Burgu grek - kali i Trojës
Ministria e Drejtësisë shqiptare dhe ajo greke janë përplasur së fundi për çështjen e burgut dhuratë që qeveria greke i pat premtuar Shqipërisë. Ndërtimi i një burgu modern ishte pranuar menjëherë, por më pas grekët kanë vënë kushte të reja. Që në burg të strehoeshin të dënuarit shqiptarë në greqi, dhe askush tjetër.
Pala shqiptare kundërshtoi, ky burg jo vetëm që nuk ia lehtësonte barrën me të burgosurit brenda Shqipërisë por i sillte një hall më shumë. Një burg ku përzihen të gjithë të dënuarit në greqi, qofshin këta adoleshentë apo femra, ashtu edhe vrasës të rrezikshëm me dënime të gjata. Çka nuk është aspak normale në administrim burgjesh. Jo vetëm kaq, por administrimi i të burgosurve do i përkiste palës greke pasi ata janë të dënuar të gjykatave greke. Futet në skenë kali i trojës.
Një burg grek në tokë shqiptare është zgjidhje e shkëlqyer për grekët, aspak i dëshirueshëm për ne. Shumë shpejt u mësua se pala greke kishte seleksionuar për këtë burg 650 elementët më të rrezikshëm kriminalë. Për arsye se pas këtyre kushteve s’ka mbetur asgjë nga ai premtimi i thjeshtë për një burg dhuratë, pala shqiptare u tërhoq nga marrveshja për ndërtimin e këtij burgu.
Por mospranimi nga Shqipëria u interpretua nga komisioneri grek në një raport për Këshillin e Europës si një refuzim i pashkak dhe jo për arsyet e mirqëna që u përmendën më lartë. Pra nuk vijnë të sinqertë për asgjë por me kurthe si këta të telemarketingut. E pas kësaj na bëjnë të dukemi keq në çdo shanc që u jepet, sidomos kur nuk u përmbushen tekat e tyre.