admin
Administrator
Brendan Eich është CTO në Mozilla, organizata pas shfletuesit Firefox. Ndër të tjera, ai është vëzhgon skuadrën e sigurisë së Firefox, inxhinierët që punojnë kundër sulmeve online të hacker-ave, dhe kjo skuadër është duke u zgjeruar vërtet shumë.
Në një postim të fundit në blog, Eich bën thirrje për studiuesit e sigurisë në të gjithë globin që të analizojnë herë pas here kodin e Firefox dhe të krijojnë sisteme automatike që kodi të përditësohet në shfletuesin Firefox të miliona përdoruesve në botë. Ky opsion nuk është i mundur për shfletuesit e tjerë por vetëm për Firefox. Kodi me të cilin punon shfletuesi është plotësisht i hapur, që do të thotë që gjithkush mnund ta shikojë, në çdo kohë.
“Ashtu siç duket nga çështja Lavabit, qeveria mund t’u kërkojë kompanive/organizatave të shfletuesve që të implementojnë në mënyrë sekrete kod përgjimi në shfletuesin që ata shpërndajnë për përdoruesit” deklaron Brendan Eich.
Kjo është një lëvizje tjetër pjesë e përgjimit të trafikut në internet që po bën NSA, Agjensia Kombëtare e Sigurisë në ShBA. Pasi Edëard Snoëden nxorri sekretet se NSA po regjistron dhe ruan të gjithçka që përdoruesit bëjnë, duke përdorur kompani të mëdha si Google dhe Facebook, Eich është i shqetësuar se Mozilla-s do i kërkohet që të shtojë kod në kodin burim të Firefox që të jetë një mundësi spiunazhi. “Një kërkesë e tillë ende nuk është bërë publike për asnjë shfletues por gjithsesi, nëse do të ndodhte, thotë Eich, përdoruesit me shumë mundësi nuk do të ishin në dijeni.”
Gjithsesi, për shkak se kodin e Firefox mund ta shohë kushdo, edhe nëse shtohet një pjesë kodi e tillë, bota do ta kishte të mundur ta shihte, por Eich siguron se diçka e tillë nuk do të ndodhë dhe se Mozilla do të vazhdojë të vërë në dispozicion një shfletues që mbron privatsinë e përdoruesve. Diçka e tillë nuk mund të pritet nga shfletues me burim të mbyllur e as nga shfletues me një pjesëz burim të hapur si Chrome, Safari, Opera e aq më pak nga Internet Explorer.
Burimi: http://www.wired.com/wiredenterprise/2014/01/mozilla/
Artikulli i plote...