Britney Spears - In the Zone (Kritika)

Blendi

Primus registratum
Britney Spears - In the Zone (Kritika)

gallery.spears.jpg

E fundit nga Britni - Nje bombe seksuale
Me ndihme nga Joan Anderman, The Boston Globe, 11/18/2003

Albumi i katert i Britney Spears qe mund te blihet sot i thur lavde evolucionit te kengetares nga gjoja-virgjereshe ne nimfo me licence. Iku lufta morale brenda Britneyt, kriza e identitetit e parapregatitur aq bukur, kapercimi torturues nga femijria ne rini (I'm not a girl...), thurje keto te cilat e bene albumin e meparshem nje model te lakmueshem per te shitur sa me shume kopje. "In the Zone" (keshtu titullohet ky album) eshte goxha me i thjeshte ne permbajtje dhe egzekutim. Eshte nje spektakel seksi, i vendosur mes melodish epshore dhe frymarjes se renduar (alla duke bere seks). Ne fakt, ky eshte shtegu muzikor i ri per Britney Spears - Te gjitha rruget te cojne ne orgazem - kerkon fare pak te kenduar dhe shume zhurma seksi.
Te thuash te drejten. Per mua eshte me mire ta degjoj te dihase se sa te kendoje.

Por djalli mund te thote se "In the Zone" eshte albumi me zbulues per Spears, i mbytur ne techno, i veshur ne trance, eshte pasqyrimi i arritjes ne moshen madhore. Por ekzekutimi nga ana e saj? Nje katalogim pshehretimash, dhe cicerimash nuk percjell asnje emocion. Eshte thuajse e pamundur te besosh se tashme qe ka fituar lirine e kerkuar Britney Speras nuk ka asgje per te thene. Ka mbetur si nje njeri i merzitur - ne fakt edhe degjuesve u percjell merzi.

Kenga e pare, "Me against the music" ne nje fare menyre shpreh pozicionin e Spears karshi muzikes se mirfillte dhe talentit te vertete. Spears kunder muzikes, apo muzika kunder Spears nxjerr ne pah ardhmerine e shemtuar per karieren e 21 vjecares. Ne kenge, Madonna qe ne ca skena homoerotike te videos kujton puthjen e famshme, i sugjeron Britneyt,
"Hey Britney, you say you want to lose control.
Sexy lady, I'd rather see you bare your soul."

Por Britney nuk ka ndermend te zbuloje shpirtin, apo nuk ka ndonje shpirt qe meriton zbulim. Ne kembim zbulon vithet.
Me nje ushtri prej me shume se 24 pjesemarresish, copa-copa eshte mbushur nje disk qe perfshin ritme te dhena borxh qe nga R-kelly i akuzuar per pornografi femijesh, Moby e deri te repistat nga Atlanta Ying Yang Twins. Kurse Britney vazhdon te krruaje zerin nga kenga ne kenge, te psheretije sikur vuan ndonje trup te huaj ne organizem dhe te beje gerrrrr si mace.

"I don't wanna be a tease/Will you undo my zipper please?" kete e pshehretin ne kengen "Showdown," qe ndryshe mund te ishte titulluar, "Dua te bej gjoja sikur jam Janet Jackson". Ne album kane futur edhe mandolinen, te qeshura, komplimenta djelmosheve te krahines ku lindi Spears etj etj. Rrylat e zerit i ve ne perdorim pakez ne kengen "Shadow", nje version techno i nje melodie nga Matrix dhe ne kengen tjeter "Touch of my hand" e cila (sic sugjeron dhe titulli) i kushtohet masturbimit femeror.

Ne krahasim me kenget e tjera, "Early mornin'" nga Moby eshte qetesues. Nje kenge e mjegullt kushtuar gjumit qe ze dike e cila ka pire dhe tundur vithet gjithe naten rrugeve. Spears tingellon e merzitshme, e lodhur dhe gati per gjume. Kush ia ka fajin?
 

champaign girl

Primus registratum
Re: Britney Spears - In the Zone (Kritika)

nuk eshte "gjoja-virgjereshe" sepse e ka pranuar qe e ka bo me JT /pf/images/graemlins/tongue.gif ...i watch too much MTV

albumin se kam ble (as se kam nermen)...jam e sigurt qe eshte mut me arra por ndoshta do jet cool neper dance clubs kur robt te jene horny and they'll start grinding to britney's songs :rolleyes: .
 

glamdring

Forumium praecox
Re: Britney Spears - In the Zone (Kritika)

Blendi, nuk e di nese eshte per te ardhur keq per Spears qe nxjerr nje album te tille, apo per ty qe harxhon kohen te shkruash kritiken (ndonese mjaft e gjetur) per te?!?

Tek Muzika Bastarde, kam shkruar qe problemi nuk qendron ne zgjidhjet qe mund te marresh, qendron ne parjen e ketyre zgjidhjeve apo mundesive...

Ne fund te fundit, nese vithet, klithmat apo peshperitjet e Britney Spears bejne njerezit ta blejne albumin, atehere ajo dhe drejtuesit e saj e kane arritur qellimin e tyre muzikor. URRRAAAA!
 

SkinArt

Primus registratum
Re: Britney Spears - In the Zone (Kritika)

Hey! Britney? You SUCK!! :mad:
Gjithashtu dhe USA, qe nuk dine te vlersojne asgje dhe e kan kthyer muziken ne Biznes dhe jo ne Argetim per fansat. Na u shpif duke pare perdite Awards Gramy duke i ndare disa adoleshenteve idiot dhe duke harruar krijusit e vertete te muzikes, e kane kthyer si serial televiziv Gramy'n etc... aq sa i iken dhe vlerat. ate qe ndodh ne usa me muziken, EUROPE just Ignore it. /pf/images/graemlins/wink.gif
Gjithashtu MTV, you SUCK!! :mad:


IMO
 
Top