Buxheti 2010, rritje rrogash dhe pensionesh

Buxheti 2010, rritje rrogash dhe pensionesh

Do të rritet kryesisht niveli i pagave të ulta dhe atyre mesatare, ndërsa për pensionet, qeveria duket e vendosur ti shkojë deri në fund angazhimit për barazi. Qeveria miratoni projekbuxhetin për vitin 2010. Kryeministri Berisha e cilësoi atë dokumentin më abicioz të hartuar në një periudhë stuhie botërore, por që garanton siç tha, realizimin e projekteve të mëdha. Edhe ky buxhet parashikon rritje të mëtejshme të pagave dhe pensioneve. Do të rritet kryesisht niveli i pagave të ulta dhe atyre mesatare, ndërsa për pensionet, qeveria duket e vendosur ti shkojë deri në fund angazhimit, për barazim të pensioneve të fshatit me ato të qytetit. Kryeministri foli për kritere të reja në skemën e shpërndarjes së ndihmës ekonomike. Synimi është eleminimi i varfërisë së skajshme. Ky buxhet parashikon realizimin e projekteve të mëdha në infrastrukturë. Do ecet me shpejtësi në realizmin e Boshtit rrugor të Jugut, lidhjes së re rrugorë Tiranë-Elbasan, por dhe Rruga e Arbrit shënon zhvillime të reja. </p>


Në buxhetin e ri me përparësi mjedisi. Kryeministri i cilësoi të justifikuara shqetësimet e qytetarëve për nivelin e lartë të ndotjes në kryeqytet. Zgjidhja e kësaj problematike do të shënonte sipas tij, zhvillime pozitive në parametrat mjedisore. Buxheti i ri garanton mbështje të fuqishme për fshatin dhe bujqësinë. Shëndetësia do të ketë përparësinë kryesore, përfshirë dixhitalizimin e sistemit shëndetësor. Në fushën e arsimit, kryeministri përmendi objektivin që brenda 2013 të mbërrihet drejt vendimit për arsimim të mesëm të detyrueshëm. Berisha nuk përjashtoi mundësinë e debatit mbi këtë çështje, por tha se kjo është reformë e domosdoshme. Buxheti mbështet fuqishëm projektin Shqipëria dixhitale, viti që vjen tha Berisha do të shënojë revolucion në licensat për frekuencat dhe tregun e telekomunikacioneve.</p>


Lufta ndaj kriminalitetit do të marrë përgjigje serioze, për këtë kryeministri kërkoi anagazhimin e posaçëm të ministrit Basha. Mbështje e fortë finanaciare garantohet për Ministrinë e mbrotjes me 2 % të GDP-së, Ministria e Integrimit për të gjitha hapat që garatojnë përafrimin me BE, Ministria e Jashtme për hapjen e Ambasadave të reja dhe modernizimin e sistemit të vizave, Ministria e Ekonomisë për reformën rregullatore, projekte të energjisë apo fushën minerare./klan/</p>
uBiebcrC3o0

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25672. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25672
 
Top