Re: Cameria
Problemi çam ka egzistuar dhe ka per te egzistuar derisa te marre rrugen e zgjidhjes, e jo thjesht duke iu dhene apo njohur pronesite. Ato toka jane pjese e Shqiperise dhe vendimet e padrejta te Londres nuk kemi perse i pranojme. Ishin vendime zyrtare, per koniukture qe u zbatuan ne dem te nje populli dhe ky popull eshte ai shqiptar, pavaresisht emertimeve krahinore. Mos harrojme se çamet nuk ishin thjesht shqiptare me fe myslimane, nje pjese e mire e tyre ishin edhe ortodokse. Dhe shume fshatra sot ne ato zona jane shqiptare edhe pse u bene shpernguljet masive te çameve myslimane. Mbeten ata ortodokse te cilet jane e ndodhen ende nen nje presion te madh te shovinizmit grek e te megaloidese.
Kam njohur dike ne Follorine, (s'ka te beje me çamerine por evidencon faktin) pra ky person sot eshte nje nga me te pasurit e qytetit. Dhe ne bisede me te me tha qe ne origjine eshte shqiptar dhe fliste nje shqipe mjaft te bukur. Ishte nje bisede ne rreth shume te ngushte dhe ky person pohoi gjithçka sa eshte bere kunder popullsise me kombesi shqiptare. Nga persekutimi nuk jane perjashtuar as edhe ata me besim ortodoks. Ndersa flisnim e shoqja pohoi qe edhe ajo ishte shqiptare dhe i vinte keq qe nuk e kishte mesuar gjuhen shqipe kur i thoshin gjysherit. - U kam zili, - tha, - qe flisni ne gjuhen shqipe. Edhe pse s'kuptoj, ndjej emocion kur u degjoj qe bisedoni shqip.
Mos harroni ne Greqi jane me shume se nje milion shqiptaret. Biles Athina eshte e rrethuar me fshatra arvanitase. Edhe nga ato ane kam te njohur dhe e flasin shqipen, natyrisht arkaike, por rendesi ka qe ne thellesi te tyre nuk eshte ç'rrenjosur ndjenja nacionale. Atehere si mund te harrojme gjithe keto padrejtesi?
Persa u perket shqiptareve qe ndrrojne emrin dhe i pershtaten koniuktures greke, jam i bindur qe ne shumice nuk ndjehen te kenaqur nga kjo gje, perkundrazi te persekutuar. Ne nuk duhet te minimizojme kerkesat tona, logjikisht duhet te ndezim idene e rikthimit te tokave. Pse nuk shikoni se ç'bejne perkrahesit e megaloidese qe kerkojne edhe Korçen e Gjirokastren? Ata e dine shume mire qe s'kane asnje pellembe toke greke brenda kufijve tone dhe çirren e ulurijne, ne kemi gjithe veriun e Greqise deri ne malet e Pindit dhe gjirin e Artes dhe mbyllim gojen. Jo, une nuk jam dakort keshtu. Mbetem i mendimit qe duhet kerkuar ajo qe na takon dhe duhen injoruar sa me shume shovinistet greke. Nje nga menyrat, veç te tjerave eshte edhe rikthimi i historise ne vend.