CAD sistemet apo dora ? ( arkitekturë )

daywalker

Primus registratum
CAD sistemet apo dora ? ( arkitekturë )

tung
Siq e dimë me perdorimin e CAD sistemeve eshte evituar shumë puna teknike, veshtiresia e vizatimit,gjeometris-perspektives dhe per mendimin tim eshte rritur edhe kreativiteti (them kreativiteti pasi qe nuk ka te bej direkt me dore, por kreativiteti ka te bejë me shume me tru )..... e blla blla blla
Tung njerz
Kyquni ! Edi qe nuk dhash spjegim te mjaftueshem apo ndoshta jo korrekt, por si do qe te jete ky eshet mendim i im,por mua me intereson me shume mendimi i juaj!....tung
 

gezim lame

Primus registratum
Re: CAD sistemet apo dora ? ( arkitekturë )

Mundohuni te jepni mendimin se ne fund te fundit jeni dhe hapesi i temes /pf/images/graemlins/wink.gif
Ne te kundert temen e shoh te pavlere nese ju si i hapes pertoni te flisni dhe thjesh me nje bllah bllah kerkoni te sqaroni vetveten.
Dhe me seriozitet ne temat qe hapni!!!!

Trego respekt per te tjeret ne rradhe te pare nese do qe kjo teme te ece!!

P.S. dhe mundohuni te beni dallimin midis programeve CAD qe ne fund te fundit perdoren me teper per pjesen teknike te arkitektures, nga programet e animacioneve qe merren me teper me ate te prapqitjes artistike te krijimtarise.
 

ruki

Primus registratum
Re: CAD sistemet apo dora ? ( arkitekturë )

O NAJA E IMIT PO TI NUK DIN BE NJERI
 

pippo

Primus registratum
Re: CAD sistemet apo dora ? ( arkitekturë )

Une ka nja 4 vjet qe per Autocad faktikisht per sa i perket vizatimeve ekzekutive (1:50 1:20 1:10) te nderon nuk ke nevoje te fillosh gjithmon nga e para dhe teknikisht ti vizaton me te vertet ne shkallen 1:1, une jam akoma student dhe zakonisht kur profesoret te nderojne ndonje gje ne projekt AutoCad te nderon, persa i perket krijmtaris per mua cad nuk te hyjne ne pune une nuk e imagjinoj dot se si mund te ulesh perpara pc e te krijosh me ndimen e pc edhe pse kohet e fundit po dali ne skene (sidomos ajo amerikane) arkitektet "digital" qe nuk perdorin me as plane as seksione dhe nisen direkte nga format qe krijone programet e ndryshme qe perdorin , te shohim ç fare do na thote e ardhmja
ps. Autodesk kohet e fundit ka blere te drejta e nje programi REVIT- i njgjashem me archicad me sa di une eshte nje program qe do shtyjne shume ne te ardhmen per sa i perket vizatimit vektioral per architektet
 

nudi e crudi

Primus registratum
Re: CAD sistemet apo dora ? ( arkitekturë )

Jam nje designer qe punon ne Itali. Perdor AUTOCAD, RHINO, STUDIO3DMAX, e te gjithe jane programe vektoriale shume te vlefshem per zhvillimin e nje projekti. Nga pervoja ime, mund te them qe dora eshte shume e rendesishme sepse vizat e para me lapes krijojne konceptin "skeletin" fillestar, por nuk duhet ulur rendesia e "vektorialeve" qe shpejtojne e permiresojne cilesine e punes. Sigurisht nje arkitekt apo designer i mire duhet te dije ti perdore korrektesisht te gjitha "mjetet" qe zoteron.
 

Archi

Forumium praecox
Re: CAD sistemet apo dora ? ( arkitekturë )

Une punoj me Autodesk Architectural Desktop, nje zgjerim i Autocad, dhe per planet inxhinierike perdor SOFICAD, nje program edhe ky i bazuar mbi Autocad. Gjithashtu punoj edhe me Nemetschek Allplan.
Por mendoj, qe programet CAD vetem sa te shkurtojne kohe ne pergatitjen e planeve, kurse me kreativitetin nuk kane te bejne fare.
Nje vizualizim i projektit nepermjet kompjuterit, megjithese mund te duket si i vertete, perseri mbetet si i ftohte. Kurse nje vizualizim me dore tregon me teper virtuozitet, nje vije e bere enkas paksa me e gjate ose jo komplet e drejte, nje e hedhur hijeje jo e njetrajtshme, perdorimi i lapsave me ngjyre, te gjitha keto e bejne vizatimin ne leter akoma me te gjalle dhe me te prekshem.
Te vizatuarit me dore tregon edhe sa i zoti je. Ne kemi ne zyre nje plan urbanistik ne A0, i bere nga ish profesori i shefit tone, ketu e 50 vjet te shkuar, i vizatuar i gjithi me dore. Mund te rrish i mrekulluar gjithe diten duke e pare dhe nuk merzitesh kurre.
 

nudi e crudi

Primus registratum
Re: CAD sistemet apo dora ? ( arkitekturë )

Jam shume dakort me mendimin tuaj "Archi". Punimet me dore te lire jane shume me "te ngrohta" e "te gjalla" sepse jane rezultat i mendimit e ndjenjes njerezore. Nga mesazhi juaj kuptova qe punoni ne nje studio projektimi,e ndoshta duhet ta dini qe shoqeria perendimore "vrapon", eshte gjithmone ne "ankth", fakt themelor qe justifikon rendesine e perdorimit te vektorialeve. Mendoj qe shume prej nesh mahniten perpara nje pikture te Leonardos, Picassos o Andy Warhol, por nga ana tjeter, personalisht nuk sdenjoj vepra qe shume artiste bashkekohor realizojne me ndihmen e mjeteve multimediale (permend fotografine, kinematografine, artet alternative etj)
Duhet te ndjekim rrjedhen e kohes po humbur sensibilitetin tone.
 

lir

Primus registratum
Re: CAD sistemet apo dora ? ( arkitekturë )

julian jubani :thumbsup:
koha kerkon projekte te realizueshme ne kohe rekord, pa gabime, precize etj etj. Faktikisht teknologjia ndihmon ne kete drejtim.
 
Top