Britania ligj për "fëmijë me 3 prindër"

ivf.jpg




Britania e Madhe mund të bëhet vendi i parë që do të lejojë përdorimin e ADN-së së tre personave në lindjen e fëmijëve nëpërmjet fekondimit "in vitro, IVF.

Ligjvënësit britanikë po shqyrtojnë mundësinë e përgatitjes së draftit ligjor brenda këtij viti, ndërsa nisja dhe aplikimi i kësaj procedure të pritet të ndodhë brenda 2 vitesh.

Ekspertët thonë se teknika e përdorimit të ADN-së së tre personave në lindjen e fëmijëve eliminon sëmundjet mitokondriale që trashëgohen nga nëna tek fëmija.

Kundërshtarët e kësaj teknike e cilësojnë atë si joetike dhe i druhen faktit se pas kësaj do të pasojnë modifikime të tjera gjenetike.

ADN mitokondriale kalon nga nëna të fëmija përmes vezës. Në rastet kur mitokondria është “difektoze”, teknika IVF synon përdorimin e vezës së një dhuruesje për të shmangur problemet për fëmijën.

Ky fakt do të bëntë që fëmija i lindur, përvec bartjes së ADN-së së dy prindërve të tij, do të kishte edhe një sasi të vogël të ADN-së së dhurueses së vezës.

dfdf.jpeg.jpg


Skema e korigjimit te mitokondrise se demtuar
 

gurax

Pan ignoramus
Nese po mendojne per legjislacionin, do te thote qe kjo teknike do te perhapet te jete e kudogjendur shume shpejt.
Mua lajme per teknologji te tilla me duken gjeniale. Bravo vertet.
 
Top