Re: cdo ndodhi me territorin shqiptar te maqedonise?
Shefi i NATO-s i kërkon falje shefit të ish- UÇK-së në Maqedoni, Ali Ahmetit-Nga Ekrem Krasniqi, Bruksel
Qéndrimet e peréndimit ndaj ALi Ahmetit, dikur dhe tash
Ali Ahmeti të mërkurën mbrëma, javén e kaluar, i ka bërë goditjet e para të topit në lojën e biliardit pikërisht në Strombek të Brukselit, por Ali Ahmeti duket të jetë i vetmi politikan shqiptar ndaj të cilit disa personalitete të mëdha të perëndimit, tash e më shumë se një vit, skuqen kur e takojnë. Vetëm pas 6 muajëve të luftës në IRJM, udhëheqës të lartë të perëndimit, janë detyruar të ndërrojnë 180 shkallë vlerësimet dhe qëndrimet ndaj Ahmetit dhe punës së njerëzve të tij. Nga sharjet që janë bërë ndaj tij, siç thoshte shefi i NATO-s Lordi Robertson « njeriu i llojit më të keq se Arkani » ish-shefi politik i ish-UÇK-së tash ftohet në dreka, darka e takime nga peréndimorét si njeriu pa të cilin shumë projekte të synimeve të perëndimit në IRJM dhe Ballkan nuk mund të ketë sukses.
Shqiptarët janë mësuar që kur rrokin armët për të kërkuar e kthyer diçka që u takon apo edhe atë që u është mohuar me shekuj nga të tjerët, të shahen nga perëndimi për njerëz të këqinjë. Të shahen e të ofendohen nga të gjithë e sidomos nga njerëzit e atyre kryeqendrave të perëndimit që deri në fillim të viteve 1990 iu është dashur një vrasës së Millosheviqi, t’ju përkujtoj pasojat e gabimeve të shekullit 19 bërë mbi kurrizin e shqiptarëve. Apo edhe të cilësohen nga i njëjti perëndim që në fillim té krismave, për terrorist e gjithçka tjetër me radhë. Në fillim kësaj i ndodhi UÇK-së së Kosovës në vitin 1998, e për habi edhe nga i dërguari i aleatit të vjetër të shqiptarëve. Robert Gellbart kishte bërë një cilësim të tillë për mjetet skandinave të informimit, në vitin 1998. E qarqet evropiane dihet; mé shumé dhe mé ashpér. Pastaj këtë « fat » e pati edhe UCPMB-ja në Luginën e Preshevës. Pas kësaj i erdhi radha edhe UÇK-së së shqiptarëve në Maqedoni.
Gjërat patën ndryshuar 180° në raportet e perëndimit dhe UÇK-së së Kosovës. Por ato zgjatën për të mirë vetëm 78 dité, aq sa zgjati fushata ajrore e NATO-s( lexo : SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe) ndaj ushtrisë de policisë së tash « të privilegjuarit » serb që ndodhet në Gjykatën e Hagës. Menjëherë pas luftës evropianët kthyen « këngën » e tyre të vjetër për UÇK-në kosovare, madje edhe me ton dhe ashpërsi më të keqe se më parë. Se kush ka meritë më pak e kush më shumë, për raportet e reja të këqija të pasluftës midis evropianëve dhe UÇK-së, për t’u zgjeruar ato e pasuar edhe me imazhin katastrofal që ka krijuar Bashkimi Ervopian ndaj shqiptarëve të Kosovës, kjo është temë në vehte.
Për UCPMB-në fjalori i ashpër filloj kur Millosheviqi humbi pushtetin, ngase deri më atëherë për krerët e NATO-s dhe të BE-së ( XHorxh Robertsoni dhe havier SOllana në fund të vitit 1999 e deri né ndérrimin e pushtetit né Beograd, akuzonin Millosheviqin për tensionet në Luginën e Preveshës). Pas krizës së sigurisë në Luginë, imazhi i krijuar tek evropianët për njerëzit e UCPMB-së dhe shqiptarëve té këtyre anëve, është në shkallën zero të « termometrit » : as mirë por as keq. SHBA-të që në fillim kishin qëndrim të matur publik ndaj « kosovarëve lindor » té armatosur, dhe kështu e përfunduan.
Ndodhitë dhe e tashmja rreth kësaj teme për UÇK-në e shqiptarëve në Maqedoni, janë krejtësisht « komponim tjetër muzikor ».
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Havier Sollana, ish-njeriu në krye të NATO-s gjatë luftës në Kosovë, dhe tash Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, skotlandezi Xhorxh Robertson, kur dëgjuan krismat e kallshnikovëve dhe minahedhësve të Ali Ahmetit dhe UÇK-së së « atdheut » të tij, kishin krejtësisht qëndrime të njëjta skikur ato të tërë perëndimit kur pat krisur edhe në Drenicë, Llap, Dukagjin e Anamoravë të Kosovës.
« Ata janë njerëz më të këqinjë se njerëzit e Arkanit » thoshte asaj kohe Lordi Robertson për Ali Ahmetin dhe ushtarët e tij, të cilët disa kosovarëve të « moderuar » ua patën « prishur » raportet e « mira » me bashkësinë ndërkombëtare. Havier Sollana kishte po të njëjtat qëndrime dhe deklarata publike për « grupet kriminale dhe ekstremistët » shqiptar të Maqedonisë.
Të mërkurën e javés sé kaluar në Bruksel, Havier Sollana me ftesën e tij personale, ka shtuar drekë franceze të shoqëruar me verë italiane enkas për Ali Ahmetin plot 3 orë. Xhorxh Robertsoni ka ndejtur « këmbëkryq » me ish-shefin e « grupeve më të këqija se të Arkanit » plot 1 orë e gjysëm dhe i ka kërkuar falje në mënyrë indirekte Ali Ahmetit për cilësimet e këtilla që kanë dalur nga selia e NATO-s dhe nga ai vet, në vitin 2001.
Diplomatët e NATO-s të afërt me Robertsonin, thanë se në takimin në fjalë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s , e ka pranuar gabimin që janë bërë nga NATO-ja në vlerësimet e fillimit për Ali Ahmetin dhe ushtarët e tij.
« Sekretari I Përgjithshëm i NATO-s, ka potencuar në takim se pa marrë parasysh vështirësitë që mund të kenë ekzistuar nga ana e NATO-s më parë, dhe ne e pranojmë se këto vështirësi kanë ekzistuar, tash gjérat kané ndryshuar...Që nga Marrëveshja e Ohrit, Ali Ahmeti ka treguar lidership ( aftësi udhëheqjeje) të madhe, dhe Sekretari i Pérgjithshém e ka porositur atë që vazhdoj në këtë mënyrë”, tregojnë diplomatët e NATO-s për Lobi, pjesë të përmbajtjesë së takimit të miqëve të rinjë; Ahmetit të BDI-së dhe Robertsonit të NATO-s.
Përmirësimin që e ka bërë pas 2 vitesh Lordi Robertson me fjalë, Havier Sollana e ka bërë ndaj Ali Ahmetit me ushqim dhe verë, por prapëseprapë ende jo me fjalë sikur Robertsoni, i cili pas tetorit të këtij viti, synon të kthehen në skenën politike të Britanisë së Madhe, përderisa « Senor « Sollana synon një post të ardhshëm të madh në BE, të krijuar nga konventa-kushtetuta e re e Bashkimit Evropian. « Unë e bëra e ju analizojeni se si e bëra » u tha Ali Ahmeti, kundërshtarëve në tavolinën e biliardit (ang. pool amerikan ) kur fuste topat në për vrima përmes mureve dhe me anën tjetër të shkopit.
Se si futet topi me kombinime të komplikuara nëpër vrima të tavolinës së biliardit, pér këtë si duket Ali Ahmeti mund të hap kurse mësimi për shumëkë, e edhe për bashkëlojtarin kosovar gjatë kësa loje në Bruksel.
« Por, Ali Ahmeti nuk e ka thënë ende para publikut potezin e tij të fundit në lojë. Ai e bënë këtë e shqyrton së pari gjatë darkave të ngushta të punës me ne» shprehin dyshime, mirë të informuarit diplomatik në Bruksel, për shkathtësitë dhe rezervimet politike të Ali Ahmetit. /Marrë nga LOBI/