C"eshte drejtuesi / udheheqesi (leader)?

ana karenina

Primus registratum
C"eshte drejtuesi / udheheqesi (leader)?

Sipas Dostojevskit, nje lloj drejtuesi karakterizohet nga:


...Se ne thelb te denuarit jane ankimtare dhe gernjare, por qe te ngrihen te gjithe bashke, apo makar disa, kjo ndodh rralle. Nuk para bien kollaj ne ujdi. E dinin edhe vete kete e jo rralle i degjoje te thoshin: llafet e te sharat lume, po pa bereqet. Vec kesaj here tallazia qe e pergjithshme, pritej dic te ndodhte...
Si gjithmone ne kesi rastesh vecohen ata me te zellshmit, me kokeshkretet. Ca te tille s’dine te permbahen, s’i durojne padrejtesite e perseritura, kane besim ne fitore, ndonese ky s’eshte vecse besim naivesh. “Dic edhe mund te arrihet”, - thone. Ca si keta nuk bien me poshte te tjereve per mencuri, por jane natyra shperthyese, aspak te manovrueshme, e bejne punen drejtperdrejte. Ca te tille ne rrethana te caktuara behen prijesa popullore, vec kjo ndodh shume rrall.e Sa per keta te ketushmit, keta s’ishin vecse kurdises pretendimesh, qe kurdohere ndahen te humbur dhe mbushin pastaj dinga kampet e punes se detyruar dhe galerat. Gjaknxehtesia s’ka si i nxjerr aty ku duhet, vec fale saj gezojne ua ngrejne peshe zemrat, madje, edhe ca te tulaturve. Besimi i patundur ne fitore qe kane ben per vete edhe me skeptiket, ndonese ne shumicen e rasteve ky besim eshte aq i vogel dhe i brishte, saqe s’ke si te mos cuditesh qe u shkojne pas kaq verberisht. Dhe jane te paret qe i futen detit me not. Si ca dema qe as vete nuk e dine se kujt po i bien, pa marre asnje mase kujdesi, versulen te terbuar dhe i thyejne briret ne perleshjen e pare. U mungon fare jezuitizmipraktik qe ndonjehere e nxjerr te palagur edhe me te poshtrin, edhe me te zhyerin. E kryesore eshte qe nuk dine te kapen pas kryesores, u qepen vogelsirave. Vec jane kanakare te turmes dhe ne kete qendron forca e tyre.


Shenime nga “shtepia e te vdekurve” / F.M. Dostojevski
 

zog

Primus registratum
Re: C"eshte drejtuesi / udheheqesi (leader)?

piksepari, s'eshte e njejta gje drejtues me udheheqes. i pari zgjidhet nga lart ndersa i dyti "zgjidhet" nga poshte.

piksedyti, pjesa nga dostojevski eshte e paqarte ose eshte perdorur ne menyre te tille.

piksetreti, kush e ka perkthy ?
 

Hey Joe

Primus registratum
Re: C"eshte drejtuesi / udheheqesi (leader)?

mire , tani qe e zgjidhet punen e drejtuesit dhe udheheqesit , qetesohuni , merrni fryme thelle dhe ne fund filloni punen me bo noi gjo ne jete ose me kap noi karriere te hajrit . aka per temen qe po shkruni .
 

ana karenina

Primus registratum
Re: C"eshte drejtuesi / udheheqesi (leader)?

Bsdntmdpef vfpgvrc wdpefvergmev wecfergc ser].

Besoj se rreth kesaj pike postuesit e mesiperm do jene unanimisht dakort!
 

zog

Primus registratum
Re: C"eshte drejtuesi / udheheqesi (leader)?

ironia juaj eshte meskine, qe do te thote prej njerezish te vegjel. ju nuk e pranoni faktin qe tjetri te shohe me drejt e kthjellet nga ju.

prandaj gjithnje reagoni ne kete menyre, gjithnje s'do te keni sukses (e ketu s'jam une ai, i zgjuti i hyp gjithnje kalit nga ana e mbare).

me vjen keq per menyren e drejtperdrejte te shprehjes, por mendoj se disa here eshte me mire ti thuash DISA gjera troç.


ps; joe, po te me ndjekesh pak nga pas, ti do kesh rastin ta zbulosh te fshehten time. pra me çfare merrem ne jete, ku jetoj, e bile dhe sa fitoj. ose te pakten do te kthjellohen idete dhe rritet fantazia, e pse jo edhe frymezimi. /pf/images/graemlins/laugh.gif

te uroj sukses ne kete mision.
 

ana karenina

Primus registratum
Re: C"eshte drejtuesi / udheheqesi (leader)?

Ne kete rast une si 'leader' duhet te te editoj po po bej nje sy qorr meqe ti i ke per zemer analizat e pavendta.


Ndonje mendim rreth temes a kishe? :rolleyes:
 

zog

Primus registratum
Re: C"eshte drejtuesi / udheheqesi (leader)?

postim i gabuar. keq manipulim butonash. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

zog

Primus registratum
Re: C"eshte drejtuesi / udheheqesi (leader)?

mendoj se perkthimi eshte i arrit, megjithese nuk mund te nisesh vetem nga nje citim disa rreshtash.

gjithashtu kur lexoj gjenite mundohem te relativizoj. kuptohet pse, sepse mendoj qe nga pikepamja e shikimit te gjerave gjeniu u eshte superior te gjitheve, por ne te njejten kohe edhe me i LARTVENDOSUR nga te tjeret qe ai nen prizmin e tij, analizon.

dhe eshte pikerisht kjo VENDOSJE nga e cila rrjedh ky pikeveshtrim prej gjeniu, i cili mendoj e "shtremberon" realitetin per lexuesit ose masen e tyre, pra popullin entuziast.

ps; ti me te drejte (pas nje leximi me te vemendeshem te pjeses nga une) vure piken mbi DREJTUESIT por edhe mbi udheheqesit ose lideret.

ps; eshte teme ose çeshtje me te vertet intelektuale e bile aktruale, ne momentin ku ndodhet shqiptari modern e shqiperia plake.
 

gangsterja

Primus registratum
Udheheqesi eshte ai person qe drejton te gjithe anetaret e nje grupi,me force ose respekt,madje edhe me torture.Ku te gjithe anetaret te dridhen para tij,te jete me i fuqishem dhe me i forte se te tjeret,madje te mos guxoje asnjeri ti ktheje fjale.
 
Top