Bukoshi: Fati i Kosovës s’duhet të lidhet me vendin më të destabilizuar në Evro

Albinos

Primus registratum
Bukoshi: Fati i Kosovës s’duhet të lidhet me vendin më të destabilizuar në Evro

<ul type="square">
[*]Bukoshi: Fati i Kosovës s’duhet të lidhet me vendin më të destabilizuar në Evropë
[/list]


PRISHTINË – Vrasja e kryeministrit serb, Zoran Gjingjiç tregon se Serbia është vendi më i destabilizuar në Evropë dhe bashkësia ndërkombëtare përfundimisht duhet ta trajtojë Kosovën si subjekt plotësisht në vete, nëse dëshiron të parandalojë komplikime të mëtejshme. Kështu deklaroi dje kryetari i Partisë të Re të Kosovës (PReK), Bujar Bukoshi. Ish-kryeministri në mërgim i Kosovës tha dje në një konferencë për gazetarët, se vrasja e kryeministrit serb dëshmon edhe një herë se krimi i organizuar sundon politikën dhe shoqërinë serbe si në asnjë shtet tjetër në Evropë. Sipas tij, vrasja e Gjingjiçit është një katastrofë politike për Serbinë dhe këtij vendi, por edhe bashkësisë ndërkombëtare dhe Kosovës do t’i duhet një kohë e gjatë të gjejë një partner politik me të cilin mund të bisedohet “esëll”. “Me këtë atentat, Kosova ka humbur një partner politik potencial për bisedime rreth ardhmërisë së Kosovës”, - theksoi Bukoshi. Sidoqoftë, PReK-u rikujton se zhvillimet dhe kaosi në Serbi nuk duhet të ndikojnë në zhvillimet në Kosovë. “Kosova dhe qytetarët e saj nuk duan ta lidhin të ardhmen e tyre me një vend më jostabël në Evropë, duke u bërë peng derisa ajo të këndellet…Vrasja e Gjingjiçit duhet të jetë përfundimisht një sinjal që Kosova të trajtohet plotësisht si subjekt në vete, nëse dëshirohet të parandalohen komplikimet shtesë. Ky është obligim dhe sfidë e ndërkombëtarëve”, -shtoi Bukoshi. Partia e Re e Kosovës kërkon që fati i Kosovës mos të lidhet me fatkeqësinë e Serbisë. “Ne nuk pranojmë të viktimizohemi për Serbinë. Ne thjesht duam t’i ikim vrimës së zezë që quhet Serbi dhe duam të kemi rrugën e hapur për integrime në Evropë”.
 

Guest
Re: Bukoshi: Fati i Kosovës s’duhet të lidhet me vendin më të destabilizuar në Evro

Mire e ke ky Bukoshi po sa eshte e mundur se .
 

bobo

marksist-enverist
Re: Bukoshi: Fati i Kosovës s’duhet të lidhet me vendin më të destabilizuar në Evro

Dhelper..., e shof qe se paske iden nga politika kosovare, dhe politikanet e saj :mad: /pf/images/graemlins/wink.gif
-Bukoshi ( emrin Bujar ) , ka qen me shprehjen ,-prit gomar, sa te dali bar- , mbi ceshtjen e luftes ne Kosone nga ana e shqiptareve.
-shkurt mbi te, ca flitet ke klubi i "abazit" /pf/images/graemlins/wink.gif
ka qene azilant politik ne Gjermani ( 80km nga un /pf/images/graemlins/laugh.gif ), ku dhe iu njft e drejta e nje statusi te till ( e shoqeruar me dokumente perkatese... ) ...
-qe ne oret e para nmergim u mor me politik...,ku u be dhe kryeminister i "mergates se qyqeve" ...
dhe me ardhurat qe fitonte, ne kete detyre, ka blere nje shtepi ( vile ) ke qyteti ku jeton ne gjermani :confused: ..., gje qe koincidon me mbledhjen, e atekohshme, te ndihmave nga shqiptaret ndiaspor, per te ndihmuar familiet e minatoreve dhe ne pergjithesi te zbuarit me dhune nga vendet e punes ne Kosove (e vertet) ... -tregon Abazi, duke shtuar;qe nuk ka te beje me keto ndihma,financiare, blerja e shtepi nga Jari..., jo ! , thot Bazi, tu mush goten, dhe shton- ,e njof, ti shkosh ke shpia, trespektp, tpret sic e do zakoni ; tnzir caj tpish, deri sa mos dish tgjesh ku osht "00" -ja... /pf/images/graemlins/laugh.gif

-do me per Jarin? /pf/images/graemlins/wink.gif
 
Top