Buzëqeshu!
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“Ju nëse nuk keni mundësi t’i kaploni njerëzit me pasuri, mund t’i kaploni me fytyr të hapur dhe moral të mirë”. (Muslimi).

“Asnjë vepër të mirë mos e nënçmoni, edhe poqëse është takimi i vëllaut tuaj me fytyrë të buzëqeshur”. (Hakimi dhe të tjerët. Sahih).
Xherir ibn Abdull-llahi [radijall-llahu anhu] thotë:
“Asnjhër Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nuk më ka shikuar me fytyrë të mrrolur, dhe çdo herë që më ka parë më ka buzëqeshur në fytyrën time”. (Buhariu).
* * *
Buzëqeshja ka elegancë dhe bukuri, shpreh rehatinë dhe gëzimin në fytyrën e njeriut, madje Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] për këtë vepër ka garantuar shpërblim duke thënë:
“Buzëqeshja në fytyrën e vëllaut tënd është sadaka”.
Dhe ka thënë:

Imam Buhariu [rahimehull-llah] i ka përmbledhur të gjitha hadithet e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në një kapitull, të cilin e ka emërtuar “kapitulli i buzëqeshjes dhe qeshjes”. Këto hadithe janë argumente për buzëqeshjen, për të cilën kujdesej Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].
Poashtu edhe Imam Muslimi [rahimehull-llah] ka përmbledhur hadithe, të cilave Imam Neveviu u ka dhënë një kapitull me titull, “kapitulli i vlerave”; tema që flet për “buzëqeshjen dhe sjelljen e tij të mirë”…
Të gjithë këto sqarojnë aspektet e buzëqeshjes së Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].
Të tillë kanë qenë edhe sahabet e tij, [radijall-llahu anhum].
I kanë thënë Omerit [radijall-llahu anhu]: a janë qeshur shokët e Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]? Tha: “Po, kurse besimi ishte më i fuqishëm në zemrat e tyre se sa kodrat e larta”.
Muhamed Kutbi thotë:
“S’mjafton vetëm pasuria për të mbledhur zemrat e as organizmat ekonomike ose gjendja sociale, medoemos duhet ta shoqëroj edhe shpirti i ndieshëm, i cili mer forcën e vet nga Mëshira e All-llahut, e ajo është dashuria. Dashuri e cila reflekton buzëqeshjen nha zemra, zgjërohet gjoksi, lirohet energji pozitive dhe njeriu e takon vëllaun e tij me fytyrë të buzëqeshur”.
Pengesat e buzëqeshjes
Ti shohim pengesat kryesore të buzëqeshjes…
1- Mendimi se kjo është pjesë e seriozitetit.
Disa mendojnë se mosbuzëqeshja është pjesë e seriozitetit, të cilën doemos duhet ta ketë një personalitet serioz dhe është plotësim i fesë. Ky mendim nuk është në vend sepse njerëzit sipas natyrës anojnë dhe i dojnë ata që u buzëqeshin në fytyrë. Kurse serioziteti, a ka njeri më serioz se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].
Semak ibn Harbi [radijall-llahu anhu] tregon duke thënë:
I thashë Xhabir ibn Semures: a e shoqëroje Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]? Tha: po, edhe ate shumë herë.
“Ai nuk ngritej nga vendi ku e falte sabahun deri sa të lindte dielli, e kur lindte dielli ngritej. Pastaj bisedonin, e flitnin për kohën e injorancës dhe qesheshin, kurse ai buzëqeshte”. (Muslimi).
Kjo buzëqeshje aspak nuk ia ulte pozitën Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], por kjo është butësi, e cila kur gjindet në një gjë, ajo zbukurohet, e kur ngritet nga ndonjë gjë, ajo shëmtohet.
2- Frika nga ngurtësimi i zemrës.
Disa njerëz e përziejnë shpeshtimin e të qeshurit, për të cilën Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë se e vdes zemrën dhe rëndësisë së buzëqeshjes dhe qeshjes mesatare, për të qenë mesatar dhe për të larguar brengën dhe për t’i fituar të tjerët…
Duhet të kujdesemi nga shprehjet e gabuara të disa sufive, të cilët kur përshkruajnë ndokend për asketizmin e tij thonë “asnjëher ska qeshur”, “çdo herë shihej i brengosur”, kurse kjo është në kundërshtim më natyrën dhe sunnetin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].
Hadithi të cilin e transmeton Ibn Maxheja me sened të vërtetë:
“Mos e teproni me të qeshur, sepse teprimi në të qeshur e vdes zemrën”. Nuk ka ndaluar të qeshurit, por ka ndaluar teprimin në të qeshur.
3- Edukata e njeriut.
Edukata e njeriut luan rol të madh në jetën e njeriut, ai që lind nga dy prindër që hidhërohen shumë, pakësohet buzëqeshja në jetën e tij, ashtuqë shumë rrallë mund ta shohish të buzëqeshur, kjo normalisht mvaret nga ambienti që e rrethekon.
4- Natyra e vrazhdë e njeriut, mendimi i keq për njerëzit, sjellja e rëndë, të gjitha këto elemente e shtyejnë njeriun që të buzëqeshet pak.
A duhet t’i dorëzohemi realitetit tonë?
Për këtë pyetja ka folur shejh Abdul-Hamid Bilali, i cili mes tjerash thotë:
“Jo asesi, medoemos duhet të kemi vullnet të fuqishëm që na ngrisin mbi brengat dhe fatëkeqësitë. Duhet të kujtojmë se ne nuk mund të ndryshojmë asgjë që na e ka caktuar All-llahu [subhanehu ve teala] me hidhërimin, brengën dhe mërrolat tona. Ne do të humbim shumë nga shëndeti ynë kur do të hidhërohemi, do t’i humbim të tjerët kur do të mërrolemi, madje mund të humbim fenë, kur hidhërimi dhe brenga ynë do të kontestojnë caktimin e All-llahut [subhanehu ve teala].
اdo herë duhet të jemi të bindur për rregullin, për të cilin na ka treguar Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:
“Dija fitohet me mësim, kurse butësia me trajnim”.
Nëse buzëqeshja nuk është prej natyrës sonë, duhet të mësohemi që të buzëqeshemi dhe të mundohemi ta bëjmë pjesë të natyrës sonë, pasiqë të përkujtojmë frytet e buzëqeshjes dhe të qeshurit”. (shiko libërthin “buzëqeshu”, fq. 60).
Vëllau im, kujdesu që të jesh i buzëqeshur me buzëqeshje të sinqertë dhe të pastër, gjë që reflekton atë që ke në zemër, reflekton dashurinë dhe shoqërimin me njerëz, kujdesu nga buzëqeshja artificiale, që pas sajë fshihet urrejtja dhe zilia.
Ibn Kajjimi [rahimehull-llah] duke folur për rëndësinë e buzëqeshjes thotë:
“Njerëzit ikin nga njeriu i vrazhdë edhe nëse arrinë grada të larta në fe. Vall-llahi sa zemra i tërhjek butësia dhe njeriu simpatik, sepse njerëzit e rëndë nuk janë miqtë e veçantë të All-llahut [subhanehu ve teala]. Askush nuk i rëndon zemrat e njerëzve të sinqertë dhe të vërtetë, përpos nga ky defekt. Kjo mënurë njeriut i jep ëmbëlsi, butësi dhe simpati. I sinqertë prej tyre është ai që i ngjallë njerëzit dhe sillet butë me ta, ai që ka larguar prej vehtes barrën dhe llomin e natyrës”.
Imam Ibn Ujejne [rahimehull-llah] thotë:
“Buzëqeshja është rrjeti i dashurisë, kurse mirësia është diç e lehtë: fytyrë e buzëqeshur dhe fjalë e butë”.