Cana: Duhet të ndryshoj

Cana: Duhet të ndryshoj

lorik-cana-sunderland.jpg
Kapiteni i ekipit Sunderland, Lorik Cana, tha se mund të detyrohet të ndryshojë stilin e lojës së tij nëse vazhdon të ndëshkohet me kartona në Premier League. Cana ka marrë tre kartonë të verdhë vetëm brenda pesë ndeshjeve të para, dhe mesfushori e pranon se mund të ketë nevojë ta kontrollojë natyrën e vet garuese. Më duhet të ndryshoj disa gjëra të vogla në lojën time dhe në stilin tim, unë mund ta ndryshoj natyrën time, tha ai për BBC. Unë jam mesfushor tipik dhe bëj përpjekje të jem i fuqishëm dhe organizator, shprehet Cana. Lojtari i kombëtares së Shqipërisë erdhi te Sandërlend nga ekipi francez Marsejë ku ishte një prej idhujve të tifozëve për shkak të lojës së tij të pakompromis në mes të fushës në Stade Velodrome. Canës, i cili është emëruar kapiten nga trajneri Steve Bruce, i ka pëlqyer fillimi i jetës në veri-lindje të Anglisë dhe në Premier League në pesë ndeshjet e para. Nga fillimi kam pasur një raport të mirë me lojtarët, personelin, trajnerin dhe të gjithë këtu, tha ai. Premier League është liga më e mirë në botë, është e vështirë dhe të gjitha ekipet kanë shumë lojtarë të mirë. Nga pesë ndeshjet e para, jam vërtet i lumtur me fillimin tonë, dhe dua të bëj çmos për të ardhmen dhe të kemi gjithnjë e më shumë fitore, tha Cana. </p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22501. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22501
 
Top