Bushi ne Shqiperi!

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: Bushi ne Shqiperi!

E sakte MLK ligjin e bene i forti,edhe pse mbase nuk eshte i drejte gjithmone,kjo ka rendesi keshtu qe kosova do ta fitoj pavaresin me ndihmen e SHBA
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Bushi ne Shqiperi!

O Timo,gjithnje e me budallalleqe po shkruan mer robo!
"dua qe Kosova te marre pavarsine,por ta marre pa ndihmen e askujt,qe te mos i thone asnjeriu faleminderit"??????

Sa hipokrizi,sa injorance...po ti mer,jeton ne kete bote apo jo?
Sllavet jane gati qe te nderhyjne ushtarakisht ne Kosove sikur USA dhe Evropa te leshoje icike pe,ky na thote pa ndihmen e askujt.
Ke ik per lesh per zotin!
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Bushi ne Shqiperi!

Nuk dua te perseris pergjigjet qe jane dhene me siper Timi por teorikisht ke shume te drejte. E mira do ishte qe Kosova te fitonte pavarsine vete pa ndihme, por historia ka treguar se pa deshiren dhe perkrahjen e fuqive te medha nuk behet asgje. Prandaj, nga dy, tre apo kater te keqijat (USA, Rusia, Europa, Kina, atj.) me mire pranojme te kemi mik USA meqe na eshte afruar. Europen dhe Rusine e kemi pare prej kohesh qe jane ne anen e serbit dhe per 100 vjet Kosova eshte lene ne doren sebre kryesisht prej tyre.
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: Bushi ne Shqiperi!

gjithmone eshte mire nese dikush mendon ndryshe,timi ka mendimin e tij kritik dhe mua si celjan me pelqen qe nje shqiptar eshte kundra amerikes kjo te pakten te heq nga mendja ate kohen kur te gjithe ishin njesoj,mbase nuk e adoptoj mendimin e timit por qendron te jete nje mendim edhe ky
 

Hellena

Primus registratum
Re: Bushi ne Shqiperi!

Rikujtoj qe kur u bene ndarjet e kufinjve dhe Shqiperine donin ta shperndanin krejt ishte nje President Amerikan qe i ndaloi vendet e tjera ta benin kete .. se spo me kujtohet emri i tij tani .. kush e mban mend ta thote ..(Nixon me duket )
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: Bushi ne Shqiperi!

wilson ishte ai qe mbrojti interesat e kombeve te vegjel qe perfitonte edhe shqiperia por edhe JOSIF EMERSON HAVEN(keshtu e me duket e kishte) konsull i amerikes ne torino ndihmoj shume qe shqiperia te behej shtet dhe mos te copetohej perseri
 

99999

Primus registratum
Re: Bushi ne Shqiperi!

Amerika dhe Evropa nuk kane asnje interes tek Kosova apo Shqiperia. Sipas meje dy jane arsyet qe NATO bombardoi Serbin : Amerika dhe Evropa nuk donin te shikonin nje tjeter masaker si ajo e Bosnjes mu ne mes te Evropes dhe arsyja e dyte; Perendimi nuk do qe Kosova te zhytet ne islamizem, ti afrohet botes myslimane.
Pas pavaresise, Kosoves dhe Shqiperise i duhet nje plan marshall.
Amerikanet duhet te sjellin ne Shqiperi dhe Kosove lope, viça, kuaj. Mos ju duket qesharake por ne 1947-en amerikanet sollen rreth 1 milion gomar ne Greqi per te ndihmuar fshataret greke.
E pabesushme por amerkanet i shpallen lufte te gjithe atyre qe ishin kunder Hitlerit ne Greqi.
Greqia pra u amerikanizua me force pas luftes se dyte boterore ndersa ne shqiptaret po amerikanizohemi natyralisht me deshiren tone.
 

jimmy84

Primus registratum
Re: Bushi ne Shqiperi!

Nder i madh qe po na vjen nje cope toci. Shikoni Berishen tani do e beje si puna e atij qe cdo muhabet e fillonte "Kur isha njehere ne Dardanele....". Edhe Berisha tani cdo deklarate (dhe ky ben nga shtate ne dite) do e nise me "Kur takova Bushin...", ose me sakte "Kur me takoi Bushi mue....". Se megjithese eshte vegel qorre e Europes ngaqe eshte hajvan e merr si vizite personale.
Ndersa per entuziastet-optimiste fjala e tyre ne vesh te Perendise, por....vizita s`eshte per Shqiperine (lere pastaj per qeverine) por eshte per KOSOVEN. Eshte si puna e asaj shprehjes "Bjeri pragut qe te te degjoje penxherja". Po te ishte per Shqiperine kishte ardhur ne kohen e Nanos.
Dhe po te kemi fat (se per zgjuarsi te kepusim ne mes deri tani) lidhjet t`i krijojme me BE-ne dhe Kinen. BE-ne se jemi ne taven e saj dhe Kinen se eshte Nr.1. Amerikes tani i ben tangerllik edhe nje koqe gomari si Ahmedini andej nga p.s. dmth tani ka takat vetem te mbaje breket e veta (tani per tani te pakten).
Ahhh se harrova gezimin e madh te anti-kuqalosho-sllavo-ortodokso-terroristit:
Vizita e Bushit ne Shqipëri...8 ORE.
Vizita e Bushit ne Gërqi....1..JAVE.
Ooops he did it again.
Nejse, pacim fatin e grekut, ose te pakten fatin e kurves.
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: Bushi ne Shqiperi!

haha 1 milion gomar gjithsej me popullsine vendase sa jane ata?9999 mos prit te vine tani ne shqiperi dhe kosove gomar per dy arsye 1)se ne greqi ata jane ne ambjentin e tyre natyral si ne shtepine e tyre 2)ishin kohe te ndryshme ato tani jemi ne 2007 ku kryesor eshte sektori i sherbimeve
Tani me ndricove dhe po kuptoj sjelljen e grekeve qe ngjason me te gomarit
 

Hellena

Primus registratum
Re: Bushi ne Shqiperi!

Po keshtu fillojne keto pune pra (mos u tregoni mosmirnjohes pa ardhur mire tjetri).. pse ben krahasime te tilla me Grekun .. per ne sdine shume po te sillemi sic duhet e prezantojme veten mire do i hapim rruge vetes ne te ardhmen .. Mos harro qe ky eshte i pari qe po vjen se te tjeret as qe jane kujtuar fare .. pra duhet marre me pozitivitet .. plus qe ne Greqi rrine me shuem se Greqia eshte anti -amerikane keshtu qe rrine per arsye diplomatike kurse neve i kemi xhan xhan prandaja ..lol

Sidoqofte shakate menjane jam e mendimit qe nese do dime si te prezantojme veten sic duhet do fitojme pike ne opinionin nderkombetar dhe po ti japim vetes rendesine e duhur aq me mire .. ky eshte nje shanc qe duhet shfrytezuar per mire .. gjithcka ne dore te Politikaneve tane te ndritur ..:D
 

Timi

Valoris scriptorum
Re: Bushi ne Shqiperi!

Oroshi ...............................
..........................................
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Bushi ne Shqiperi!

tamom ne doren e politikaneve tone. se dikur plasi sherri se kush do dilte ne foto afer kujt...kush delegacjon ka qene? ne bashkim europian apo andej nga amerika se s'me kujtohet?
 

99999

Primus registratum
Re: Bushi ne Shqiperi!

Le ti ulemi ne gjunje Bushit sepse nuk kemi ç'fare humbasim. Edhe ajo na duhet te behemi anti-amerikane.
Megjithese amerikanet e dine qe ne s'kemi asgje te perbashket me ta. Ne jemi bote tjeter. Ne Amerike drejton ligji, ne Shqiperi drejtojne klanet familjare. Amerikanet kane shume respekt per shtetin e vet, ndersa ne shqiptaret i ruhemi gjithmone shtetit.
Kemi te drejte se shteti e shkaterron popullin, ai shkaterron traditatat e tij. Ne jemi te pavdekshem se ne s'kemi pasur kurre shtet. Le te shkojme edhe kete radhe pas me te fortit. Dhjetvjeçarin qe vjen patjeter do i afrohemi Kines.
 

Hellena

Primus registratum
Re: Bushi ne Shqiperi!

Te gjithe e lexova por sjam dakord qe fajin e ka vetem pushtetaret .. por dhe njerezit qe jane bere si robota ... duhet te fillojne te bejne dicka .. mjaft me me fjale ...
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Bushi ne Shqiperi!

Sot nga ora 15.40 deri 20.00 e gjith Tirana pa drita se do vij Bushi /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/grin.gif
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: Bushi ne Shqiperi!

njesj si baroso ne parlament qe iken dritat /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/devilchilli.gif
 
Top