Cana dominon anketen lojtari me i mire

Cana dominon anketen lojtari me i mire

imagebutton.gif

cana-sunderland.jpg
Ne France e therrisnin me nofken shkaterruesi prej lojes se forte dhe nderhyrjeve deri ne kufijte e rregullave, ndersa ne Angli, Lorik Cana duket se ka gjetur token e premtuar.

26-vjeçari eshte pershtatur me se miri me futbollin fizik ne Premierlige, madje me duelet e tij ne mesin e fushes ka entuziazmuar mbeshtetesit e Sanderlendit.

Tashme mesfushori kuqezi therritet kapiteni fantastik dhe dominon anketen e organizuar nga faqja zyrtare e klubit (safc.com) per lojtarin me te mire ne ndeshjet e kampionatit.

Cana mori 32.6 per qind te votave, duke marre me shume vota pas paraqitjes se mire ne fitoren 4:1, qe skuadra e tij arriti me Hull Sitin.

Pas shqiptarit vinin Andi Ried (30.4 per qind), i cili ndodhej ne krye gjate diteve te para te sondazhit dhe Daren Bent, qe me gjithe dy golat e shenuar mori vetem 15.9 per qind te votave.

Kjo eshte hera e dyte radhazi dhe e katerta ne gjashte javet e para te Premierliges, qe Cana merr ne shtepi çmimin Lojtari i Ndeshjes.

Me pare kete vleresim kuqeziu e kishte marre pas sfidave me Çelsin, Bllekbernin dhe Stok Sitin.

Nderkohe, duke folur per BBC, kapiteni i Sanderlendit pohoi se duhet ta ndryshoje disi stilin e lojes, ne menyre qe te evitoje kartonet.

Ai tha: Duhet te ndryshoj pak gjera ne lojen time, kam besim se mund tia arrij.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4579. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4579

Top