Brunei, mbretëria e dy vëllezërve inatçorë
Dy prej vëllezërve më të pasur në botë, ka vite që i janë futur një sherri të madh dhe arsyet e këtij sherri pritet të dalin së shpejti

Pasojat e grindjes së ndoshta dy vëllezërve më të pasur të botës nuk janë të nivelit të sherrit mes Kainit dhe Abelit, por detajet e reja e më të fundit në lidhje me grindjen mes vëllezërve super të pasur, Hassan Bolkiah, Sulltani i Bruneit dhe vëllait të tij më të vogël, Princit Jefri Bolkiah, mund të dalin hapur në Nju Jork, vendi i përplasjes gjyqësore. Pas vitesh të tëra makinacionesh, avokatët amerikanë do ta marrin në pyetje Jefrin në një dëshmi të dhënë me betim. Kjo dëshmi, që do të depozitohet, është pjesë e një grindjeje të gjatë mes Jefrit të pasur dhe një çifti të martuar nga Britania e Madhe, që dikur ishin njerëzit e besuar dhe ndihmësit personalë të princit. Por, nëse ndodh, dëshmia në fakt do të hedhë dritë për një betejë ligjore dhe financiare mes princit dhe vëllait të tij më të madh, që dikur mbante statusin e njeriut më të pasur të botës. Jonathan Berman, një avokat i princit Jefri, ka konfirmuar dhënien e dëshmisë shumë shpejt, çka do të thotë se po shumë shpejt të palarat e kësaj historie do të dalin në shesh.

Grindja mes sulltanit dhe vëllait të tij ka nisur dhe po vazhdon që nga fundi i viteve 90 dhe ka qarkulluar në shumë duar avokatësh e gjyqtarësh, që nga ishujt e Borneros e deri në Britaninë e Madhe apo Manhatan. Fokusi i çështjes është, siç mund të merret lehtësisht me mend, paraja dhe sendet e luksit që ajo mund të blejë. Edhe fisnikët mbretërorë të dinastive të Britanisë, Holandës apo Spanjës, do të dukeshin vetëm disa borgjezë të vegjël nëse do të viheshin për krahasim përkundër bolkiahëve. Brunei, një enklavë e stisur nga xhungla e Borneanit nga kolonizatorët britanikë, si dhe familja që e ka qeverisur vendin përmes një regjimi autokratik, u bënë jashtëzakonisht të pasur me rritjen e çmimit të naftës. Në vitet 80, sipas një kronologjie të publikuar në gjykatën britanike, Princi Jefri ishte një nga vëllezërit më të besuar të të vëllait, duke shërbyer si ministër i Financave të vendit, si dhe kryetar i Autoritetit të Investimeve, që supozohej ti investonte të ardhurat nga nafta në të mirë të vendit dhe të pasurimit të banorëve të tij. Grindja që i ndau vëllezërit duket se nisi pas ndërmarrjes së një hetimi të pavarur për mënyrën se si rreth 40 miliardë dollarë në pagesa përmes një transferte të posaçme, u bënë nga vitet 83 deri në vitin 98 përmes llogarisë së Agjencisë së Investimeve që drejtohej nga Jefri. Sipas një vendimi të një gjykate britanike, qeveria e Bruneit doli në përfundimin se një pjesë e parave kishin përfunduar në një llogari personale të Jefrit, një pjesë në llogari të kontrolluara nga Sulltani dhe vetëm një pjesë e vogël ishte investuar për popullin. Ndërkaq, nuk u mor vesh kurrë se ku shkoi pjesa tjetër e parave. Zbulimi i “vrimës” prej 40 miliardë dollarësh në thesarin e Bruneit solli hapjen e një çështjeje shumë të gjerë, në të cilën u përfshinë këshilltarë, administratorë, e zyrtarë të tjerë, që në kohën për të cilën bëhet fjalë, ishin në detyra të rëndësishme pranë sulltanit dhe princit Jefri. Por barra më e rëndë e akuzave binte mbi vetë Jefrin. Hapi i parë që mori pas kësaj qeveria e Bruneit, ishte ngrirja e të gjitha llogarive bankare të trashëgimtarit të pasur, veçanërisht llogarive bankare që kishte në Britaninë e Madhe e që kishin brenda shuma jashtëzakonisht të mëdha parash. Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, Brunei dhe ushtria e avokatëve kanë shpenzuar kohë, energji dhe para pa masë për të hedhur në gjyq Jefrin dhe për të shtënë në dorë disa nga asetet e tij, si hotelet që zotëron në Shtetet e Bashkuara në Nju Jork dhe Bel Air në Los Anxhelos, të cilat Jefri i ka blerë me paratë e Bruneit. Për të qetësuar situatën, Jefrit iu desh që të hiqte dorë me dhembje nga disa prej aseteve të tij, për tia kthyer vendit të tij. Kështu ai ktheu rreth 600 prona, mbi 2000 makina, 100 piktura, 5 jahte dhe 9 avionë. Kjo sa për të përmendur një pjesë të pasurisë së madhe që Jefri zotëron. Por në mënyrë që të mblidhte sa më shumë para për të furnizuar mënyrën e tij jashtëzakonisht luksoze të jetesës, Jefri kishte ngritur prej kohësh një rrjet shumë të stërholluar kompanish dhe biznesesh në vende të ndryshme të botës. Kjo strukturë i jepte atij mundësinë që të legalizonte të gjitha paratë që i merrte fshehurazi nga paratë që duhet të përfundonin në xhepin e popullit. Deri tani ai nuk ka pranuar që të japë asnjë dëshmi për çështjen për të cilën akuzohet, por mendohet se më në fund ai nuk mund ti shmanget një fakti të tillë, sepse duket se gjithçkaje i ka ardhur fundi. Kjo edhe sepse një vit më parë, një gjykatës britanik lëshoi një fletë-arresti për të dhe dy djemtë e tij, që kishin shërbyer si oficerë të lartë dhe drejtorë në disa prej korporatave të hapura nga i ati. Megjithatë, të pakta janë gjasat që të vihet në vend ndonjë drejtësi e paratë e vjedhura ti kthehen popullit, duke qenë se e gjithë kjo ndërmarrje ligjore nuk ka aspak për qëllim një gjë të tillë, por kalimin e një pasurie nga duart e njërit vëlla, në ato të tjetrit.(Shqip)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24374. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24374