Britanikët janë ndër njerëzit më të shëmtuar në botë

Britanikët janë ndër njerëzit më të shëmtuar në botë

shëmtuar.jpg
Më pak se një në tetë britanikë është lejuar të bëhet anëtar i kësaj ueb-faqeje dhe vetëm 3 në 20 femra janë pranuar si anëtare nga BeautifulPeople.com bën të ditur gazeta Daily Telegraph.

Anëtarët aktualë të kësaj ueb-faqeje janë ata që gjykojnë brenda 48 orëve, se sa janë atraktivë anëtarët e rinj që ngarkojnë fotografitë e tyre në faqe dhe profilin personal.

Meshkujt suedezë janë më të suksesshmit deri më tash, pasi 65% e atyre që kanë konkurruar për tu bërë anëtarë në këtë ueb-faqe janë pranuar, ndërsa në kategorinë e femrave, suksesin më të madh e kanë arritur femrat norvegjeze, të cilat janë pranuar në masën prej 76%.

Sidoqoftë, britanikëve iu ka hasur sharra në gozhdë, pasi prej 295.000 personave që kanë konkurruar, janë pranuar vetëm 35.000 sish.

Ueb-faqja elitare që shërben për njoftimin e njerëzve, është themeluar në vitin 2002 në Danimarkë ndërsa është lëshuar për përdorim botëror gjatë muajit të kaluar.

Gjatë dy javëve të kaluara më shumë se 1.8 milionë njerëzve u është refuzuar anëtarësimi, ndërsa janë pranuar vetëm 360.000 vetë nga 190 shtete të ndryshme të botës.

Drejtori menaxhues i kompanisë Beautiful People, Greg Hodge thotë: Të pyesësh pse britanikët kanë rezultate kaq të këqija – është pyetje e vështirë. Më dhemb, sepse edhe unë jam britanik.

Mendoj se njerëzit në Britani të Madhe më pak i japin rëndësi pamjes së tyre, sesa që i japin rëndësi njerëzit në vende të tjera të botës. Ndërkaq në Britani njerëzit janë më të relaksuar thjesht, pas punës shkojnë për të pirë ndonjë send dhe kjo është e tëra, ka thënë ai.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=942. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=942

Top