Bravo Gazetaret e Kosoves: "Zgjedhja e presidentit në SMS!" (artikulli Koha.net)

sms06.jpg

Gjate seancës së Kuvendit të Kosovës, në kohën e votimit për president, i nominuari për t’u bërë simbol i unitetit të kësaj Republike, duket se ka qenë më shumë i zënë me leximin e mesazheve elektronike në telefonin e tij mobil, të cilat, sipas asaj që ka zënë fotokamera, ishin instruksione për sjelljet dhe pritjet gjatë votimit të tensionuar dhe, në momente, shumë të paparashikueshëm, që - siç tregojnë qartë edhe “SMS-të presidenciale” – është përcjellë me pasiguri nga vetë i nominuari, shkruan sot “Koha Ditore”.

Një pjesë e SMS-ve – ato më relevantet në lidhje me procesin e votimit për president - shihet se i janë dërguar Pacollit nga këshilltari i tij, Essad Puskar, i cili, gjatë seancës së Parlamentit, ka qenë në mesin e korit diplomatik, afër ambasadorëve dhe zyrtarëve ndërkombëtarë që ishin prezentë në galerinë e sallës së Kuvendit të Kosovës. Pusskar, sipas informatave nga ueb faqja e tij, është partner me Pacollin në kompaninë e tij Mabetex, ndërkohë i shërben edhe si këshilltar i lartë, ndërsa është edhe këshilltar i lartë për politikë të jashtme i partisë së Pacollit, AKR. Para se t’i bashkëngjitej “Mabetex”-it, sipas informatave nga ueb-faqja e tij (essad.puskar.com), Puskar ka punuar për USAID-in si drejtor i programit për Kosovën veriore të Zyrës për Iniciativa të Traniscionit. SMS-të e Puskarit drejtuar Pacollit qartësojnë copëza të prapaskenës së zgjedhjes së presidentit të vendit, të cilën publiku i Kosovës nuk ka mundur ta shihte në transmetimin e drejtpërdrejtë televiziv, për faktin e thjeshtë se një pjesë e procesit është dirigjuar nga larg.

“Koha Ditore” sot sjell një pjesë të fotove që dëshmojnë atë që duket të jetë korruptim i procesit demokratik të Kosovës. Një gjë që për shumëkë nuk përbën më lajm në Kosovë – fatkeqësisht!

Foto 1: SMS 1, Esad Pushkar për Behgjet Pacollin: U bë. Urime. Ca dallime në moment të fundit me SLS. Po punoj në to. BR. BP Chris është me mua, a është SLS pyet ai, apo çka

Foto 2: SMS 2, Esad Pushkar për Behgjet Pacollin: Dell, nuk është SLS, është një fraksion i PDK-së… Por duket se vota e parë ishin nervat…

Foto 3: SMS 3, Behgjet Pacolli për Esad Pushkar: Pyete CD-në çka të bëjmë për raundin e tretë

Foto 4: SMS 4, Esad Pushkar për Behgjet Pacollin: … ndryshe, dhe ai i thotë jo Jakupit… nëse ti kalon më mirë në raundin e 2-të, ai thotë që t’i qëndrosh kursit

Foto 5: SMS 5, Esad Pushkar për Behgjet Pacollin: CD, do mblidhemi me Hashimin pas këtij raundi nëse del njëjtë apo më keq…
BP, Dell mendon që duhet të takohesh me Hashimin…
Dell doli, shkoi për 2 minuta…

Foto 6: SMS 6, Esad Pushkar për Behgjet Pacollin: Dell: Fatmiri dhe Jakupi ishin të frikësuar nga kërcënimi në fund, mendon se do të jetë ngushtë, por OK…

_______________________

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Christopher Dell ka reaguar ndaj publikimit të sms porosive të këmbyera gjatë seancës së djeshme të Kuvendit të Kosovës, në të cilën u votua për zgjedhjen e presidentit dhe qeverisë së re të Kosovës. Në letrën dërguar Këshillit të Pavarur të Medieve të Kosovës, Dell shkruan:

Isha i zhgënjyer kur mësova sot se mjetet e shtypit kishin përgjuar dhe regjistruar dhe rrjedhimisht edhe kishin shtypur ose transmetuar në shkallë vendi korrespodencat dhe bisedat private. Këto media, përfshirë edhe “Kohën Ditore”, “Express” dhe KTV, kanë tejkaluar kufirin duke transmetuar komunikimin privat që ka ndodhur në sallën e Kuvendit më 22 shkurt, përfshirë edhe një thirrje të qartë telefonike që më përfshin mua. Po ju shkruaj anëtarëve të KPM-së lidhur me këtë veprimtari joprofesionale, joetike dhe potencialisht të paligjshme. Unë nuk jam i trazuar nga përmbajtja e këtyre komunikimeve, të cilat nuk pasqyrojnë asgjë më shumë se sa përpjekje të zakonshme për të mbledhur informata në një ambient të hutuar dhe komentet domethënëse të shprehura nga palët e treta, përfshirë edhe një pohim plotësisht të respektuar se udhëheqësit politikë të vendit duhej të merrnin vetë disa vendime për vetvete, por më shumë nga veprimi i qartë i paligjshëm i mediave [...]

_______________________

Koha Ditore përgjigjet:

Për zotin Dell “është përtej çdo dyshimi” se të dy mediumet tona, gazetarët, redaktorët dhe udhëheqësit i kemi thyer standardet etike dhe profesionale të pritshme në një shtet demokratik. Kjo për shkak se patëm guximin t’i botonim fotografitë e komunikimit me sms-a ndërmjet këshilltarit të kryetarit të porsazgjedhur të Kosovës, i cili fliste në emër të zotit Dell, apo transmetonte atë që e thoshte zoti Dell në lidhje me momentet e caktuara të procesit, me vetë, atëherë kandidatin për kryetar. Gjithashtu, për shkak se kishim transmetuar incizimin e një bisede që po e zhvillonte ai, dhe e kishim përkthyer. Zoti Dell nuk ishte i kënaqur me faktin se këto i kishim bërë publike, por nuk shfaqte brengë për përmbajtjen e asaj që kishim bërë publike. E ajo që e kishim botuar, megjithatë, nuk ishte “...përpjekje të zakonshme për të mbledhur informata në një ambient të hutuar...”, por, në fakt, ishte ndikim i drejtpërdrejtë në ndërprerjen e procedurës së zgjedhjes së kryetarit, të cilën edhe vetë kryesuesi e cilësoi si shkelje të Rregullores së punës së Kuvendit, e madje edhe të Kushtetutës. Ishte ndërhyrje e drejtpërdrejtë në procesin e zgjedhjes së institucioneve. Për të cilën ne zgjodhëm t’i zbulojmë si fakte të pamohueshme [...]
 

Al-Punk

Still here
Jo vetem puna e Koha, por dhe pergjigja e Këshillit të Pavarur të Medieve të Kosovësv
KMSHK: Gazetarët e kanë detyrë raportimin e të vërtetës
Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK) e ka bërë të qartë qëndrimin e tij përkitazi me letrën publike të ambasadorit amerikan në Kosovë, Christopher Dell, dërguar Komisionit të Pavarur të Mediave të Kosovës pas botimit të disa SMS-ve të këmbyer midis presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli dhe një këshilltari të tij. Në një rast përmendet edhe emri i ambasadorit Dell, gjatë seancës zgjedhore në Kuvendin.

Në komunikatën e KMSHK-së thuhet se “Në mbështetje të Kodit tonë të Mediave të Shkruara, mbi të cilin mbështetet puna jonë në të mirë të lirisë së shtypit dhe përgjegjësisë profesionale, raportimi i të vërtetës (Kreu i dytë i Kodit tonë), kërkon që gjatë punës së gazetarëve, redaktorëve dhe udhëheqësve tjerë të redaksive, të sigurojnë respekt për të vërtetën faktike dhe për të drejtën e publikut që të dijë të vërtetën. Në rastin konkret, askush deri me tani, nuk ka vënë në pikëpyetje vërtetësinë e SMS-ve të botuar”,

“Ndërkaq, sa i përket ruajtjes së privatësisë, Kodi ynë është i qartë: Shtypi do t u shmanget ndërhyrjeve dhe kërkimeve në jetën private të një individi, pos nëse kërkimet e tilla janë të nevojshme për arsye të interesit publik. Në rastin konkret, interesi publik është më se evident, pasi bëheshin votime për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, Kryeministrit dhe të Qeverisë”, thuhet më tej në komunikatë. /Telegrafi/


Do doja te shihja pak Gazetare me respekt per gazetarine dhe te verteten dhe ne Shqiperi!
 
Top