Burri më i gjatë në botë kërkon shpirtin binjak

Burri më i gjatë në botë kërkon shpirtin binjak

imagebutton.gif



njeriu-me-i-gjat-ne-bote-300x229.jpg
Burri më i gjatë në botë, turku Sultan Kosen, i cili është plot 2 metër e 46 centimetër, ka shpjeguar sot në Londër se “ëndrra e tij më e madhe” është të gjejë dashurinë.</p>


I riu 26-vjeçar ka gjithashtu duart dhe këmbët më të gjata të planetit, duart (27.5 cm) dhe këmbët (36.5 cm), sipas rekordeve Gines, e cila e prezantoi rastin në një konferencë për shtyp.
Gjatësia e tij e kalon me 10 centimetër atë të kinezit Bao Xishun, i cili është i gjatë “vetëm” 236 cm.</p>


Për sa i përket popullaritetit të tij, Sultan Kosen ka thënë se shpreson që ajo famë ta ndihmojë të realizojë ëndrrat e tij: “të udhëtojë dhe të shohë botën dhe të ketë një makinë të përshtatshme për gjatësinë e tij”. Por “ëndrra e tij më e madhe” është të martohet dhe të “ketë fëmijë”.</p>


“Kërkoj dashurinë”, - ka deklaruar Sultan Kosen, gjatësia e të cilit është rezultat i një tumori, i cili ka bërë që zgjatja e tij të mos ndalonte.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4585. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4585
 
Top