Diavolessa
Valoris scriptorum
C'duhet bere per nje Mjedis me te paster?!
Aktualisht krijimi i mbeturinave të ngurta industriale është i kufizuar, megjithatë problem serioz mjedisor përbëjnë mbeturinat industriale nga e kaluara të cilat nuk janë mbledhura në mënyrë të pershtatshme, por janë hedhura drejtperdrejt në territoret pranë uzinave.
Shqetësuese paraqitet gjendja e vendeve te grumbullimit te të mbeturinave në industrinë minerare të bakrit e të kromit, veçanërisht në rrethet ku janë ndërtuar fabrikat e pasurimit të xeherorëve të bakrit. Pasojat shfaqen në zonat përreth këtyre industrive ku uji, flora e fauna janë ndotur e dëmtuar nga shkarkimet në mjedis të mbeturinave të ngurta pa iu bërë atyre asnjë lloj trajtimi paraprak.
Një problem i madh janë vajrat e përdorura te cilat perbejne nje rrëzik te madh mjedisor. Në vendin tonë operojne dy impainte të trajtimit të vajrave të përdorura të transformatorëve. Teknologjia është e vjetër dhe nuk garanton rigjenerim cilësor. Administrimi i traversave hekurudhore të amortizuara, te cilat janë të imprenjuara me krezol përbën një tjetër problem.