinë
“Dashuria me deputeten greke e ministrit Basha”
“Zoti i Dashurisë goditi ministrin”
--------------------------------------------------------------------------------
Një flirt greko-shqiptar prej dy ditësh është bërë temë e medias greke. Në qendër të historisë është Lulëzim Basha anëtar i kabinetit qeveritar të Berishës dhe në anën tjetër deputetja sharmante greke, Elena Rapti. Media greke e quan flirt (gazeta Trafik) apo dashuri ndërballkanike për Elena Raptin, nën tingujt e këngës të Panajoti Psomiadhis (prefekti i Selanikut) (revista Proto Thema). Kjo e fundit ishte e para që zbuloi “flirtin” e ministrit shqiptar si dhe ka publikuar fotot e “ministrit riosh dhe bjondes bukuroshe” (citojmë median greke). Artikulli i gazetares greke Ollga Gali i referohet momentit kur në Selanik zhvillohej samiti i vendeve anëtare të Paktit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore me pjesmarrjen e ministrave të Jashtëm, të kryeministrave dhe të ministrave të Transportit të dhjetë vendeve anëtare. E ndërsa sipas gazetës kryeministrat ishin të “ngujuar” në hotelin luksoz Hyatt Regency, për arsye sigurimi, nuk kishin të njëjtin “fat” ministrat e Jashtëm, ata të Transportit dhe zëvendësministrat. Por me më shumë “ngjyrë” shkruan gazeta ishte mbrëmja e ministrave ballkanikë të Transportit. Në mbrëmjen e së mërkurës së kaluar prefekti i Selanikut për të kënaqur të ftuarit shtroi një darkë në restorantin “New Gourmet” në lindje të qytetit. Aty të gjithë të ftuarit i prisnin surpriza. Vetë prefekti për aftësitë e tij zanore nën shoqërinë e pianos filloi të këndonte me mikrofon në dorë (gjë të cilën e ka bërë edhe herët e tjera). Madje arriti që të krijonte një ambient tepër të këndëshëm.
Gazeta ka përkthyer të plotë tekstin e botuar nga dy gazetat greke Proto Thema dhe Trafik për këtë histori rozë.
Proto Thema
Ballkanasit dhe veçanërisht politikanët ndjehen në Selanik si në shtëpinë e tyre. Sidomos kur bëhet fjalë për dëfrim. Shumë prej tyre janë klientë të rregullt të klubeve të natës të qytetit, dhe shpeshherë ishin edhe protagonistët kryesorë të luftës së luleve nëpër të ashtuquajturat buzuqe. Kështu që ishte mëse e natyrshme që të mos e humbnin rastin e qëndrimit të tyre në Selanik, në kuadrin e samitit. Ndërsa kryeministrat ishin të “ngujuar” në hotelin lukzos Hyatt Regency, për arsye sigurimi, nuk kishin të njëjtin “fat” ministrat e Jashtëm, ata të Transportit dhe zëvendësministrat të cilët dolën për të bërë jetë nate. Por, më me shumë “ngjyrë” ishte mbrëmja e ministrave ballkanike të Transportit. Pas një dhurate që i bëri ministri grek i Transportit Mihalis Liapis, prefektit të Selanikut Panajotis Psomiadhis duke lejuar lëvizjen e taksive të qytetit në korsitë e autobusave, prefekti i njohur i Selanikut, në mbrëmjen e së mërkurës së kaluar, për ta falenderuar dhe për të kënaqur të ftuarit shtroi një darkë në restorantin “Neë Gourmet” në lindje të qytetit. Aty të gjithë të ftuarit i prisnin surpriza. Vetë prefekti i njohur për aftësitë e tij zanore nën shoqërinë e pianos filloi të këndonte me mikrofon në dorë. Këngëë si “Më zuri gjumi”…”Dëgjo o shoku im”, “Zemra e gruas”. Më pas duke kërcyer sirtaki dhe zembetiko arriti që të krijonte një ambient tepër të këndëshëm.
Rreth mesanatës, në restorantin në fjalë u shfaqën deputetët e Selanikut (të partisë në fuqi,) zonja Elena Rapti dhe Kostas Gjulekas, të shoqëruar nga zëdhënësi i kësaj partie Nikos Eleftheroglu. Por shfaqjen si dhe zemrën e ministrit riosh shqiptar të Transportit, Lulëzim Basha, e vodhi natyrisht zonja Rapti. Flasim për një dashuri rrufe, tek e cila deputetja bukuroshe nuk dha vazhdim. Thjesht ju bë qejfi.
Më pas të gjithë pranuan propozimin e zonjës në fjalë që të shkonin në këto orë të mëngjesit … ”për një gotë në këmbë”. E ku tjetër? Tek bar restoranti i njohur buzë detit “Shark”. Atje takuan zëvendësministrat e Jashtëm Janis Valinakis dhe Euripidis Stilianidhis, të cilët sapo kishin mbërritur pas darkës me industrialistët e Greqisë së Veriut. Tek “Shark” takuan edhe një grup tjetër ministrash të Jashtëm të rajonit. Megjithëse nuk kërcyen ballkanasit duket se po u shijonte tej mase muzika e fortë dhe pijet në buzë të detit, në këtë mbrëmje pranverore.. Pothuajse vështrimet e të gjithëve përqëndroi mbi veten e vet një tjetër zonjë simpatike bjonde, ministrja e Jashtme e Kroacisë Kolinta Grabar Kitarovic. Shumica e tyre u kthyhen përsëri në këtë vend …krimi të nësermën në drekën e shtruar nga kryeministri Kara-manlis buzë detit për udhëheqësit e delegacioneve. Kryeministri grek u shfaq pak i mërzitur, ndoshta nga takimi i mëparshëm me homologun turk Rexhep Tagjip Erdogan. Ndryshe nga dita e djeshme kur dha kokteil tek salla e hotelit Hyatt. Atje u jepte dorën të gjithëve të ftuarve së bashku me ministen e Jashtme Bakojanis. Në këtë kokteil ishin të ftuar edhe deputetët e qytetit të partisë në fuqi, të cilët silleshin vërdallë me nga një gotë në dorë dhe shquheshin si ajo miza në qumësht. Nga ana e tij kryebashkiaku i qyetit përfitoi nga rasti dhe i bëri të vetmin kompliment disa muaj para zgjedhjeve lokale kryeministrit të vet duke i thënë- zoti kryeministër, të gjithë për Pashkë shëndoshen, vetëm ti je dobësuar. Pas këtij komplimenti komenton gazeta me siguri që kryebashkiaku do marrë përsëri bekimin e udhëheqësit të tij.
Gazeta Trafik
Në brendësi përsëri një gazetarja e gazetës Trafik fillon shkrimin e saj me komente për këtë ngjarje.
Elena Rapti nuk ja u fsheh miqve të saj se u josh, ashtu siç do grua në këtë rast, por gjithnjë di të vendosë limite midis shfaqjes së saj politike dhe jetës personale. Kështu e joshur nga flerti tepër i përmbajtur i ministrit shqiptar të Transportit Lulëzim Basha duket se tregohet deputetja Elena Rapti e cila u bë me shfaqjen e saj qëndra e vëmendjes në një mbremje me karakter politik.
Duke ju referuar gazetës të së dielës, Proto Thema, edhe kjo e përditshme, përshkruan momentin kur deputetja e bukur u shfaq në këtë mbrëmje dhe padyshim përqëndroi vëmendjen e të gjithëve, midis të cilëve edhe të ministrit shqiptar. Sipas artikullit ministri shqiptar, me mënyrë tepër të kujdeshme, shfaqi interesin e tij ndaj politikanes bukuroshe, e cila e pranoi këtë gjest admirimi me shumë mirësjellje. Sipas gazetares greke, Zonja Elena Rapti, pas ndarjes së saj kohët e fundit, nuk do të mund të ndjehej përveç se e lajkatuar dhe ashtu si gjithnjë ta përballonte faktin e debulesës së veçantë që i shfaqi ministri …me fjalë tepër të kujdesshme dhe të sjellshme.
Më tej gazeta shkruan se zonja Rapti nuk u fshehu miqve të saj se u josh tepër, por si gjithnjë ajo vendos kufij midis shfaqjes së saj politike dhe jetës personale. Ndërkaq nuk është hera e parë, sipas artikullit, që Elena e bukur, pranon komentet e kujdesshme të ndonjë kolegu për arsye se është një prej figurave më të spikatura të parlamentit grek dhe që shquhet për moralin dhe përgjegjësinë që ka marrë tashmë si një politikane.