
Sulmuesi i Serbisë, Filip Gjorgjeviq, kaloi vitin e kaluar nga Nantes tek Lazio, kurse muajin e kaluar Lorik Cana nga Lazio u bë pjesë e Nantesit.
Mediat franceze kanë pyetur Lorikun për marrëdhëniet e tij me serbin, sidomos pas ndeshjes Serbi – Shqipëri. Të dy ishin bashkëlojtar tek Lazio për një vit. Cana zbuloi se e ka pyetur Gjorgjeviqin për Nantesin.
“Është keq që presidenti e ka lënë të lirë të largohet ng këtu, pasi ai është një super lojtar. Ai më tha se bëjë mirë të vijë këtu, më foli për klubin, tifozët, stadiumin dhe qytetin. E pyeta edhe në lidhje me jetën e përditshme këtu. Nuk kam pasur ndonjë reagim negative nga ai”, deklaroi Cana për ‘butfootballclub.fr’, shkruan gazetaolle.
Deklaratat e Canës vijnë disa javë para takimit, Shqipëri - Serbi.