Bujtina mikpritëse e Mirandolinës
“Zonja e Bujtinës”, një komedi e 800-ës shkruar nga Carlo Goldoni, vjen e freskët në regjinë e Hervin Çulit. Çdo ditë, ora 20.00, në teatrin e Metropolit.

Tregon për shfaqjen dhe rolin e parë në këtë skenë, aktori i “Migjenit”, Arben Spahia

Pas përfundimit të shfaqjes, në shkallët e Teatrit të Metropolit, të rinjtë flisnin ende për “Zonjën e Bujtinës”, qeshnin, kujtonin batutat, imitonin gruan djallëzore Mirandolinë dhe aristokratët e marrosur nga dashuria. Pëshpërimat dhe reagimet e papërmbajtura të të pranishmëve, dëgjoheshin shpesh, gjatë dy orëve e gjysmë që e “Zonja e Bujtinës” u shfaq premierë në Teatrin e Metropolit (14 nëntor).

Komedia e Carlo Goldonit, “La Locandiera” (1751) erdhi e freskët në konceptin regjisorial të Hervin Çulit, një “luftë” groteske që vinte përballë arrogancën mashkullore me joshjen femërore.

Regjisori ishte kujdesur edhe për një garderobë të pasur tiparesh për secilin prej personazheve, duke sjellë një Mirandolinë (Eni Jani) të këndshme, të gjallë, lajkatare, dinake e joshëse, një kalorës burrëror, të egër dhe shpërfillës ndaj grave (Fatos Sela), markezin naiv dhe burracak të Forlipopolit (Genci Fuga), kontin e Albafiorjtës të veshur me tiparet e veriorit shqiptar (Arben Spahiu), aktoreshat zhurmëmëdha Dejanira dhe Ortensia (Adelina Muça e Ermonela Alikaj Plasari) dhe shërbëtorin e shkathët Fabrizio (Genti Deçka). Të rehatuar në rolet e tyre, loja e aktorëve ishte e gjallë, ritmike dhe e përfshinte publikun, duke komunikuar me çdo mjet shprehës.

Pantomima, një mjeshtëri e Genci Fugës dhe e zotëruar mjaft mirë nga Adelina Muça u shoqërua gjatë nga e qeshura e spektatorit. Ky ishte ilaçi i duhur për të mposhtur lodhjen e shikuesit, një skenë e gjallë, që lëviz dhe të mban mbërthyer pas lojës.

Nga ana tjetër, një detyrë e vështirë për aktorët, të kujdesshëm për plastikën, batutën groteske të Goldonit dhe në zotërimin e plotë të skenës. Aktorët i bënë ballë edhe kësaj sfide. Shqiptimi i saktë i frazave, qartësia dhe rrjedhshmëria e gjuhës, bënte që teksti të ngelej në mendje për një farë kohe. Fundi i shfaqjes i erdhi i papritur publikut.

Gjatë saj, parashikimet ishin gjithfarësh. E përkëdhelur nga ledhatimet e kontit dhe markezit, triumfuese që kishte në dorë edhe zemrën e Kalorësit, Goldon zgjedh për Mirandolinën shërbyesin e bindur e të dashuruar Fabrizio.

Kostumet dhe skenografia, realizuar nga Herolinda Koçllari, përpiqej ta sillte në kohë
Firencen e 800-ës.
Çdo mbrëmje, ora 20.00, “bujtina” e Metropolit është e hapur për vizitorët.

Shumëkujt në sallë, mbrëmjen e premierës, i ra në sy, gjuha e veçantë e kontit të Albafjoritës. “Shkodranishtja” dhe natyrshmëria në interpretim e aktorit të “Migjenit”, Arben Spahiu, e bënë një personazh të dashur për publikun.

Pas përfundimit të shfaqjes, i përhumbur akoma në rol, Spahiu tregon të fshehtat e prapaskenës dhe përgatitjen e rolit të parë në Teatrin e Metropolit

Si del një aktor nga shfaqja?

I përgjysmuar. Megjithatë, është kënaqësi kur heq ato rrobat e rolit që të kanë munduar për 4-5 javë dhe të thotë “natën e mirë” Fatos Sela, Eni Jani, Genc Fuga, Hervin Çuli, ata me të cilët ke punuar.

Në atë moment lodhja largohet. Artisti ka fatin e keq që heq nga shpirti i tij për t’i dhënë dikujt tjetër emocion, 200 spektatorëve që mund të jenë në sallë. Duhet të kalojnë disa orë që të dalësh nga kjo gjendje.

Është një drogë, injeksioni i parë i së cilës merret që kur del nga shtëpia, që kur fillon batutën e parë, derisa të futesh në sallën e teatrit dhe të je në përfundimin e saj. Ky është kushti kryesor. Nëse nuk jeton me shfaqjen, ajo nuk funksionon, ose funksionon keq.

Po kënaqësia kur vjen?

Pas çdo shfaqjeje. Nuk ka kënaqësi më të veçantë kur shikon fytyra të qeshura që të duartrokasin. Ky është shpërblimi që merr, dy duar që përplasen me njëra-tjetrën.

Në skenën e Metropolit, aktori dhe publiku janë shumë pranë njeri-tjetrit, sa mund të dëgjohen edhe reagimet. Ç’truk përdorët për të mos u ndikuar nga shikuesi?
Unë kam pasur gjithmonë një ves. Për shumëkënd është ves amatoresk, por mua më ndihmon shumë.

Pak minuta se të fillojë shfaqja, hap perdet e skenës. Aty gjej ato fytyra që dua t’i shoh gjatë interpretimit, ato që më japin jetë. Në sallën e teatrit “Migjeni”, që ka 470 vende, nuk vonoj më shumë se 4 sekonda për ta gjetur spektatorin e duhur, atij unë ia dedikoj shfaqjen.

Është e vështirë t’i bësh njerëzit të qeshin?

Shumë. Aq më tepër sot që sheh vetëm njerëz turivarur, që qeshin rrallë. Edhe kur sheh dikë, dije që është shkodran. (Qesh)

Kështu shpjegohet humor i natyrshëm që solle në sallë?

Është vetë personazhi i kontit që i bën njerëzit të qeshin. Regjisori Hervin Çuli kërkoi të krijonte një kont “malok”, nga veriu i Shqipërisë, që do vetëm të duket dhe atë e gjeti tek unë. Ai është një pareli që i kanë ardhur paratë, jo se i ka fituar, siç janë sot 75 përqind e parelinjve.

Ndërsa, për punën me regjisorin Çuli, dua të theksoj se kanë qenë të pakta rastet që kam punuar me këtë komoditet. Të bën një propozim dhe të lë të lirë të mendosh për të. Të jep idenë që ka ai për rolin dhe nëse nuk je dakord, mund të kundërshtosh, mjafton të argumentosh arsyen tënde. Ai kurrë nuk ulet në tavolinë pa qenë njëqind për qind i qartë për rolin.

Çfarë të tërhoqi tek konti i Albafjoritës?

Nuk mund të bësh shumë gjetje tek ky personazh, por duhet të njohësh mirë veprën dhe si përshkruhet ai në të. Gjetja është e regjisorit, siç shpjegova edhe më sipër.
Dramaturgë si Goldoni janë shkolla e artit skenik. Në Akademinë e Arteve, “E zonja e Bujtinës” , trajtohet si një vepër, e cila duhet patjetër të njihet nga aktorët dhe regjisorët.

Po në skenën e Migjenit, me cilët role keni qenë?

Kam pasur fat të jem në shfaqje Serafin Fankos dhe të interpretoj përkrah Tinka Kurtit, Bruno Shllakut, Paskualina Shllakut, Fatbardh Smajës, Merita Smajës.

Po kujtoj këtu shfaqjen “Vizita e fundit” (1994), me autor Albri Brahushën dhe regji të Fatbardh Smajës, ose “Ishulli i Shitenit”, me të njëjtin autor dhe regjisor. Gjithashtu, në shfaqjen “Trokitje në dyer e dhimbjes”, shkruar nga Serafin Fankoja.

Edhe pse kam qenë më i pranishëm në pjesë shqiptare, nuk mungojnë as shfaqjet me autorë dhe regjisorë të huaj. Me regjisorin italian Nani Garella kam bashkëpunuar në shfaqjen “6 personazhe kërkojnë autorin” dhe “Le ultime lune” të dramaturgut italian Luigi Pirandello.

Roli më i realizuar?

Për mua personazhi Heroi i Letrave, në dramën “Vizita e Fundit” të Albri Brahushës.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26991. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26991