BSH: Qeveria gaboi në rritjen e deficitit

BSH: Qeveria gaboi në rritjen e deficitit

Banka e Shqipërisë u shpreh dje e pakënaqur me vendimin e qeverisë për të rritur deficitin e buxhetit të shtetit për këtë vit, duke e renditur këtë veprim të qeverisë në listën e faktorëve negativë për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik të vendit.

Guvernatori i BSH-së, Ardian Fullani, deklaroi dje se normat e interesit të borxhit publik janë në rritje dhe politika ekspansioniste fiskale e qeverisë do të vijojë gjithashtu deri në fund të vitit. Në këto kushte, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në ekonominë shqiptare në 5.75 për qind. Fullani i bëri thirrje qeverisë të projektojë një buxhet më të balancuar për vitin e ardhshëm, sepse sipas tij, vetëm në këtë mënyrë vendi fiton siguri dhe se pas kësaj BSH mund të ndjekë politikë monetare liberale.

“Rishikimi në rritje i nivelit të shpenzimeve publike dhe i deficitit buxhetor parashikohet ta ruajnë këtë ndikim edhe për pjesën e mbetur të vitit 2009, ndërkohë që një pozicion më i ekuilibruar fiskal për vitin 2010 do reduktonte presionin mbi tregjet monetare, duke krijuar më shumë hapësira për rritjen e stimulit monetar”, deklaroi Fullani dje.

Sytë nga qeveria

Banka e Shqipërisë e pati bërë të qartë disa herë gjatë të gjithë vitit 2009, se politika aktuale ekspansioniste e qeverisë është e papërballueshme. Sipas BSH, shpenzimet e larta të qeverisë sjellin deficit tregtar, deficit në llogarinë korrente dhe në fund, presione zhvlerësuese për lekun. BSH ka bërë të qartë gjithashtu se sqarimi i pozicionit fiskal të qeverisë do të përcaktojë ecurinë e kursit të këmbimit. Por pavarësisht të gjitha paralajmërimeve nga ana e BSH-së, qeveria vendosi këtë javë të rrisë më tej shpenzimet qeveritare për vitin 2009, duke e shtuar deficitin buxhetor në 6.4 për qind të PBB-së.

“Zhvillimet në ekonominë e jashtme janë shoqëruar me ruajtjen e niveleve të larta të deficitit tregtar, të cilat ndikojnë në zhbalancimin e raporteve të kërkesës dhe të ofertës për valutë në ekonomi”, tha Fullani.

Zinxhiri nga buxheti te leku

Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar më parë dhe e përsëriti dje se një deficit i lartë buxhetor sjell deficit të lartë të bilancit tregtar të vendit, e për pasojë presion mbi kursin e këmbimit. Shumë prej ekspertëve besojnë se shpenzimet e larta të qeverisë këtë vit kanë qenë faktorët që kanë sjellë edhe pjesën më të konsiderueshme të zhvlerësimit të lekut. Megjithatë, për guvernatorin Fullani, “zhvlerësimi i lekut nuk përbën më lajm”. Sipas tij, vlerën e lekut do ta përcaktojë kërkesë-oferta në treg. Nga ana tjetër, Fullani përsëriti në mënyrë indirekte faktin se qeveria po qëndron nga ana e faktorëve që e mbajnë të lartë deficitin tregtar dhe të llogarisë korrente të vendit e për pasojë qeveria përbën një faktor që ndikon negativisht në zhvlerësimin e lekut.

Fullani deklaroi gjithashtu se leku i dobët nuk është një politikë e Bankës së Shqipërisë. “Ne nuk besojmë se deficiti i llogarisë korrente të Shqipërisë mund të zvogëlohet nga zhvlerësimi i lekut”, deklaroi ai.

Interesat në rritje

Sipas BSH-së, përkeqësimi i bilancit të buxhetit të shtetit dhe tendenca negative e lekut kanë sjellë rritjen e mëtejshme të interesave të borxhit të qeverisë. Rritja e interesave sipas Fullanit ka vijuar, pavarësisht përmirësimit të situatës së likuiditetit në sistemin bankar. BSH u ka akorduar bankave rreth 35 miliardë lekë borxhe, në mënyrë që këto të fundit të kreditojnë ekonominë. Një stimul i tillë teorikisht duhej të sillte uljen e interesave, gjë që nuk ka ndodhur, sepse shpenzimet e qeverisë kanë rritur rrezikun që mbart investimi në lekë.

Interesat maksimale të bonove të thesarit me maturim 12-mujor u rritën në 9.45 për qind në ankandin e së martës, nga 9.39 për qind që patën qenë në ankandin paraardhës. Në tetorin e vitit të kaluar, bonot 12-mujore patën një interes maksimal prej 7.97 për qind. Kjo është hera e parë që nga fillimi i vitit 2004 që interesat e bonove të thesarit janë kaq të larta. Rritja me 150 pikë bazë e interesit të bonove sjell një rritje të kostos së përgjithshme të borxhit publik.

Problemi më i madh është se bonot e thesarit përdoren si norma bazë reference për shumicën dërrmuese të kredive të dhëna në lekë, gjë që ka sjellë rritjen e kësteve të kredive ekzistuese si dhe rritjen e interesave të kredive të reja që ofrohen aktualisht. Interesat e kredive afatgjata në lekë janë aktualisht rreth 14 për qind.(Shqip)

sMfOdTp_VEQ

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23256. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23256

Top