c'do te ndodhi ne Rusi brezin tjeter? From VOA

c'do te ndodhi ne Rusi brezin tjeter? From VOA

Rusi: A do të jenë myslimanët një ditë shumicë?
Jela De Franceschi
21-06-2007

http://www.voanews.com/albanian/2007-06-21-voa8.cfm

Federata ruse po përjeton një transformim të madh demografik. Numri i popullësisë po bie me të paktën 700 mijë veta në vit, ndërsa popullata myslimane është rritur mesatarisht katër përqind në vit. Në materialin e mëposhtëm, korrespondentja e Zërit të Amerikës Jela de Franceschi i vedh një vështrim komplikacioneve që mund të sjellin këto ndryshime.

Sipas llogaritjeve të Kombeve të Bashkuara, popullësia e Rusisë prej rreth 140 milion banorësh mund të bjerë me një të tretën deri në vitin 2050. Shumë ekspertë thonë se një kombinim i rënies së lindjeve midis rusëve etnikë dhe një shtim i popullësisë në komunitetin mysliman mund të çojë në një shumicë myslimane në Federatën ruse nga mesi i shekullit.

Paul Goble, studiues në Universitetin Tartu në Estoni dhe autor i një libri të ri mbi Islamizmin në Rusi thotë se dekada e kaluar ka shënuar ndryshime të mëdha demografike në vend. “Tani ka më shumë myslimanë në Moskë sesa në Paris. Në Moskë ka rreth 2 milion e gjysëm deri tre milion myslimanë. Grupin e dytë më të madh në Moskë për shembull e përbëjnë azerbaixhanasit, mesatarisht një milion. Në Shën Petersburg ka rreth një milion ose 1 milion e 250 mijë myslimanë. Myslimanë ka në zona që nuk kanë qënë kurrë më parë”, thotë zoti Goble.

Kjo tendencë është pjesërisht pasojë e nivelit të lartë të vdekshmërisë tek rusët etnikë midis moshës 18 dhe 55 vjeçare. Meshkujt adoleshentë rusë po vdesin me një ritëm sikur të ishin në një zonë lufte e jo në një shoqëri moderne. Alkoolizmi, sëmundjet, aksidentet industriale janë në nivele shumë të larta. Kjo bën që numri i rusëve etnikë në Federatën ruse të bjerë me më shumë se një milion në vit.

Myslimanët në Rusi jetojnë në dy rajone gjeografikisht të mëdha: pranë Lumit Vollga që shtrihet në qendër të Federatës Ruse dhe në Kaukazin e Veriut. Shumë analistë theksojnë se myslimanët në rajonn e Vollgës kanë qënë qytetarë rusë për shekuj dhe janë në përgjithësi të moderuar nga ana fetare.

Por gjërat po ndryshojnë në Kaukazin Verior, veçanërisht në Çeçeni ku është kundërshtuar tradicionalisht shteti rus. Myslimanët çeçenë, thonë shumë analistë, ndjekin një version militant të Islamit. Disa ekspertë thonë se shumë rusë etnikë janë gjithashtu të shqetësuar nga ndikimi i myslimanëve të republikave të tjera sovjetike. Të tjerë, theksojnë se ortodoksët e krishterë rusë dhe grupet e tjera etnike jo-myslimane që jetojnë në komunitete me shumicë myslimane janë bërë objekt i një trysnie në rritje.

Mikhail Delyagin punon për qendrën Carnegie të Moskës. “Në shumë rajone të Rusisë ka patur një pastrim eknik. Dhe në disa rajone të tjera kjo po ndodh edhe tani. Popullata jo-myslimane po largohet nga këto zona. Do të duhen përpjekje nga ana e qeverisë në radhë të parë për të zhvilluar rajonet dhe për t’i integruar ato”. Por Peter Reddaway i Universitetit George Uashington thotë se qeveria ruse ka filluar të shtypë aktivizmin islamik me ligje që mbrojnë ortodoksët e krishterë. “Vitet e fundit, qeveria e presidentit Putin është përpjekur të zhvillojë një ideologji gati-nacionaliste. Ajo ka rritur tolerancën për nacionalistët ekstremë dhe grupet ksenofobe në Rusi. Armiqësia e myslimanëve të Rusisë nga shtetit rus deri tani ka qënë kryesisht e kufizuar në Kaukazin Verior dhe është e lidhur me luftën në Çeçeni për 13 vitet e fundit. Por kjo armiqësi ka filuar të përhapet edhe në pjesët e tjera myslimane të Rusisë”.

Disa analistë argumentojnë se transformimet demografike në Rusi mund të kenë implikime ndërkombëtare afat-gjata dhe përbëjnë një sfidë serioze për Perëndimin.

Studiuesi Paul Goble është i shqetësuar se radikalët islamikë mund të fitojnë mbështetje politike në Rusi kur myslimanët të bëhen shumicë. Zoti Goble dhe shumë ekspertë të tjerë thonë se Perëndimi duhet të inkurajojë Kremlinin të integrojë myslimanët në shoqërinë ruse dhe të sigurojë se feja dhe të drejtat e njeriut respektohen. Dështimi për të bërë një gjë të tillë, paralajmërojnë ekspertët, ka të ngjarë të çojë në paqëndrueshmëri politike në Federatën Ruse. //rd//
 

99999

Primus registratum
Re: c'do te ndodhi ne Rusi brezin tjeter? From VOA

Keto jane mashtrimet e politikes ruse. Ne Rusi feja myslimane eshte e ndaluar. Jo me ligj por nga ana morale. A nuk e shikon si i shfarosen myslimanet çeçene. Rusia ortodokse eshte armiku numer 1 i shteteve myslimane.
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: c'do te ndodhi ne Rusi brezin tjeter? From VOA

ata i rrahin te gjithe qe nuk jane vendas edhe orthodhoks ata terorista nuk behet fjale per shumice myslimane nga nje shoku im qe studionte ne moske per nje vit se pastaj iku pasi vetem ne shkollen e tij ishin vrare 5 veta nga nacionalistet dhe autoritetet bejne sikur po kryejne hetime,atje nuk ka demokraci eshte diktatur
 

jimmy84

Primus registratum
Re: c'do te ndodhi ne Rusi brezin tjeter? From VOA

Pikerisht sepse veprojne keshtu do rrisin ekstremizmin islamik dhe do kene probleme pastaj. Ku ka presion ka kunderveprim. Nuk e di vertetesine e ketyre raporteve fetare (si madhesi e kam fjalen) por myslymanet qofte shumice qofte pakice po paten kete trajtim do kunderveprojne...dhe ndoshta radikalisht. Provat i kane dhene me cecenet.
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: c'do te ndodhi ne Rusi brezin tjeter? From VOA

cfare kunderveprim kishte ne shqiperi ku presion ishte maksimal,atje eshte diktature si ne kohen e hitlerit mos prit te ngrihen ata qe jane mesuar te shtypur qe nga stalini jo me te ngrihen sot me putin ne krye
 

jimmy84

Primus registratum
Re: c'do te ndodhi ne Rusi brezin tjeter? From VOA

Mos krahaso KURRE Shqiperine (te pakten deri tani) me ASNJE vend tjeter per pune feje. Shqiptaret nuk e canin koken per fe ne kohe te Enverit. Shqiptaret kane bere revolta per SHUME gjera por asnjehere per FE. Ne vendet e tjera ka plas lufta civile mes feve (dmth pa mohuar ekzistencen e Zotit por vetem praktikat) kurse shqiptaret...hane buke vec.
Ne kohen e Stalinit, por edhe me pas (me sa di une) NUK ka patur diskrimim fetar. Feja shihej si nje "ves" po nuk ishte e ndaluar (qofte edhe myslimanizmi). Ndersa persa i perket diskriminimit nacional (flas per Stalinin) nuk e di por s`besoj se te kete patur sepse Stalini nuk qe rus. Biles njeri nga bashkpuntoret me te ngushte te Leninit (Xherxhinski) ishte polak fare (besoj e di sa urrehen pergjithesisht polaket me ruset).
Prandaj besoj se ka ndryshim diktatura komuniste nga rregjimi i sotem.
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: c'do te ndodhi ne Rusi brezin tjeter? From VOA

jimmy ka pak te drejte ku thot qe ndoshta kundervihen muslimanet dhe i kan dhene provat me cecenine. Sme pelqen fjala radikal. por me pelqen fjala drejtesi. Muslimanet e cecenise ishin apo jane si muslimanet e kosoves. Qe ata nuk kan bere gje tjeter vetem se kan mbrojtur vendin e tyre familjet e tyre nderin e tyre fene e tyre. asgje me teper nuk kan bere. Vetem se jan mbrojtur. Dhe ne qoft se politika ruse do vazhdoje ti shtype muslimanet qe jan ne rritje kudo jo vetem ne rusi. normalisht do te ket perplasje. sepse eshte natyra e njeriut ajo qe nuk e lejon ti hipi njeri ne qafe.
 

jimmy84

Primus registratum
Re: c'do te ndodhi ne Rusi brezin tjeter? From VOA

Radikale dhe jo-te drejte une quaj ato bombat ne teater apo veprimet kamikaze. Ceshtja cecene eshte e drejte...por ajo menyre jo. Dhe muslimanet kane treguar qe i perdorin te GJITHA menyrat pavaresisht e drejte apo jo.
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: c'do te ndodhi ne Rusi brezin tjeter? From VOA

Islami e denon ate veper qe kan bere cecenet ne ate rast! Per kete ceshtje jimmy kuptoj qe kemi te dy te njejtin mendim /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif Me vjen mire qe ti e njihke situaten
 

hawk

Primus registratum
Re: c'do te ndodhi ne Rusi brezin tjeter? From VOA

Bombat ne teater nuk shperthyen,si do te shkonin ngjarjet nuk dihet mund vetem te imagjinojme sipas "tifozlleqeve",pengamarresit kishin disa kerkesa.Kjo nuk i barazon me kamikazet qe mbushen me dinamit dhe...Te vdekurit ishin rezultat i nderhyrjes se trupave speciale.

Edhe mua nuk me duket rruga e drejte por nuk jam ne gjendje te gjykoj nje popull te masakruar per shekuj e sidomos dekaden e Putinit.Kan vdekur 50.000 femije,1/4 e popullsise,Grozny ekziston vetem ne kordinatat gjeografike,qeveria qe mbeshtet Putin eshte me brutale se vete ruset,njerezit grabiten nga policia-ushtira-ushtaret mercenare(si ato te Arkanit) torturohen,vriten ne sy te familjareve,zhduken fare pa asnje motiv,policet rus krenohen me nr. e ceceneve te vrare,ne krime marrin pjese edhe oficer te larte(edhe gjenerale),ne Rusi te gjith kaukazianet diskriminohen....

Kto jane deshmi te A.Politovskaja,gazetares se vrare nga Putin. Pasi ta kesh lexuar e ke veshtire ti percaktosh nje rruge te drejte ceceneve.
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: c'do te ndodhi ne Rusi brezin tjeter? From VOA

Ne kohen kur kan qene njeshat e botes Boris dhe Billi bota ka qen me e qete dhe me e mire ekonomikisht.
 

notorious

Primus registratum
Re: c'do te ndodhi ne Rusi brezin tjeter? From VOA

Rusët... si rracë n'fakt, t'mos egzistonin mirë do ishte për t'gjithë
 

KUBANITO

Primus registratum
Re: c'do te ndodhi ne Rusi brezin tjeter? From VOA

hahaha noto ti ja pret shkurt fare,nejse do dashurohesh me naj ruse ti dhe flasim bashk pastaj :p
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: c'do te ndodhi ne Rusi brezin tjeter? From VOA

Kubanito, notorious e kishte llafin per meshkujt rusë. /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif

Nuk duhet te harroni dicka kur permendni Putinin. Putini eshte presidenti me i dashur nga ruset gjate te gjitha koherave. Jane mbi 70% e ruseve qe jan pro Putinit, dhe ka shume mundesi qe te ndryshohet kushtetuta ne menyre qe Putini te zgjidhet per here te trete.

Nderkohe qe ne Europe e ne Bote mendoj se duhet te jene 70% kundra tije.

Shoqeria ruse eshte nje shoqeri e degjeneruar, ku mafja dhe vodka bejn ligjin. /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif
 

jimmy84

Primus registratum
Re: c'do te ndodhi ne Rusi brezin tjeter? From VOA

A thu se ne vendet e tjera e bo ligjin morali dhe nderi. Putini osht rus tradicional prandaj e kane qejf ruset. Se Putini bo si i forte. Nejse shpresojme qe tani te vije ndonje me pro-europian.
 

Tiranas

Primus registratum
Re: c'do te ndodhi ne Rusi brezin tjeter? From VOA

Rusia me kete politike keq e ka. Do te kete pasoja heret apo vone.
 
H

hepines

Guest
Re: c'do te ndodhi ne Rusi brezin tjeter? From VOA

Bombat ne teater nuk shperthyen,si do te shkonin ngjarjet nuk dihet mund vetem te imagjinojme sipas "tifozlleqeve",pengamarresit kishin disa kerkesa.Kjo nuk i barazon me kamikazet qe mbushen me dinamit dhe...Te vdekurit ishin rezultat i nderhyrjes se trupave speciale.

Edhe mua nuk me duket rruga e drejte por nuk jam ne gjendje te gjykoj nje popull te masakruar per shekuj e sidomos dekaden e Putinit.Kan vdekur 50.000 femije,1/4 e popullsise,Grozny ekziston vetem ne kordinatat gjeografike,qeveria qe mbeshtet Putin eshte me brutale se vete ruset,njerezit grabiten nga policia-ushtira-ushtaret mercenare(si ato te Arkanit) torturohen,vriten ne sy te familjareve,zhduken fare pa asnje motiv,policet rus krenohen me nr. e ceceneve te vrare,ne krime marrin pjese edhe oficer te larte(edhe gjenerale),ne Rusi te gjith kaukazianet diskriminohen....

Kto jane deshmi te A.Politovskaja,gazetares se vrare nga Putin. Pasi ta kesh lexuar e ke veshtire ti percaktosh nje rruge te drejte ceceneve.
 

P.N.SH

Forumium maestatis
Kam pare nje dokumentar ne digitalb per myslimanet ne rusi dhe myslimanet ne rusi perbejne vetem 2% per nga popullsia kurse ne SHBA 38%-40%.
 
Top