Brazil 0 : 1 Argjentine

ValmirM

Webmaster
Mesi i lumtur për fitoren ndaj Brazilit

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi ka dëshmuar sërish vlerat e tij, duke i dhuruar fitoren kombëtares së Argjentinës në miqësoren ndaj Brazilit (1:0), që u zhvillua të mërkurën në Doha të Katarit.Messi e realizoi golin e fitores në minutën e 92-të, me një gjuajtje nga vija e 16 metërshit, pasi më parë depërtoi ndërmjet dy mbrojtësve brazilian. “Gjithmonë është kënaqësi ta mposhtësh Brazilin. Ky është rivali ynë më i madh, prandaj fitoret ndaj kësaj kombëtareje gjithmonë sjellin një kënaqësi të përshkueshme dhe një motiv shtesë për ndeshjet e ardhshme”, ka thënë Messi, duke shtuar: “Jam i lumtur për golin tim vetëm pasi ai solli gëzim aq të madh me fitore ndaj rivalit tonë të përbetuar. Jam i lumtur kur mendoj për sfidat e reja me kombëtaren”.

74096_501673350305_239886160305_7733096_1492538_n.jpg

 

Al-Punk

Still here
E pashe ndeshjen dhe Brazili akoma nuk e ka krijuar ate skuadren fituese. Ndersa Argjentina shyqyr qe kish Messin se per te tjeret nuk do fitonte per 100 ndeshje
 

Bardhyli00

Forumium maestatis
shume dakord me ty ,po edhe fituesit duhet te humbin ndonjehere ,se nuk ka lezet pastaj,brazili do te jete dhe do te mbetet me i miri,pastaj meson nga gabimet dhe i korigjon ,me pas i din dhe taktiken e lojes keshtu eshte me e thjesht qe ta mundesh heren tjeter
 
Top