Re: Bubezat, krymbat e vegjel tek femijet
KRIMBAT
Krimbat e ndryshëm mund ta sulmojnë organizimin e njeriut, e në mesin e tyre bëjnë pjesë parazitët e vendosur në regjionin e zorëve. Krimbat e quajtur askaridë dhe livriza janë lloje të krimbave që paraqitën më së shpeshti. Përmes turistëve nga pushimet verore përhapën shumë lloje ekzotike të krimbave.
Larvavat e krimbave janë krimba të vegjël, të
bardhë rreth 1cm të gjatë, të cilët kryesisht i
atakojnë fëmijët. Infektimi bëhet përmes pluhurit
„kotaltig" apo përmes artikujve ushqimor të
papastruar. Krimbat e gjinise femërore natën dalin nga anusi dhe i lanë vezët e tyre në rajonin anal. Paraqitet kruarja. Përmes zhugës vezët hyjnë nën thonjë të gishtave dhe prej tyre prapë hyjnë në gojë (në organizëm të njeriut). Përveq kruarjes mund të paraqitet humbja e peshës apo ndezja e zorrëve apo e organeve gjenitale.
Krimbat askaridë.
Këta krimba janë 13-35 cm të gjatë, të bardhë që ecin si zvarranik, të cilët qëndrojnë në zorrën e hollë. Infeksioni paraqitet me jashtëqitje. Kur sulmojnë një sasi e vogël, paraqitën dhimbje të vogla. Kur sulmojnë më shumë apo grup i madh i krimbave, atëherë paraqitën dhimbje të barkut, tugu, humbja e oreksit për ushqim dhe pagjaksia.
Krimbat e quajtur livriza.
Këta përbëhen nga një trup me gjymtyrë të
nivelizuara dhe në kohë thithëse dhe grep me të cilët
qëndrojnë në murin e zorrëve. Ekzistojnë livriza të ndryshme (livriza të ashtuquajtura „peshku, qeni dhelpre „ të cilat shkaktojnë pengesa të
ndryshme.Infeksioni paraqitet përmes mishit (të
shtazëve), ose mishit të peshkut, ose përmes
konsumimit të këpurdhave të egra apo dredhëzave të egra. Mund të paraqiten dhimbje barku, vjellje, humbje peshe, në jashtëqitje paraqiten livriza të bardha. Livrizat në trajtë qeni sulmojnë mushkëritë dhe mund të shkaktojnë paraqitjen e kollit të thatë.
Livrizat në trajtë dhelpre mund të shkaktojnë sëmundje të rënda. Ato mund të atakojnë mëlçinë dhe mund të shkaktojnë verdhëzën. Në procesin e mëtejmë mund të vij deri te shkatërrimi i mëlçisë.
Shkaqet e shpeshta të sëmundjeve
Ushqimi nga mishi i papërpunuar/papjekur apo gjysmë i papërpunuar ose nga mishi i peshkut.
Dredhëzat dhe këpurdhat e egra të papastruara. Konsumimi i pemëve, i perimeve të papjekura apo i
sallatës së papjekur. Infektimi permes artikujve të krimbur-mykur nga pluhuri. Te kontakti i drejtëpërdrejt i fëmijve me bashkëlojtarët e tyre të lojërave, krimbat kanë kontakt direkt me ektremitetet e njerëzve dhe shtazëve.
Çka mund të bëjmë?
Kur është rasti i infektimit nga krimbat e njohur
si dhe përhapja e infektimit të tillë në persona
tjerë, kjo mund të parandalohet - menjanohet nëpërmjet marrjes së masave të posaçme. Duart dhe thonjët e gishtave të dorës duhe të pastrohen pas kryerjeve të nevojave fiziologjike në WC. Peshqirat dhe rrobet duhet të zihen dhe të mirren masa preventive eventuale te
pjesëtarët tjerë të familjes.
Kur duhet të shkoni te mjeku?
Derisa keni dhimbje, të cilat janë të shkaktuara
nga infektimi me krimba.
Çka mund të bëjë mjeku?
Ai duhet të konstatojë se a është ai infektim me
krimb dhe çfarë lloji. Ushqimi nga mishi i shtazëve ose mishi i peshkut si dhe nga perimet e sallatat e mbira në vende te jashtëqitjeve, mos të konsumohen të papjekura. Në rajonin ku janë të përhapur livrizat në trajtë dhelpre, duhet të hiqni dorë nga konsumimi i fryteve të egra.
Mbajtja themelore e higjienës, në veçanti ajo e
fëmijve pas daljes nga WC-eja dhe pas përfundimit të lojrave gjatë pushimieve të pastrohen duartë. Të kontrollohen qent dhe macet kohë pas kohe se mos janë atakuar nga krimbat.
Ashtu sic kam cekur edhe me lart dhe ne shkresen paraprake, fillimisht duhet ditur problemin, e kjo behet duke u vizituar te mjeku dhe pasi jan bere kontrollet (me analiza te duhura) ne baze te te cilave mjeku familjar e konstaton problemin dhe llojin se cfar infektimi eshte, me pas duhet filluar terapin duke i pregadit femiut hudhren e eger te fresket (fletet ose qepa) me buke ose ushqim tjeter, ose cajin e perfituar nga bima kualitative dhe e shendosh Kalendulla nese femiu e pine vetem nje caj ne dite per disa dite me radh do te mjaftoi te kemi rezultate te menjihershme pozitive.