admin
Administrator
Nëse dikush do të më thoshte se sot do të më duhej më shumë se një orë të qarkulloj me shpejtësi breshke për të dal nga kryeqyteti i stërngarkuar me trafik, do të më vizatoheshin radhët e gjata të pritjes në udhët gjashtë-trakëshe të ndonjë qyteti modern në perëndim të planetit… megjithatë imagjinata kthehet shpejt në realitet gjersa sheh sesi gumëzhin kryeqyteti nga betonimi e ndërtimi, e që ka arritur në një faze të tillë kritike, që një aksident në rrugën për në Veternik shkakton telashe deri në sheshin Bill Klinton.
Një prej pikave më kritike për hyrje/dalje në kryeqytet është në gjendje jo të mirë të shfrytëzimit, dhe gropa sa shkojnë e shtohen në të, megjithatë shoferët nganjëherë nga euforia për të shkelur pedalen e gasit pasi lënë prapa vetës rrugët e mbushura me vetura në qendër të Prishtinës, harrojnë të shikojnë rreth vetës dhe bëjnë telashe të papritura.
Ç’është më e keqja, në këtë pjesë nuk ka as shirit ndihmës/emergjent apo shpatull të rrugës siç quhet në Ndërtimtari, që të lehtësojë qarkullimin në rast të aksidenteve apo prishjeve e që sipas standardeve të ndërtimit të një rruge do të duhej të ishte i pranishëm dhe atë në një gjerësi prej minimum 2.5 metra.
Mungesa e saj u vërejtë dukshëm sot gjersa ndodhi një aksident (kolona e gjatë shihet në fotografi), megjithatë duket se ky nuk është një problem që u intereson autoriteteve përkatëse për arsye të cilat ata besoj se i dijnë më mirë. Realisht pjesa e hyrjes në Prishtinë, prej Veternikut e deri tek rreth-rrotullimi është mjaft e ngarkuar dhe ka nevojë për zgjerim, por në këtë faze që është qytetarët duhet të tregohen të durueshëm në rast se ndodh aksident, apo edhe më mirë të luten që të mos ndodh aksident.
E sa për kuriozitet, gjersa po e mundoja këmbën duke e lëvizur prej njërës në tjetrën pedale, arrita të testoj edhe ABS’in që më shpëtoi nga një aksident tjetër për shkak se personit para meje nuk po i punonin dritat sinjalizuese, kurse nga prapa lindi një fije shprese kur pas një ore u dëgjua sirena e Policisë…
Lexo tek faqja e tij...