Buxheti 2008, munguan gjysmë miliardi euro
Sa është buxheti i Shqipërisë? Përgjigjja bëhet shumë e vështirë nëse ballafaqon buxhetet faktike të miratuara të Parlament gjatë viteve të fundit dhe ato të planifikuara të publikuara në faqen në internet të Ministrisë së Financave. Gjatë katër viteve të fundit, ka një hendek në rritje mes asaj që qeveria programon si të ardhura e shpenzime buxhetore dhe asaj që miraton si buxhet faktik. Në vitin 2008, hendeku qe 64 miliardë lekë në shpenzime dhe 41 miliardë lekë në të ardhura, ose përkatësisht 521 milionë dhe 334 milionë euro. Gjatë vitit 2009, ka gjasa që gënjeshtra me të dhënat e buxhetit të jetë rritur edhe më tej, por për ta zbuluar këtë, duhet të presim deri nga shtatori i vitit të ardhshëm, kur do të miratohet edhe buxheti faktik.

Si funksionon

Parlamenti miraton çdo vit planin e të ardhurave dhe shpenzimeve buxhetore për vitin pasardhës. Për vitin 2005 p.sh., buxheti miratohet në Parlament në muajt e fundit të vitit 2004. Por nga fundi i vitit 2006, qeveria dorëzon në Parlament një dokument tjetër, i cili quhet Buxheti Faktik 2005. Prezantimi i buxhetit plan shoqërohet gjithmonë me deklarata pompoze politike. Gjatë së gjithë dekadës së fundit, buxhetet plan janë përdorur me bollëk për propagandë politike.

Nga ballafaqimi i ligjeve të buxheteve plan me buxhetet fakt, vërehet edhe hendeku i madh, që duket se tregon një realitet të dyfishtë të financave publike shqiptare, njëra e përbërë nga buxheti plan dhe tjetra nga buxheti faktik.

Asgjë statistikë e besueshme

Realiteti i dyfishtë në financat publike nxjerr në pah edhe faktin se asnjë nga treguesit e tjerë makroekonomikë nuk është më i besueshëm. Të dhënat e të ardhurave dhe shpenzimeve të buxhetit të shtetit përdoren për të vlerësuar Prodhimin e Brendshëm Bruto dhe ecurinë e ekonomisë, por me një diferencë të tillë gjysmëmiliardëshe të gjitha këto statistika bëhen tërësisht të pabesueshme. Për më tepër, duke marrë parasysh këto të dhëna, është e pamundur që të masësh se sa ka qenë rritja ekonomike e sa kanë qenë shpenzimet e qeverisë për zëra të ndryshëm gjatë të gjithë këtyre viteve. Duket se qeveria po jeton në një realitet virtual, i përbërë nga shifra tërësisht të fabrikuara. Dhe fabrikimi nuk është se ka ndodhur një herë në vit. Ai është përsëritur çdo muaj. Të dhënat e buxhetit të shtetit publikohen çdo muaj, më datë 20, dhe kështu ka ndodhur gjatë të katër viteve të fundit.(Shqip)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26804. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26804