Burg Kush Rreh Femijet
Kush rreh fëmijët apo i detyron të lypin, tre vjet burg dhe 1 milion lekë gjobë
Kuvendi do të miratojë projektligjin e hartuar nga ministrja e Integrimit, Bregu, që parashikon se shfrytëzimi seksual, transferimi i organeve të fëmijës për qëllime fitimi apo birësimet e paligjshme dënohen me burgim deri në shtatë vjet
Armando Meta
Për prindërit e dhunshëm, të cilët rrahin, shesin apo i detyrojnë fëmijët të lypin, do të ketë ndëshkime mjaft të rënda, deri në dënime me burg. Deputetët së shpejti pritet të shtrëngojnë lakun ndaj të gjithë atyre prindërve apo personave që kanë në kujdestari fëmijë, të cilët i përdorin këta të fundit për të lypur, i shfrytëzojnë për punë apo për shërbime të tjera detyruese. Pamjet e fëmijëve në Tiranë, si në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, por edhe në shumë qytete të tjera të vendit, të cilët lypin lëmoshë nëpër kryqëzime rrugore, duke vënë deri dhe jetën në rrezik, kanë shtyrë ligjvënësit që të marrin një nismë të fortë ligjore, e cila penalizon ashpër personat që përfitojnë duke shfrytëzuar fëmijët. Sipas një projektligji të hartuar nga ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, i cili pritet të miratohet shumë shpejt në seancë plenare në Kuvend, parashikohet që shfrytëzimi i fëmijës së mitur për punë apo shërbime të detyruara, përfshirë edhe kërkesën për lëmoshë nga prindërit apo kujdestarët ligjorë, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim deri në një vit dhe me gjobë nga 50.000 deri në 1.000.000 lekë. Kur shfrytëzimi i fëmijës së mitur bëhet nga të tretët, dënohet me burgim deri në tre vjet dhe me gjobë 100.000 deri në 2.000.000 lekë. Ndërsa kur shfrytëzimi i fëmijës së mitur sjell pasoja të rënda për shëndetin ose sjell vdekjen, përbën krim dhe dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.
Ndëshkimi
Ndërkaq, ligjvënësi, në rastin konkret deputetja e PD-së Bregu, e cila është edhe nismëtare e këtij projektligji, propozon që në Kodin Penal të saktësohen masat ndëshkuese edhe për ata persona që shesin fëmijët. Sipas projektligjit, ofrimi, dhënia apo pranimi i shitjes së fëmijëve për qëllime të shfrytëzimit seksual, transferimit të organeve të fëmijës për qëllime fitimi apo birësimit të paligjshëm të tij, dënohet me burgim deri në shtatë vjet. Masa ndëshkuese parashikohen edhe ndaj prindërve apo të afërmve që abuzojnë me fëmijët. Çdo plagosje e fëmijës, e cila nuk është aksidentale dhe që ka ardhur si pasojë e rrahjes së vazhdueshme, shkundjes, djegies, kafshimit ose mbytjes së fëmijës nga prindërit, motra, vëllai, gjyshi, gjyshja, kujdestari ligjor, një i afërm i familjes ose çdo person tjetër që e ka për detyrë të kujdeset për fëmijën kur nuk ka shkaktuar plagosjen e rëndë, vetëvrasjen apo vdekjen e fëmijës dënohet me gjobë ose burgim deri në tre vjet. Do të konsiderohen abuzim emocional me fëmijën edhe ato veprime që shkaktojnë dëmtime të shëndetit fizik, mendor, moral dhe social, që kanë sjellë si pasojë kufizimin e lirisë së lëvizjes, sjellje degraduese, kërcënuese dhe frikësuese, të cilat dënohen me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.
Shitja
Sipas relacionit që shoqëron projektligjin në fjalë, trafikimi i fëmijëve po zëvendësohet me shitjen e fëmijëve, e cila është një vepër penale ende e papërfshirë në Kodin Penal. Shitja e fëmijëve konsiderohet nga ligjvënësit si një urë për shfrytëzimin e fëmijëve për shitjen e organeve të tyre. Kjo është një arsye, sipas Bregut, që shitja e fëmijëve të konsiderohet si një vepër penale e dënueshme nga Kodi Penal. Duke qenë se fëmijët dhe të rinjtë përbëjnë rreth 40% të popullatës në vend, gjykohet nga ligjvënësit se del e nevojshme që vetë ligji t’u garantojë një mbrojtje të veçantë. Përsa i përket Kodit të Familjes, ai parashikon dhe heqjen e përgjegjësisë prindërore kur prindi neglizhon dukshëm në ushtrimin e përgjegjësive. Ndryshimet e propozuara mundësojnë penalizimin e prindërve, si dhe të palëve të treta për shfrytëzimin e fëmijëve. Ligjvënësi shprehet se në rast se nuk bëhet penalizimi i prindërve, nuk do t’i shërbehet mbrojtjes së fëmijëve. Bregu gjykon se duhet të dënohet çdo person që ka autoritetin mbi fëmijën apo të cilit i është besuar fëmija. Sipas saj, duhet të dënohen ata prindër që shfrytëzojnë fëmijët për të përfituar financiarisht.
Dënimet
Shfrytëzimi i fëmijës së mitur për punë apo shërbime të detyruara, përfshirë edhe kërkesën për lëmoshë nga prindërit apo kujdestarët ligjorë, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim deri në një vit dhe me gjobë nga 50.000 deri në 1.000.000 lekë.
Penalitetet
Ofrimi, dhënia apo pranimi i shitjes së fëmijëve për qëllime të shfrytëzimit seksual, transferimit të organeve të fëmijës për qëllime fitimi apo birësimit të paligjshëm të tij, dënohet me burgim deri në shtatë vjet.
1 Dhjetor 2007