CD me programe cilësisore e me burim të hapur

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: CD me programe cilësisore e me burim të hapur

(Moderatorëve)

Edhe titulli do një saktësim: cilësisore => cilësore.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: CD me programe cilësore e me burim të hapur

Kontrolli i drejtshkrimit për tekstet në Shqip brenda CD-së u plotësua. Pas nja 12 orësh do të jenë pasqyruar edhe te pamja e shkarkueshme .iso. Nëse dikush i do, mund t'ia dërgoj e kështu nuk do të ketë nevojë të rishkarkojë sërish tërë .iso-n. Por duhet ta çpaketojë atë që ka dhe të bëjë dorazi zëvendësimin e html-ve të ndryshuara, e mëpas ta ripaketojë sërish si .iso.
 

DriniS

Ecejak
Re: CD me programe cilësore e me burim të hapur

Pershendetje Besnik,

Urime per CD e realizuar me programe te dobishme per kompjuterat e pergjithshem. Pasi shkarkova nje kopje te skedes ISO ne serverin tuaj, nisa ta djeg ne CD boshe me Roxio, por ne fund procesi u nderpre dhe programi kerkoi nje tjeter disk bosh qe ta kryente dhe njehere ne menyre te plote.
Pasi e hapa me ISOBuster dhe shkeputa gjithe skedat nga iso, procesi u pengua ne fund duke shfaqur nje dritare me gabim (po e bashkangjis ne kete postim). Mesa duket per shkak te mungeses se nje skedari ose ndonje arsyeje tjeter ISO nuk i zberthen te gjitha skedat dhe gjithmone ka per ti prishur disqet boshe kur dikush te perpiqet ta djege imazhin nga kompjuteri ne disk.

Nese ke mundesi shikoje se ku calon skedari iso qe te djeg nje disk pa probleme me keto programet e permbledhura.

Te faleminderit paraprakisht
Drini
 

lor

Primus registratum
Re: CD me programe cilësore e me burim të hapur

Përshëndetje DriniS,

1- para se të alarmoni të tjerët, kontrolloni mirë programet që përdorni për masterizim.
2- mundohuni gjithmonë të përdorni CD-RW (pra të rimasterizueshme) kur krijoni CD me programe që, sikurse dihet, përditësohen shpeshherë.

Sidoqoftë, problemi që keni ndeshur nuk është i përsëritshëm:
- imazhi .iso hapet me lehtësi dhe pa probleme në Linux dhe në Windows.
- CD krijohet pa problem nga imazhi ISO (k3b në Linux apo Nero në Windows).
- Provoni të kontrolloni korrektësinë e file të shkarkuar me anë të md5sum: për OpenCD-4.0.iso është --> 6c58980842e7fb9344211445cb9ebeea

iso.png

extr.png

sukses.png
 

cacol

Forumium maestatis
Re: CD me programe cilësore e me burim të hapur

Fjala ne shqip eshte VENDNDODHJA dhe jo vendodhja. Opinionet mbi Cd do ti jap pasi t'a kem shkarkuar.
 

lor

Primus registratum
Re: CD me programe cilësore e me burim të hapur

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Fjala ne shqip eshte VENDNDODHJA dhe jo vendodhja.

[/ QUOTE ]

E ke fjalën për File-Roller? :)
Ja një person që jo vetëm shikon, por edhe lexon. Ju faleminderit, ju ftoj të përdorni GNOME, pasi gabime të tilla besoj që ekzistojnë me dhjetra, ndihma më e madhe që mund të jepet është zbulimi i tyre (që sot një gabim më pak)...
 

maxper

Primus registratum
Re: CD me programe cilësore e me burim të hapur

Si perfundim, ku mund te shkarkojme nje kopje te sakte te Diskut?
P.S Po pati mundesi nga nje vend qe te kem mundesi per Resume Download.
Urime per iniciativen.
 

DriniS

Ecejak
Re: CD me programe cilësore e me burim të hapur

Pershendetje lor,

Qellimi im nuk ishte te krijoja panik ne forum. Programi qe perdor per djegie eshte Roxio DigitalMedia Plus v7.2.1
Nga ana tjeter IsoBuster 2 per çkompresimin e skedareve nga imazhi iso. Ai mesazh gabimi me shfaqet me cfaredo lloj media disk te perdor, CD-R, CD-RW apo DVD-RW. Fakti qe programi i djegies ngel nga fundi i procesit dhe te njejten gje ben edhe Isobuster si program per nxjerrjen e skedave nga iso, tregon se ka dicka qe nuk shkon jo me kompjuterin tim, por me skedarin.
Pavaresisht nga keto, me IsoBuster arrij ti nxjerr skedaret ne nje direktori e cila permban 1899 skedare dhe 153 dosje dhe nje kapacitet prej 490 MB (514,358,479 bytes) ose 494 MB (518,561,792 bytes) on disk. Nese keto te dhena tregojne qe dicka mungon, problemi qendron ne iso, ne te kundert te gjithe skedaret e nxjerre nga iso jane ne rregull dhe tani mund ti hedh ne CD boshe pa patur friken se dicka mungon.

Gjithe te mirat
 

lor

Primus registratum
Re: CD me programe cilësore e me burim të hapur

Përshëndetje Drini,

më vjen keq, por nuk i njoh programet që përdorni (ose më mirë i kam dëgjuar vetëm emrat, por nuk më ka lindur nevoja t'i përdor).

M.q.s. masterizimi i një imazhi ISO nuk varet nga sistemi operativ në përdorim, po vë në dispozicion një video me masterizimin që sapo përfundova (thjesht për të testuar edhe njëherë file ISO të vënë në dispozicion për shkarkim).
M.q.s. tani nuk kam shumë kohë, video është e paprerë, pra zgjat rreth 16-17 min (sa kohë zgjat proçesi i krijimit dhe provës së CDsë).
Kush ka durim ta shikojë deri në fund, le të klikojë këtu.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: CD me programe cilësore e me burim të hapur

DriniS,

bëj një provë me origjinalin, http://releases.theopencd.org/4.0/ për t'u siguruar që nuk ke probleme në anën tënde. Nesër do të kontrolloj praktikisht në një makinë XP se si është puna.

MaxperEvo,
po qe se nuk e ke problem kohën e shkarkimit dhe një CD bosh, provo një nga lidhjet e këtushme. Në të kundërt nesër them se do të kemi të reja.
 

DriniS

Ecejak
Re: CD me programe cilësore e me burim të hapur

Besnik, e shkarkova OpenCD nga adresa qe me dhe, dhe cdo gje shfaqet ne rregull, nga IsoBuster arrij ti bej extract, nga Roxio arrij ti djeg ne disk dhe nuk me shfaqet asnje mesazh gabimi.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: CD me programe cilësore e me burim të hapur

Edhe unë provova nën një XP dhe funksionon në rregull.
Por prapë nuk kuptoj DriniS, pse të duhet ta shkërmoqësh me IsoBuster, në vend që ta hedhësh drejtpërsëdrejti në CD. Dhe ta pjekësh, dhe jo ta djegësh /pf/images/graemlins/smile.gif.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: CD me programe cilësore e me burim të hapur

Projekti OpenCD, ai që paraqitej në fillim të kësaj rrjedhe, nuk është më nën zhvillim aktiv. Ose e thënë ndryshe, prjekti është braktisur nga ata që e mirëmbanin.
Sido qoftë, programet e përmbledhura në të mbesin të vlefshëm, dhe me sa di janë nën zhvillim aktiv.
 
Top