Besnik Bleta
Forumium praecox
Re: Cdex. CD-Ripper, Encoder etc all in 1
Falemnderit Gujack20, sidoqë mendoj mund edhe të kishim kursyer ALBFORUMIN duke mbetur tek kjo temë /pf/images/graemlins/smile.gif
Pata vërejtjen e parë rreth përkthimit, dhe po i shkruaj meqë mendoj që mund të kenë interes.
Pse "Formësoj"? Mandej, pse "Formësoj" dhe jo "Formëzoj" dhe së fundi "Zgjidh të Gjitha" apo "Zgjidh Tërë"?
"Formëso" është i një përpjekje për të hequr fjalën e pakapshme nga shqiptarët "Configure".
"Zgjidh Tërë" është "Select All" i përkthyer me të njëjtën rrugë si edhe në gjuhë të tjera që nuk e kanë ndryshuar nuancën e "Select".
Me z apo me s? Si tufëzim apo si punësim?
"Zgjidh të Gjitha" nuk më pëlqen për arsye se së pari është më e gjatë se "Zgjidh Tërë" dhe kjo ndikon në shformim apo jo të butonave brenda programit. Së dyti, përkthimi duhet të lejojë përdorime edhe në programe të tjerë, ku përdorimi "Zgjidh të Gjitha" nuk është i saktë, fjala vjen tek "Select All" kur bëhet fjalë për tekst apo diçka tjetër por nuk bëhet fjalë për elementë të numëruar. Së treti Tërë apo Tan(ë) është asnjanëse pra mbulon gjithë gjinitë dhe nuk kërkon përshtatje për çdo rast në këtë pikëpamje. Dhe së fundi gj-ja dhe th-ja e bëjnë të vrazhdë si fjalë në krahasim me Tërë apo Tanë.