c`eshte dashuria?

kokona

Forumium praecox
ne keto momente jam duke ndjekur nje emision televiziv dhe drejtuesi i emisionit eshte duke shtruar pyetjen cfare eshte dashuria. nga pergjigjet e publikut kuptoj se rinia jone ka disa koncepte pak te qarta mbi te madherishmen dashuri. flitet per dashurine si nje ndjenje te paster te madhe dhe kaq, por kur shtrohet pyetja a eshte dashuria interes prap ka gek mek. cte jete valle kaq e perfolura " dashuri "????
 

Hank

Valoris scriptorum
Dashuria eshte fluide sipas moshes ... dikur eshte ndienje e forte e pashpjegueshme, dikur eshte motiv.. dikur eshte interes, e dikur eshte respekt
Kondra se ku e kishte shpjeguar me mire
 

peshkatari

Forumium praecox
Dashuria eshte bbrrrrr
Semundje e pasherueshme qe te ze gjithmone edhe te merr ne qafe pothujse gjithmone
 

Hank

Valoris scriptorum
Dashuria eshte nje cast! Fillon gjithmone tek syte, frymezohet nga buzeqeshja dhe mbaron tek qendisja. Rifllon tek syte, frymezohet nga buzeqeshja ... dhe cikli perseritet!

Lum si ata qe dashurojne mijera caste, me mijera sy dhe nuk ngelen pa qendisje se aty u thyhet zemra :)
 

Sweety el

Locus omnem
Dashuria eshte nje cast! Fillon gjithmone tek syte, frymezohet nga buzeqeshja dhe mbaron tek qendisja. Rifllon tek syte, frymezohet nga buzeqeshja ... dhe cikli perseritet!

Lum si ata qe dashurojne mijera caste, me mijera sy dhe nuk ngelen pa qendisje se aty u thyhet zemra :)
si ju dhe shume te tjere
 

Wise

Valoris scriptorum
1.Ç’eshte dashuria ?!
2.Cilat jane menyrat per te dashuruar dhe cila eshte fuqia per te dashuruar?
3.Cilat jane te keqijat qe mund te qendrojne prane respektit te ndersjellte, embelsise, miresise, besimit dhe bashkjeteses paqesore ?
4.Çdo te thote ne ditet e sotme fjalia “Duajeni njeri-tjetrin”

Dashuria eshte nje motiv i shpreses, ne te kundert do te ishte nje jete boshe. Dashuria ka forcen te na bashkoje pa i mohuar tjetrit dinjitetin e tij, unin e tij. Vetem dashuria nuk ushtron nje ndjenje xhelozie, as tek njerezit, as te kombet. Vetem dashuria eshte e afte te mos e ndaje njerezimin as nga ideologjia, as nga raca. Vetem dashuria mund te na jape energjite e pashtershme, te nevojshme per te zhdukur urine dhe deshperimin.
Ne ditet e sotme ai qe dashuron na ngjall menjehere dyshime dhe, ose e marrim per te lehte ose te pavlershem, ose e quajme te pasinqerte. Jemi te sigurte se askush nuk mundet te dashuroje me te vertete dike tjeter pa pasur qellime te tjera. Vlerat e dashurise, si butesia, pergjegjshmeria, interesimi, fisnikeria dhe besimi jane syrgjynosur ne breterine e banalitetit dhe nuk perfillen.
“Duajeni njeri-tjetrin”. Keto fjale jane thene me se dy mije vjet me pare. Me gjithe fuqine qe permban ky mesazh i Bibles, shume prej nesh nuk e kane vleresuar gjate gjithe ketyre viteve.
Flitet shume, por shume pak presin qe dikush ta vere vertet ne praktike. Ja kemi lene shenjtoreve dhe te çmendurve. Nese nuk do te duam njeri-tjetrin, do te vdesim thote dikush...

Shoqeria moderne eshte indiferente ndaj thirrjes per dashuri. Qesh me idene se bota do te mund te jetonte si teresi, pa kercenimin e nje holokausti dhe pa garen e armatimeve, por me nje respekt te thelle per vet jeten.Te shumte jane ata te cilet mendojne se kemi arritur ne nje pike te pakthyeshme te historise sone. Por nje gje eshte e sigurte. Metodat e zakonshme per venien e paqes dhe per ta kuptuar boten tone , fatkeqesisht kane falimentuar.
Sa me shume veshtrojme perreth, aq me shume gjejme urrejtje, dhune, paragjykim dhe perbuzje per jeten. Degjojme lajmet dhe lexojme artikujt qe na japin statistika per te vdekurit ne lufte, per urine, per femijet e shfrytezuar dhe te sakrifikuar, per perçmimin ndaj dinjitetit njerezor dhe te drejtat e njeriut. Dhe gjithçka, me te njejtin shpirt, shkruhet edhe ne nje artikull per kampionatin e futbollit. Gjithmone e me shume jemi te kufizuar nga nje spekter i tere, se forcat njerezore jane shpenzuar kot. E megjithate vazhdojme te luajme rolin e nje te verberi e te mos vlersojme alternativen e mundshme te dashurise. Shume njerez nuk do te mund te gjykonin se dashuria ka ate force per te mbajtur ne kembe shumicen e marredhenieve familjare me te ngushta, dhe, duke shkuar me tej zemra nuk do t’i qendronte shtrengimit. Prandaj eshte thjesht qesharake, qe dikush mund te besoje ne fuqine e dashurise per te zgjidhur problemet nderkombetare.
Dashuria universale jo vetem qe eshte e mundshme, por eshte edhe forma me e plote, gje per te cilen jemi te afte si qenie njerezore.
Por dashuria mund te jete e vlefshme vetem kur heqim dore nga parametrat e vjeteruar mendore, te cilet vazhdojne te na paralizojne. Duhet t’i sfidojme keto sofistike qe e gjykojne çdo gje romantike si absurditet, banalitet idealist, si jo shekcore e anti-intelektuale. Eshte e nevojshme qe ne jeten tone te pranojme dashurine si forcen me te madhe universale per bashkimin dhe miresine, te pranueshme nga te gjithe ata qe me te vertete e deshirojne.

Vetem atehere do te zbulojme se dashuria, plotesisht e realizuar, ka fuqine te shmange ato gjera te pavlera qe na ndajne, se armiku yne ka edhe ai nje fytyre dhe nje zemer. Dhe pikerisht kjo eshte pika ne te cilen gjithçka behet e mundshme.
Dashuria eshte e madherishme si vete jeta dhe kur duam ti japim nje perkufizim, shpesh perfundojme duke i vene kufizime.
Sipas nje percaktimi te Finck, “ Dashuria eshte shpesh nje teresi paradoksesh dhe ekziston ne forma aq te shumllojshme sa qe pothuaj çdo percaktim ka te ngjare te mos jete korrekt apo pse jo edhe i papelqyeshem”.

Ka ekzistuar nje opinion sipas te cilit dashuria eshte nje subjekt i kufizuar e jo shkencor me te cilin duhet te merren vetem poet e autore kengesh. Mendohej se ajo nuk vrojtohej dot shkencerisht dhe kjo perbente vertet nje veshtiresi metodologjike per studiusit. Por psikologet mendojne se çdo sjellje njerezore, perfshire edhe dashurine romantike, perbejne tema studimi te psikologjise, meqenese dashuria ndikon ne jeten sociale te njeriut, ne marredheniet intime, ne martesen, divorcin etj.
Ky fenomen eshte mjaft i perhapur per njerezit. Jungu besonte shume te dashuria eksplozive aq sa ndertoi nje teori te shpjegimit te dashurise me shikim te pare.
Çdo premtim i shpirtit ka çdo here plotesime te panumerta. Natyra, e papermbajtshme, e rrjedhshme, parashikuese, ne ndjenjen e pare te miresise paraprin nje dashamiresi, e cila do te humbase te gjithe cilesite e veta ne driten e saj te pergjithshme. Paraqitja e kesaj lumturie eshte nje lidhje private dhe e bute e dikujt me dike, qe eshte magjia e jetes njerezore, qe, si nje egersi hyjnore dhe entuziazem, mberthen njeriun dhe ben nje revolucion ne mendjen dhe trupin e tij, e bashkon me racen e tij, e ben te zotohet ndaj lidhjeve shtepiake dhe qytetare, e çon me me shume simpati ne natyre, rrit fuqine e shqisave, i hap imagjinaten, i shton karakterit te tij atribute heroike dhe te shenjta, vendos martesen dhe i jep qendrueshmeri shoqerise njerezore.
“Dashuria eshte e durueshme dhe e sjellshme, dashuria nuk eshte xheloze as mendjemadhe, as krenare, as egoiste, as zemerake;dashuria nuk llogarit gabimet; dashuria nuk kenaqet nga e keqja por kenaqet nga e verteta. Dashuria nuk heq dore kurre: besimi, shpresa, durimi jane te pashtershme. Dashuria eshte e perjetshme... Eshte besimi, shpresa dhe dashuria; por nga keto te treja, me e madherishme eshte dashuria.

Dashuria nuk eshte thjesht nje pelqyeshmeri me e madhe nga ana sasiore por nje gjendje psikologjike cilesisht e ndryshme, qe ndryshon nga terheqja e thjeshte ne shume drejtime. Me teper se nje miqesi tipike ne fazat e hershme, dashuria perfshin nje ngritje psikologjike (relative), thithje psikologjike te fuqishme nga partneri, interes te gjere per personalitetin e tjetrit, fantazim per te , lekundje te shpeshta emocionale dhe gjendje emocionale ambivalente (Walster 1978). Sipas Davis (1985), dashuria karakterizohet nga elemente te magjepjes, deshires seksuale, eskluzivitetit dhe kujdesit te madh per tjetrin. Dashuria e llojit te mesiperm, njihet nga disa autore si dashuri romantike, per ta dalluar nga terheqja siperfaqesore.
 

Wise

Valoris scriptorum
Dashuria cesht? ato qe e dine skane nevoje te pyesin ato qe se kane provuar rrine e shohin filma emisione dhe pyesin cesht... pffffff
na fol ti meqe ke pervoja ....meqe ne se dime po ta kerkoj ty pergjigjen............
 

Slevin

Forumium maestatis
hahahahahaha e per ca te flas??? per dicka qe eshte e imja dhe kam kaluar une? te hap e te tregoj per dicka qe ju vetem do e shihni nga jashte e se kuptoni nga brenda??? te shohesh dicka nga jashte eshte e lehte e te shkruash fjali te bukura, perjetoje kaloje pastaj hajde shkruaj ketu. Dashuria ska nevoj per fjale ajo ndjehet fjalet jane te kota dhe i thojne me shume ato qe se kane provuar... prandaj une skam nevoj te flas por me sa duket ti se kape fjalen qe une thash me lart "ato qe e dine skane nevoje te pyesin", qe nenkupton skane nevoj per debate komente e gjera tjera thjeshte e kuptojne... ju kerkoni fjale ju vazhdoni gjejeni neper forume ;) hajde kerkim te mbare ;)
 

Wise

Valoris scriptorum
:rolleyes::rolleyes::rolleyes:meqe tema eshte hapur kerkohen mendime ...ti si e koncepton ate qe ke ndjere si eshte ajo qe ke kaluar ti ...nese nuk ke asgje per te thene ok....po per gjerat e mira vetem flitet ...nejse nejse
 
Top