Brukseli ndryshon raportin për zgjedhjet dhe qeverinë!

Brukseli ndryshon raportin për zgjedhjet dhe qeverinë!

<span style="font-weight: bold">Pack dhe Priebe: Situata me zgjedhjet në Tiranë, e papranueshme. </span>

<span style="font-weight: bold"> <span style="font-style: italic">Eurodeputetja Doris Pack është shprehur se duhet ndryshuar paragrafi që është hartuar për Shqipërinë, pasi zgjedhjet ishin problematike, sidomos në Tiranë. &quot;Në Shqipëri nuk ka as ministër të jashtëm dhe as të brendshëm, madje ky i fundit është shkarkuar pasi ka rrahur një gazetar&quot;

</span> </span>

Eurodeputetja gjermane është shprehur se duhet ndryshuar paragrafi që është hartuar për Shqipërinë pasi zgjedhjet ishin problematike, sidomos në Tiranë. Drejtori për Ballkanin në zyrën e marrëdhënieve me jashtë të Komisionit Evropian, Priebe ka qenë dakord me këtë konstatim. Pack gjithashtu ka njoftuar kolegët për krizën më të fundit që ka përfshirë vendin tonë dhe për skandalin e ministrit të Rendit. Doris Pack nuk ka hezituar të vërshojë me të gjitha konstatimet që ka bërë në Shqipëri për zgjedhjet dhe situatën politike. &quot;Ne duhet të ndryshojmë paragrafin që kemi hartuar për Shqipërinë, pasi gjatë zgjedhjeve në Shqipëri ka patur probleme të ndryshme. Ne jemi veçanërisht të shqetësuar për rezultatin e zgjedhjeve në Tiranë. Është një situatë e papranueshme,&quot; ka deklaruar Pack para Komisionit të jashtëm të Parlamentit Evropian. Ajo është mbështetur edhe nga drejtori për Ballkanin në zyrën e marrëdhënieve me jashtë të Komisionit Evropian, Reinhard Priebe, por me tone pak më të ekuilibruara: &quot;Zgjedhjet kanë vajtur deri diku mirë, por procesi i votimit pritej të shkonte më mirë sesa shkoi. Qeveria shqiptare duhet të kishte krijuar kushtet e duhura, në mënyrë që zgjedhjet lokale të zhvilloheshin në mnëyrë të rregullt&quot; është shprehur zoti Priebe. Në raportin e Lagendijk, paragrafi për Shqipërinë është ndarë në dy pjesë. Në pjesën e parë rekomandohet adoptimi i masave konkrete për vënien në dispozicion të mjeteve të nevojshme në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, trafikut të armëve, të drogës dhe të qenieve njerëzore, si dhe funsionimin e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe efikas etj..

Në pjesën e fundit thuhet, se janë hedhur disa hapa para për zgjedhjet lokale, por duhet të bëhen më shumë përpjekje për të zgjidhur problemet e shfaqura. Nga ana tjetër, Doris Pack nuk ka ngurruar t'i njoftojë kolegët e saj edhe me anomalitë e tjera të situatës politike të vendit tonë. &quot;Në Shqipëri nuk ka as ministër të jashtëm dhe as të brendshëm, madje ky i fundit është shkarkuar pasi ka rrahur një gazetar,&quot; ka thënë Pack. Ajo ka shpjeguar gjithashtu edhe tensionet midis kryeministrit shqiptar Fatos Nano dhe ish ministrit të brendshëm Ilir Meta. &quot;Nëse akuzat që këta dy përfaqësues poltikë i kanë drejtuar njëri tjetrit për korrupsion janë të vërteta, atëherë unë kam kërkuar që me këtë çështje të merret prokurori i përgjithshëm në Shqipëri, Theodhori Sollaku,&quot; ka përfunduar Doris Pack.

Marre nga: www.gazetatema.net
 

D-J

Forumium maestatis
Re: Brukseli ndryshon raportin për zgjedhjet dhe qeverinë!

Nje gje s'mora vesh une. Nje eurodeputete ndermjet 1000 e ca eurodeputetve ka shprehur nje mendim per zgjedhjet lokale. Po qe Brukseli te kete nderruar raportin s'ma zuri syri gjekundi
rolleyes.gif
. Provokator &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/tongue.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; !
 
Top