Re: Bush, Kerri dhe shqiptaret!
Mire mo mire se edhe une te njejten gje kam shkruar me larte por ai qe ka shkruar shkrimin pra Stavri Marko e ka shkruar me tendence te keqe ,qe shikoni se cbejne shqiptaret ,po lidhen me lobin hebre ...e lobi grek ashtu,...e te drejtat e minoritetit "gjigand" grek ne shqiperi po mohoen.Qe te kuptosh me mire se kush eshte Stavri Marko po te kaloj nje link dhe nje shkrim te tij me para.
Kliko ne link dhe fotografia e trete eshte e Stavrit.
Antaret e gazetes Himara
Ja dhe nje artikull i tija per George Tenet
Dr. Tenet është me prejardhje nga Himara por nuk ka qënë kurrë në Shqipëri ndryshe si e ka shprehur disa herë shtypi shqiptar. Administrata aktuale shqiptare, ka maredhenje me strukturat e CIA-s sidomos për bashkëpunimet në luftën kundër terroristëve islamikë, të cilët mendohet të jenë instaluar në Shqipëri pas prishjes së lidhjeve mes CIA-s dhe qeverisë së kryesuar nga Dr. Berisha përpara vitit 1997. Dr. Tenet I ka kërkuar Dr. Berishës në një takim më 1993 në Washington, që të lejonte hapjen e shkollave greke në Himarë, por ky I fundit e ka refuzuar një kërkesë të tillë. Madje për mos informacion të saktë në drejtim të karierës së Dr. Tenet, Berisha ka shkarkuar ambasadorin shqiptar në Washington. Dr. Tenet asistoi së bashku me Presidentin Klinton në takimin me Dr. Berishën në Shtëpinë e Bardhë. Mardhënjet mes qeverisë shqiptare dhe institucioneve qeveritare amerikane, filluan të përkeqësoheshin vecanërisht në gjyqin kundër të pestëve minoritarë grekë në vitin 1995, kohë kjo që lobi greko amerikan, I kërkoi Senatit të ushtronte presion ndaj qeverisë së Dr. Berishës
për dhunim të të drejtave të njeriut në Shqipëri vecanërisht ndaj minoritetit grek. Në Shkurt të 1997 kur nga rëzimi I firmave piramidale në Shqipëri, qeveria e Dr. Berishës kërcënohej seriozisht nga gjëndja e jashtëzakonshme, ish shefi i shërbimit sekret shqiptar SHIK Bashkim Gazidede, deklaroi në parlamentin shqiptar se "situata e krijuar në Shqipëri, është vepër e Drejtorit të CIA-s Gorge Tenet i cili është me prejardhje nga Himara dhe mbështetur nga lobi greko amerikan në SHBA". Deklarata u përgënjeshtrua menjëherë nga burimet e informacionit amerikan, ndërsa situata përkeqësohej vazhdimisht drejt katastrofës shqiptare. Pak kohë më parë Dr. Berisha kishte refuzuar të takonte nën sekretarin amerikan Werth, duke mos e pritur sipas protokollit dhe duke refuzuar një takim të tillë. Megjithatë përpjekjet e administratës së Klinton, pastaj të Bush për të ndërtuar institucionet demokratike në Shqipëri, shtuan më tepër kontaktet mes institucioneve shqiptare dhe amerikane përfshi dhe vetë opozitën e sotme. Ngjarjet në Kosovë ku makina e Milloshevic u ndal si rezultat I luftës ajrore të NATO-s më 1999, treguan se të drejtat e njeriut në Ballkanin e trazuar duhet ti shkohet deri në fund. Dr. Tenet ka qënë I interesuar për mbarvajtjen e zgjedhjeve locale të Tetor 2000 vecanërisht për Bashkinë e Himarës. Mesazhet që ai I ka dërguar qeverisë shqiptare janë për një politikë kozmopolite duke respektuar
historinë, traditat, gjuhën dhe shkollat greke në Himarë . Ai ka shmangur një përdorim të tepruar të forcës dhe terminologjisë nacionaliste në Shqipëri
në dëm të komunitetit grek autokton që jeton në Himarë . Mesazhet që janë përcjellë nëpërmjet republikanit B. Gilman shefit të mardhënjeve me jashtë të Kongesit Amerikan si dhe me ndërmjetësinë e epirotasit, gazetarit të madh dhe mikut të tij
Nick Gage autoriteteve shqiptare, treguan qartë forcën e komunitetit himariot në SHBA, presione të cilat vazhdojnë edhe sot të jenë nën vëzhgimin e tyre për lirinë dhe të drejtat e njeriut në Shqipëri dhe vecanërisht në Himarë.
Une kur e lexova vete u shokova por qe te bindeni lexojeni ne faqen origjinale ketu:
George Tenet biografi - Nga Stavri Marko