C,MENDONI MBI KETE ARTIKULL?
19 Prill 2004
KOMBI SHQIPTAR DHE CAMERIA PO ZGJOHEN
Dr. Sulejman ABAZI
Trajtimi i interesave kombetare do te mbetet fusha me delikate, e cila duhet t'i hape rrugen rizgjimit te vetedijes kombetare, per te zgjidhur padrejtesite historike ndaj Shqiperise. Veshtrimi me kete sy i problematikes shqiptare qe dominon sot ne rajon, obligon inteligjencen dhe njerezit me fryme idealiste kombetare, te synojne drejt misionit per nje pavaresi te plote kombetare. Levizjet politike drejt nje synimi te tille ne dekaden e fundit, kane nxitur reagimet dhe kundervenien e ashper te fqinjve te Shqiperise. Kerkesat e shqiptareve, te perfaqesuara nga forcat progresiste perparimtare te popullit shqiptar, bejne te turbullohen kundershtaret tradicionale dhe perkrahesit e tyre, duke nxitur presionet e hapura politike, ekonomike e pse jo dhe ushtarake. Ceshtja kombetare eshte vene perballe sfidave te fuqishme qe kerkojne zgjidhje. Tradicionalisht ne politiken shqiptare, perhere ka nxjerre koke nje qendrim i shpifur, nen "petkun kombetar", i perfaqesuar nga pseudopatriote, te cilet, duke i zvarritur e sabotuar interesat e ceshtjeve madhore, kane krijuar skandale politike dhe tkurrjen e kombit shqiptar. Ata, ne menyre sistematike, kane dhunuar vullnetin e shqiptareve per bashkim. Kjo politike e mbrapshte, ka shfrytezuar mjedisin e coroditur social - politik, duke keqperdorur ndjenjat e popullit shqiptar dhe duke abuzuar me te drejten e perfaqesimit te tij. Ndergjegja kombetare ne cdo rast, ka pesuar trauma psikologjike, coroditje dhe shperndarje gjeografike te detyruar, e cila ka kushtezuar mosreagimet efektive, por gjithsesi, ajo se fundi ka filluar te veproje. Rajoni i trazuar dhe "leksionet e demokracise". Ne ditet e sotme, perballe nje tkurrjeje te tille, venia ne veprim e skalioneve te mafias politike dhe te strukturave te krimit te organizuar, i ka vene ata perballe me forcat progresiste, demokratike te popullit shqiptar. Fare hapur, ato, kane shtuar presionin mbi institucionet e rendesishme te shtetit, duke synuar shmangien e tyre nga misioni politik. Reagimet nuk mungojne as nga elemente te politikes rajonale, te cilet e shikojne me shume xhelozi rizgjimin kombetar te shqiptareve. Ata jane te "merakosur" per sigurine rajonale dhe nen kete justifikim, jane te gatshem te pengojne deri ne asgjesim, cdo levizje me karater kombetar. Frika e nje destabilizimi te mundshem rajonal, te mbeshtetur ne motive etnike, i ben te mbajne qendrime cinike, duke shkelur me te dy kembet "leksionet e tyre te demokracise". Ky qendrim eshte nje precedent me shume, per nje destabilizim te mundshem ne rajonin ballkanik. Keto kunderveprime aktive, kane ndikuar ne dem te perpjekjeve te shqiptareve per progres kombetar, qofte ne Kosove, Kosoven Lindore dhe ne Maqedoni. Ne menyre cinike, pa nje analize te thelle te shkaqeve dhe pasojave te tyre, paragjykohen revoltat e fundit ne Kosove, pa marre aspak parasysh provokimin e shqiptaree nga raporti i fundit i GNK-se dhe nga degjenerimi i misionit te organizmave nderkombetare per vendosjen e demokracise ne Kosove dhe integrimin e saj ekonomik. Se fundi, kjo po ndodh ne levizjen kombetare per te drejtat e popullsise shqiptare te Camerise. Keto levizje politike, sigurisht qe, prishin statucuo-ne ne Ballkan dhe nuk perfillin interesat e fqinjve, te dalluar per nacionalizmin e tyre agresiv. Me prane realitetit, politika dhe populli shqiptar sot perballet me kerkesat dhe pamundesine e zgjdhjes se ceshtjes se krahines se Camerise.
Ne thelbin e problemit. Cameria eshte plaga e hapur e kombit shqiptar. Braktisja e saj nga politika i dha nje goditje te drejtperdrejte interesave tona kombetare, duke realizuar nje akt te turpshem tradhtie. Nuk kemi te bejme ketu me perfundime ekstremiste, por me denoncimin e nje qendrimi joparimor te nje politike te papergjegjshme, e cila ne momente te caktuara tregon se, eshte ne gjendje t'i braktise interesat kombetare. Per interesa te ngushta, politika, eshte e predispozuar te braktise aspiratat e popullit shqiptar per hater "te zemerimit" te padroneve dhe te "rekomandimeve" nderkombetare. Nje situate politike, e cila ne vazhdimesi duhet te krijoje kushte qe, deformatoret politike te demaskohen. Nje situate politike, e cila duhet te detyroje institucionet e shtetit, qe te mbajne qendrim ndaj kemenguljes greke per mosheqjen e "ligjit te luftes", ose te shpjegohen ne opinion, perse ata nuk kane deshire te mbrojne interesat kombetare. Inteligjenca shqiptare dhe Cameria duhet te zgjohen.
Sot inteligjenca shqiptare duhet t'u shmanget retorikave dhe te mbroje me kemengulje ceshtjen e popullise shqiptare te Camerise, ne kuadrin e te drejtave qe u jep demokracia dhe proceset e integrimit ne Europe. Intelektualet duhet te zgjohen dhe te mos lejojne, qe te dhunohet nje ceshtje kaq e rendesishme, nga politikane "patriote". Kush i thote vetes patriot dhe intelektual, duhet te shpalose, jo vetem dijet per historine e Camerise, por me kete rast, duhet te zbertheje konfliktin qe ka sot politika shqiptare dhe te drejtat qe i takojne popullsise shqiptare te Camerise, te tregojne qendrimin e tyre, duke denoncuar hapur politiken zyrtare kapitulluese te institucioneve te shtetit shqiptar.
Ne kete situate Cameria duhet te zgjohet. Filozofia e mbrapshte, e cila i ka mveshur asaj psikologjine e fajesise, qe kjo popullsi ndruhet te shfaqe identitetin dhe nuk del e tera ne protesta masive, ben qe ajo te ndihet padrejtesisht inferiore ne vlerat qe perfaqeson. Ka ardhur koha qe popullsia e Camerise te vetezgjohet dhe te marre ne dore fatin e saj. Protesta dhe misioni i saj, eshte nje levizje e fuqishme, qe do t'ia dije per nder Shqiperia. Nuk eshte tregues i ndjeshmerise politike fakti qe, per levizjen "Nano ik" te mblidhen disa mijera veta dhe per nje ceshtje madhore, popullsia shqiptare e Camerise te lihet vetem. Levizja "Nano ik" mund te kete elemente pozitive apo negative, por ajo nuk mund te barazohet kurre me reagimin per probleme te interesave kombetare. Mbrojtja e ketyre interesave, duhet te dale mbi cdo levizje tjeter. Zoti Berisha mungoi ne votim dhe pa u shqetesuar per ceshtjen e Camerise, vazhdon te bertase "Nano ik". Ne kohen e presidences se vet, eshte deklaruar per ceshtjen e Camerise ne Parlamentin Shqiptar, por ai "agjeroi" per kete, vetem30 dite" dhe ne krye te dites se 31-te, priti Gejxhin ne Shqiperi. Me siguri, zoti Berisha dhe disa politikane te tjere, perfshi ketu edhe zotin Nano, duhet te jene ndikuar ne qendrimin e tyre nga antishqiptari i terbuar Geixh. Perse u duhet, tradicionalistit Berisha dhe "moskokecaresit" Nano ky njeri i urryer per shqiptaret? Zoti Nano arrin ta mbroje hapur ne emisione televizive. Si shpjegohet qe, te dy keta politikane, qe "zihen e grihen me njeri tjetrin", mbeshteten nga i njejti antishqiptar, si "i famshmi" Geixh?!! Kush mund ta shpjegoje rebusin politik ne qendrimin e Tiranes zyrtare?! Perse u duhet "certifikata e besueshmerise" se ketij greko - amerikani, zoterinjve Berisha dhe Nano. Zoti Berisha e di se elektorati i popullsise shqiptare came ne Shqiperi eshte nje mbeshtetje e fuqishme per PD-ne. Por, ne nje moment delikat per kete popullsi, ata tradhtohen, goditen dhe gjakosen rende, arrestohen dhe lihen ne mes te rruges sikur te mos ekzistonin.
Nje qendrim absurd. Kjo popullsi duhet te zgjohet, kreret e tyre te pozicionohen dhe levizja te mos lejohet qe te manipulohet me nga partite politike ne Shqiperi. Ceshtja e te drejtave te popullsise shqiptare te Camerise, eshte shume me e rendesishme sesa lufta politike brenda vendit. Ajo u sherben ne menyre te cmuar interesave kombetare. Kjo situate politike po demton imazhin e shqiptareve ne bote dhe sot, kjo politike aspak serioze, me tekat dhe skrupulozitetin e saj, po kristalizon mendimin se, "shqiptaret nuk jane te zote qe te bejne shtet". Kjo mund te jete nje nga arsyet europiane te ngurrimit te tyre, per te zbatuar kodin e demokracise ne Kosove. A do te ishte i besueshem mendimi se Europa po perpiqet "ta edukoje" Kosoven me standardet e saj, qe ajo "te mos i ngjaje Shqiperise" ne "tekat e saj"?! Kjo do tu sherbente coviceve e te tjereve, si nje "argument" kunder Kosoves. Kete konstatim duhet ta vleresojme si nje nje thirrje, per tu treguar vendin "kongresmeneve", "kepedareve" dhe "kartonaxhinjve" te shitur shqiptare, qe per hic gje, nuk ngurrojne te shesin interesat kombetare te popullit shqiptar. Koha e nje riorganizimi te domosdoshem. Ne kete levizje te fuqishme, barren e saj te madhe nuk e perballon dot vetem popullsia shqiptare e Camerise. Pa hequr dore nga misioni dhe platforma e veprimit, eshte i nevojshem orientimi drejt nje organizimi politik, ne formen dhe permbajtjen ligjore, qe vota e kesaj popullsie, te arrijne te depertojne direkt ne Parlamentin Shqiptar, jo per interesa te partive politike, por per te mbrojtur ceshtjen e Camerise. Fakti, qe votat e tyre jane keqperdorur nga dy partite me te medha politike, duhet t'i beje ata, qe te mendojne per zgjidhjen serioze te ketij problemi.
Unifikimin e veprimtarise politike te Shoqates Atdhetare Politike "Cameria" me shoqaten "Laberia", "Kosova" e te tjera, krijimi i nje trinomi te fuqishem atdhetar me permbajtje te thelle kombetare, duke shfaqur publikisht qendrimin, pikepamjet dhe kerkesat, perballe politikes se mbrapshte shqiptare, per ta detyruar ate t'i bindet vullnetit te popullit shqiptar. Ky eshte nje problem i madh, qe lidhet me nje rivendikim madhor te te drejtave historike te mohuara.
Si perfundim: Cameria dhe kombi shqiptar po zgjohen.
Tradhtia ndaj interesave kombetare nuk njeh kufij, por ajo nuk duhet te njohe me as faljen e Shqiperise. Cili shqiptar akoma mun te kete bindjen se pas atyre qe degjoi ne Parlamentin Shqiptar nga kryetari i PBDNJ-se, te vazhdoje te mendoje se, kjo eshte nje parti e te drejtave te njeriut, qe ka per mision mbrojtjen e pakicave kombetare. Nese do te ishte e tille, ajo, duhej te dilte ne mbrojtje te te drejtave te popullsise shqiptare te Camerise, e cila eshte pakice kombetare ne shtetin grek. Sidoqofte, me mire vone se kurre, ajo tashme nuk mund te mbulohet me "pas gjethes se fikut" dhe te na mbushe mendjen se, eshte nje parti shqiptare. Populli shqiptar dhe vete popullsia shqiptare e Camerise, do te shikojne sot e ne te ardhmen se, partise se zotit Dule do t'i duhet "te grise kemishen per te arnuar breket", sepse kombi shqiptar do t'i dale vete zot fateve te tij, me apo pa Dulen, Nanon e kompani. Kaq sa per sot.
Copyright ? KOHA JONE - E perditshme e pavarur Deklarate mbi Te Drejtat