Bruksel, Meta: Çdo gjë veç hapjes së kutive. Dade: PS nuk tërhiqet
BRUKSEL- Hapja e kutive dhe transparenca e zgjedhjeve janë bërë sërish objekt replikash mes pozitës dhe opozitës, këtë radhë në Bruksel.

Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta ka garantuar reporterin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Nikolaos Chountis, se qeveria do të plotësojë ‘çdo kërkesë të opozitës’, por ‘pa ndërhyrë në vendimet e gjykatave dhe pa cenuar pavarësinë e gjyqësorit’, cka do te thote qe pozita vijon t’i mbetet idese se kutite nuk hapen, sepse per to eshte marre nje vendim gjyqesor.

Nga ana e saj, opozita eshte po ashtu ne te njejtin pozicion. Sekretarja për marrëdhëniet me jashtë në PS, Arta Dade ka përsëritur po nga Brukseli qëndrimin e PS-së, duke deklaruar se nuk ka asnjë ligj që e pengon hetimin e zgjedhjeve.

META
Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme theksohet se “Meta i shprehu raporterit vullnetin e Qeverisë dhe qëndrimin e saj tepër konstruktiv për t’iu përgjigjur të gjitha kërkesave legjitime dhe të arsyeshme që vijnë nga opozita, duke theksuar se bashkëpunimi me opozitën duhet realizuar pa ndërhyrë në vendimet e gjykatave dhe pa cenuar pavarësinë e gjyqësorit, një nga shtyllat e shtetit të së drejtës, ndërtimin e të cilit e kërkon edhe Bashkimi Evropian”.

Mësohet se gjatë takimit u trajtuan çështje që lidhen me reformat e ndërmarra nga Qeveria shqiptare në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave dhe atij të integrimit të plotë të Shqipërisë në BE si dhe u diskutua mbi zhvillimet e fundit politike në Shqipëri.

Gjithashtu Meta e informoi eurodeputetin Chountis mbi përgatitjet e Qeverisë shqiptare për t’iu përgjigjur pyetësorit dhe angazhimin e saj për zbatimin e reformave të ndërmarra, e siguroi atë se Shqipëria do të përmbushë të gjitha detyrimet për liberalizimin e vizave me BE dhe do të forcojë bashkëpunimin me Parlamentin Evropian.

DADE”Ne kemi marrë vendimin për ta kushtëzuar hyrjen tonë në Kuvendin e Shqipërisë, me hapjen e kutive të votimit dhe rinumërimin e votave në të gjitha ato pjesë të vendit ku ka kontestime dhe prova për dhunë, parregullsi dhe manipulime”- ka thënë Arta Dade.
Sipas saj, më 28 qershor, PD dhe Kryeministri Berisha abuzuan me votat e shqiptarëve dhe me besimin e bashkësisë ndërkombëtare. Rezultati i zgjedhjeve, ku askush nuk fitoi maxhorancën, – theksoi më tej ajo,- doli pas një procesi ku opozita u përball me dhunën e shtetit, me intimidimin e votuesve, me përdorimin e hapur dhe banal të fondeve publike në interesin elektoral të njërës palë dhe me përdorimin ekstrem të administratës shtetërore dhe kapaciteteve të saj në funksion të fitores së Partisë Demokratike.
“Siç e ka nënvizuar raporti final i OSBE/ODIHR, votat e shqiptareve u numëruan në një të tretën e tyre keq ose shumë keq. Nuk ka ligj qe e ndalon investigimin e zgjedhjeve”- përfundoi Dade.

Rama: Në 20 Nëntor shembim murin e politikës së vjetër

KORÇË- Kryetari i PS-së Edi Rama ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në protestën e opozitës në 20 Nëntor në Tiranë, për të shembur atë që ai e ka quajtur muri i politikës së vjetër, që mban peng votën e lirë.

“Të mblidhemi në 20 nëntor për të protestuar me forcë për shpresat dhe ëndërrat tuaja, për të ardhmen, të cilat janë të burgosura në kutitë e votimit”- tha ai.

Në fjalën e tij në protestën e radhës në qytetin e Korçës, lideri socialist i bëri apel kryeministrit Berisha të mbajë larg duart nga kutitë. Rama ka theksuar se brenda kutive Berisha fsheh gjurmët e vjedhjes elektorale, ndaj dhe nuk do t’i hapë.

Ndërsa deputeti Pandeli Majko ka theksuar se PS nuk mund të heshtë për këtë heshtje të qeverisë që s’mund të vazhdojë më kështu.
Sipas tij, kutitë e mbyllura janë simbol i aferave të korrupsionit, simbol i keqqeverisjes së Shqipërisë.

“Në 20 nëntor të gjithë në Tiranë, bashkë, që të ballafaqohemi me qeverinë. 20 Nëntori fillimi i demonstrimit të madh të të gjithë shqiptarëve për hapjen e kutive”- tha ai.

Sipas kreut të PLD-së Spartak Ngjela se votën e shqiptarëve nuk mund ta mbajë të mbyllur një qeveri që nuk ka fituar zgjedhjet dhe e korruptuar. “Ne nuk jemi mbledhur këtu për t’u lutur, por kjo është një revoltë, sepse kjo është gjuha që qeveria ka dëshirë të dëgjojë” tha ai. (shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26221. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26221