Cdex. CD-Ripper, Encoder etc all in 1

GuJack20

Primus registratum
Cdex. CD-Ripper, Encoder etc all in 1

Duke pas gjithato .mp3 mendova qe ti enkodoja ne 128Kbps se shumica ishin 160Kbps ose me lart. Kerkova gjithanej dhe te gjithe qe gjeta ishin shareware.
Me ne fund gjeta CDex ( http://www.cdex.n3.net/ )
eshte falas dhe ka goxha opsione qe e bene shpejt programin tim te preferuar per keto gjera.

Nje nga opsionet me simpatike ishte se mund te zgjidhje shume thjesht Encoderin qe deshiroje /pf/images/graemlins/smile.gif

ss1.jpg
 

TIGRI-AL

Primus registratum
Re: Cdex. CD-Ripper, Encoder etc all in 1

E drejte besoj se eshte nje nga programet me te thjeshta dhe te mira te ketij lloji::: une nuk e kam kerkuar ne eshte i lire apo shareware po ma dha nje shok dhe qe ne perdorimin e pare mbeta i mahnitur po nje gje nuk kuptoj???????????
pse te duhet qe MP3 nga 160 ti kthesh ne 128kbs dihet qe 160 ka cilesine me te mire
Dhe sa per <<Mreti Fabian>> ky program shifron dhe deshifron muzike nga (*.wav) ne (*.mp3) dhe anasjelltas ne cfaredo cilesie doni dhe shume shpejt,shume thjesht dhe mbi te gjitha eshte nje program shume i vogel qe hyn dhe ne nje diskete nese nuk gabohem eshte rreth 1.30Mb e perdor dhe e kam rekomanduar ne shume veta dhe kane mbetur te kenaqur
 

GuJack20

Primus registratum
Re: Cdex. CD-Ripper, Encoder etc all in 1

Fabian mund ta shkarkosh ne kete faqe http://www.cdex.n3.net/

Liro, .mp3-shat me duhen ne 128KBPs per arsye se kam mbi 9000 cope ( 80GB) gje qe ben te vleresoj shume hapesiren e hard-diskut i cili po mbushet plot. Ka shume kenge qe gati s'i degjoj fare por keta djemte ketu i kane qejf dhe mendova qe perderisa i duan vetem per playback s'do vihet re ndryshimi dhe mendova ti konvertoj...kam shume edhe ne 256 ose 192...mendo pak se sa vend mund te kursej /pf/images/graemlins/wink.gif
 

oneo

Forumium praecox
Re: Cdex. CD-Ripper, Encoder etc all in 1

Kursen diku tek 1-1.5 MB per secilen kenge. Vetem se cilesine a atyre kengeve nuk do ta gjesh dot me vone nese do te duhet ne nje te ardhme.

Ti po i ben free service te tjereve apo vetes???
 

GuJack20

Primus registratum
Re: Cdex. CD-Ripper, Encoder etc all in 1

Vetes time mo lal. E ke parasysh si mbushet nganjehere hard-disku. Nuk eshte se jane kenge shume te rendesishme, dhe pastaj 128 nuk eshte i keq...perderisa njerezit perdorin edhe 96 dhe 64, apo jo...
 

TIGRI-AL

Primus registratum
Re: Cdex. CD-Ripper, Encoder etc all in 1

Liro, .mp3-shat me duhen ne 128KBPs per arsye se kam mbi 9000 cope ( 80GB) gje qe ben te vleresoj shume hapesiren e hard-diskut i cili po mbushet plot. Ka shume kenge qe gati s'i degjoj fare por keta djemte ketu i kane qejf dhe mendova qe perderisa i duan vetem per playback s'do vihet re ndryshimi dhe mendova ti konvertoj...kam shume edhe ne 256 ose 192...mendo pak se sa vend mund te kursej
------------------------------------------------------------------------------------------------
Shiko une pak a shume te kuptova qe me pare se u pergjigjeje po duke ditur se sa me shume bitrate ka aq me cilesi ka po te kuptoj dhe nje here me teper se te tille problem kam dhe une per tre muaj kam mbushur 20Gb (nga 40Gb qe eshte) po kenget do i kthej ne Mp3 dhe pastaj do ti hedh ne CD duke ditur se nje CD me kenge MP3 ze rreth 200 cope dhe kjo eshte nje menyre per ta mbajtur si arkiv nje,per te liruar Diskun dy dhe e fundit per ti mos fshire qe te mbesin dhe si arkiv ku i dihet me vone mund te hyne ne puneapo jo dhe nese ke ndonje mendje me te mire se ben keq se e thua do jua dime per falimnderit
bye
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Cdex. CD-Ripper, Encoder etc all in 1

Më saktë se "shifron dhe deshifron muzikë..." do ishte të thuhet që CDex mundëson kalimin nga një format në një tjetër. Sepse deshifrimi nënkupton kalimin nga një paraqitje me anë shifrash në një tjetër paraqitje, gjë që nuk bëhet nga CDeX.
Po njësoj edhe për shifrimin.
Me pak përpjekje mund të shpëtojmë nga terma të panevojshëm për Shqipen si "enkodoj", "Encoderin" etj.
 

GuJack20

Primus registratum
Re: Cdex. CD-Ripper, Encoder etc all in 1

Drejt Besnik. Po si i behet kur do te thuash qe nuk po ndryshon tipin por vetem cilesine...ose sasine e biteve per sekonde... kaq gjate ta themi?
 

Eri

Primus registratum
Re: Cdex. CD-Ripper, Encoder etc all in 1

bps/ bit per sekond
edhe ne shqip keshtu shqiptohet :rolleyes:
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Cdex. CD-Ripper, Encoder etc all in 1

I dashur Gujack20,

Besoj se e kuptove ku doja të dilja. Mundet që diçka apo disa gjëra të kenë ende nevojë për një shqipëzim të termave të huaj për tu cilësuar a emërtuar. Por kjo duhet marrë si zgjidhja e fundit dhe mundësisht e përkohshme. Jo si e para dhe përfundimtare, edhe pse është më e lehta për çastin.
Sa për shembullin konkret të kalimit nga një shpejtësi në një tjetër mund të përdorej kodoj në X kbs. Fjala kod ka një shekull në Shqipe. (ka përpjekje së fundi për ta zëvendësuar me fjalën kanun. :)). Punë - punoj, kod - kodoj, kodues.
Gabim qofsha!
 

engjelli

Forumium praecox
Re: Cdex. CD-Ripper, Encoder etc all in 1

Fillimisht postuar nga Besnik Bleta:
[qb] I dashur Gujack20,

Besoj se e kuptove ku doja të dilja. Mundet që diçka apo disa gjëra të kenë ende nevojë për një shqipëzim të termave të huaj për tu cilësuar a emërtuar. Por kjo duhet marrë si zgjidhja e fundit dhe mundësisht e përkohshme. Jo si e para dhe përfundimtare, edhe pse është më e lehta për çastin.
Sa për shembullin konkret të kalimit nga një shpejtësi në një tjetër mund të përdorej kodoj në X kbs. Fjala kod ka një shekull në Shqipe. (ka përpjekje së fundi për ta zëvendësuar me fjalën kanun. :)). Punë - punoj, kod - kodoj, kodues.
Gabim qofsha! [/qb]
ashtu them dhe une.... GABIM QOFSH /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

TIGRI-AL

Primus registratum
Re: Cdex. CD-Ripper, Encoder etc all in 1

Juve mire e keni po une kete shprehje <<shifrim deshifrim >> e thashe per ata qe e kuptojne ((duke futur dhe ty ne ate kategori)) po te them te drejten nje mendje kena dhe ate e kena ngarkuar shume pastaj per momentin kur po e shkruaja nuk po kujtohej ndonje fjale me e sakte ne gjuhen shqipe megjithate dhe gabim juve e kuptuat se per cfare ishte fjala ok PATRIOTI here tjeter do shkruajme shtate here dhe do mendona nje here
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Cdex. CD-Ripper, Encoder etc all in 1

Sapo përfundova përkthimin në Shqip të CDex. I vlefshëm për versionin 1.5 beta 10. Mundet punon pa probleme edhe me versione më të hershëm.
Fare e lehtë për të kaluar në Shqip: hedhja e shqip.cdex në dosjen lang tek drejtoria ku keni instaluar CDex dhe zgjedhja e "shqip" tek mundësitë.
Deri sa të shfaqet tek www.cdex.n3.net, cilido që ka interes le të më thotë e ja nis si bashkangjitje.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Cdex. CD-Ripper, Encoder etc all in 1

CDex është zbatim. Ogg, në s'gaboj është teknologji. Pra nuk është alternativë për CDex.
Duke pasur CDex është e mundur të përdoret Ogg Vorbis si kodues, si njëri prej tyre.
 

Darien

Primus registratum
Re: Cdex. CD-Ripper, Encoder etc all in 1

Kam kohë që e përdor CDex dhe është shumë i mirë, bashkohem me të tjerët më sipër në rekomandim

në fakt unë po e përdor për të kundërtën, duke qenë se kam vend plot në disk, po i marr me radhë CD-të që kam dhe po i kthej edhe një herë në MP3; herën e parë përdora 128kbps, tani po përdor 224, 256, dhe 320 (varet nga cilësia e diskut, po të jetë i vjetër që është ri-krijuar në disk nga origjinali në shirit magnetik, përdor 224, ndërsa për këta të rinjtë përdor 256 dhe 320)
 
Top