Braktisja e frikshme e provincave shqiptare

Braktisja e frikshme e provincave shqiptare

Ky koment i botuar ne Gazeta Shqiptare hap nje teme sa interesante aq edhe te kohes qe ka nevoje per zgjidhje.

Braktisja e frikshme e provincave shqiptare

Kronikat e përditshme po sjellin së fundmi para gjithë shqiptarëve ngjarje të rënda që kërkojnë reflektim. Kush rrënqethet nga “kronika e zezë” dhe bën moral se “mediat nxijnë realitetin shqiptar”, pavarësisht bezdisë që mund të ndiejnë teksa u vijnë brenda në shtëpi përmes TV ngjarje të tilla, këtë herë të bëjnë pak durim: Grabitja me armë e 3 murgeshave të huaja në Klos të Mirditës; pohimi i masakrimit të një 8-vjeçari në një fshat të Korçës nga një nënë e 3 fëmijëve; ekzekutimi i kambistit vlonjat për 3 mijë euro nga një 17 vjecar dhe një 30 vjecar, janë shembuj të një dimensioni të frikshëm të krimit që kategorizohet si “ordiner”. Janë tri histori që vijnë nga provinca e thellë shqiptare, nga krahina të ndryshme, e që në thelb lëshojnë alarmin për një rrezik që s’është për t’u nënvleftësuar: mungesën e respektit për jetën. Asnjëra nga tri ngjarjet nuk ka në bazë të saj një arsye të fortë për të vrarë, viktimat dhe vrasësit nuk ishin të përfshirë në urrejtje të thellë me njëri-tjetrin apo të ishin aq të pasur sa mund të ndryshonin jetën e grabitësve. Plagosja e murgeshave në Klos u bë për t’i marrë 5 mijë lekë të reja; vogëlushi i Korçës u masakrua nga një grua që u la nga i dashuri i saj, njëkohësisht xhaxhai i fëmijës së masakruar, dhe vogëlushi ishte vetëm i afërm dhe jo burimi i drejtpërdrejtë i urrejtjes së gruas; kambisti vlonjat u vra barbarshit gjithashtu nga dy të rinjtë për 3 mijë euro me të cilat blenë vetëm një makinë. Varfëria ekonomike, braktisja sociale ka çuar prej kohësh në varfëri morale të periferisë shqiptare. Ngjarjet që po rëndis dhe që kohët e fundit kanë zënë hapsirë në mediat tona, nuk janë të rastësishme, nuk kanë ndodhur si produkt fatkeq i një raptusi çmendurie. Jo, djemtë e Klosit e kanë menduar për orë e orë të tëra grabitjen e tri murgeshave, madje edhe janë armatosur për ta realizuar atë; edhe djemtë e atyre fshatrave të Vlorës kanë menduar mirë grabitjen e kambistit dhe kanë menduar të blejnë një makinë me paratë që do t’i merrnin; ndërsa në rastin e gruas-vrasëse nga Korça, do të mbetet e pashlyer në mendjet e shumë telespektatorëve rrëfimi i ftohtë dhe përshkrimi deri në detaje i copëtimit të 8-vjeçarit. Rast makabër! E kam shkruar dhe herë të tjera, por nuk lodhem së përsërituri: Provinca shqiptare është lenë e vetmuar dhe kur vetmia ka si shoqe të pandashme varfërinë, ëndrrat e këtyre njerëzve do të kenë shepsh e më shpesh si subjekt të keqen.

Alba Malltezi
Gazeta Shqiptare
13 Dhjetor 2005
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Braktisja e frikshme e provincave shqiptare

fakti qe cdo del ne media, para se te ndodhe nuk tregon detyrimisht per shtim te kriminalitetit ne Shqiperi, ne vecanti ne zonat periferike. Natyrisht kjo nuk eshte nje arsye per te mbyllur syte para problemeve si varferia dhe probleme te tjera sociale qe rrjedhin nga kjo.
 

Blendi

Primus registratum
Re: Braktisja e frikshme e provincave shqiptare

Une mendoj se ka nje problem ketu qe nuk mund te anashkalohet dhe ajo ka te drejte. Fenomenin mund ta quash "Shqiperia e Frikshme" pa i ndryshuar asnje germe pasi eshte pikerisht keshtu.
Ka nje element ne keto vrasje, elementi i te vrarit per nje "50 leksh" qe shkon kunder cdo normaliteti shoqeror. E nje shoqeri qe toleron kete, apo i behet normale duket se i ka hyre nje vete-izolimi te ri, ne nje prizem tjeter.

Shqiperia e frikshme, per emigrantet, per turistet, per investitoret, per artistet e huaj, nuk eshte vetem nje tullumbace e mendiave por dicka qe ka egzistuar prej dekadash e vazhdon t'i qendroje perpjekjeve tona per te treguar se nuk jemi njerez me bisht. Mosrespekti per jeten nuk mund te mos shqetesoje ate pjese te shoqerise qe kerkon te ngreje familje e te rrise femije ne Shqiperi.

Duhet rivendosur denimi me vdekje. Duhen egzekutuar disa prej ketyre perbindshave. Kur ke nje sistem drejtesie pa drejtesi dhe kriminele qe nuk i tremben Ligjit por Maliqit, dhe ca here as Maliqit...Si mund te pretendojme normalitet kur te heq tjetri qafe per 250,000 leke...?
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Braktisja e frikshme e provincave shqiptare

Te rivendoset denimi me vdekje? Kur kryhen ne mase vrasje per 50 mije lek c'do ndodhe me gjykatesit apo avokatet qe do denokan me burgim te perjetshem nje kriminel? Ne nje shoqeri qe motor te vetem funksionimi ka korrupsionin denimi me vdekje do i hidhte gas me teper ketij te fundit.

Do mjaftonte te zbatohej ligji dhe te denoheshin ata qe duhen denuar.

Problemi me mediat qendron jo tek fakti qe po pasqyrojne realitetin por tek menyra sesi e pasqyrojne, duke filluar nga gjuha shume e varfer qe perdorin dhe kjo e ben shpesh pershkrimin e ngjarjeve qesharake. Ka psh raste kur duke cituar fjalet e njerit prej prinderve te X te vrari gazetari ben letersi duke thene *Ne nuk mundemi ende ta besojme se kjo ngjarje e dhimbshme ka pushtuar familjen tone* e te tjera si keto. Per mos thene qe numri i viktimave varion nga gazeta ne gazete ose edhe brenda te njejtit shkrim, ose brenda te njejtit shkrim here i drejtohen me mbiemer here me emer e sa e sa te tjera...

Gjithsesi cilesia gjuhesore apo letrare e mediave eshte dytesore ne krahasim me mungesen e analizes se ngjarjeve te tilla apo edhe ngjarjeve te tjera sociale ne pergjithesi. Analiza ndihmon ne edukimin shoqeror, vetem percjellja e lajmit nuk mjafton, e as ndihmon ne parandalim. Nderkohe qe ka nje boom analistesh politike dhe ekonomike, shkrimet analitike rreth problemeve shoqerore mungojne. Kjo sepse mungon ne teresi nje kulture shkence shoqerore. Ne jemi nje popull qe vete-edukohemi, dhe kur vete-edukohesh ne nje shoqeri ku familja e shendoshe dhe shteti mungon, vete-edukimi kthehet ne edukim rrugesh.

Nuk eshte se ndodhin vetem ne Shqiperi krime, kudo ndodhin, por askund tjeter nuk shetisin te lire kriminelet sa ketu tek ne. As te varfer nuk ka vetem tek ne qe kryejne krime per 50 mije leke, por ketu mund te vrasin per ato aq leke sepse pas tre ditesh paguan dhe del nga burgu si pasha.
 

Blendi

Primus registratum
Re: Braktisja e frikshme e provincave shqiptare

Mua me intereson pak cilesia e gjuhes se gazetareve, pasi ate e njohim si problem, dega e gazetarise ne Shqiperi ka 10 vjete qe prodhon KALEMXHINJ me shumice por kjo nuk eshte thelbi i ceshtjes. Nuk dua te analizoj median por ceshtjen.

Tani, ajo c'ka thua ti qe media duhet te trajtoje me teper shkrime analize mbi shoqerine qendron, por jam i sigurt se kontigjenti kriminel nuk po i lexon as nuk do i lexoje keto analiza.
Mendoj se duhet nisur me ndeshkimet e forta, duhet vene ne vend dinjiteti i jetes se qytetarit shqiptar, i duhet bere e qarte vrasesit se cmimi i jetes nuk eshte 250,000 leke por jeta e tij, qe ta pyesi "b" mire. Vetem pas (ose njekohesisht) kesaj mund te fillojme te ngrejme programe shoqerore. Krimi ne Shqiperi nuk duhet pare njesoj si krimi ne vendet e huaja pasi shoqeria shqiptare ne pergjithesi vuan nje mungese identiteti e ka gjasa qe Wild Wild West te behet identiteti i ketij vendi. Pra, problemi yne eshte shume me akut se problemi qe kane psh Portugezet sepse tek ne krimi po behet norma e dites.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Braktisja e frikshme e provincave shqiptare

atehere mos e vije tek Media se na ngatarrove...

Statistikat e rritjes se krimit nga i nxorre? Nga tre artikuj?
 

Blendi

Primus registratum
Re: Braktisja e frikshme e provincave shqiptare

Nuk permenda rritje te krimit, krimi ka qene vazhdimisht i bollshem. Se fundi edhe me makaber. Oh se harrova, sot lexova edhe nje detaj tjeter te ketij krimit te Vlonjatit qe pushkatoi kusheririn. Pistoleten me te cilen e vrau e pat blere borxh me parate qe i kerkoi borxh viktimes para ca ditesh.
 

963

Primus registratum
Re: Braktisja e frikshme e provincave shqiptare

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Nuk permenda rritje te krimit, krimi ka qene vazhdimisht i bollshem. Se fundi edhe me makaber. Oh se harrova, sot lexova edhe nje detaj tjeter te ketij krimit te Vlonjatit qe pushkatoi kusheririn. Pistoleten me te cilen e vrau e pat blere borxh me parate qe i kerkoi borxh viktimes para ca ditesh.

[/ QUOTE ]

Ky eshte nje shembull shume interesant per tu argumentuar.

Shkaku i vrasjes patjeter ka qene varferia, deshira per mbijetese e kushuririt te vet. Sikur te ndodhnin nja 200 raste te tilla ne Shqiperi keshtu, ndoshta diçka do ndryshonte. Ata qe fryhen ne maje te benxit do i therrisnin mendjes.

Shqiperia duhet te kete nje politike shume sociale. Duhet ti japim shance te barabarta te gjitheve.Tek ne duhet ringjallur dashuria per njeri-tjetrin dhe jo urrejtja.
Edhe atyre murgeshave atje ne Veri mire ua kane bere, se ato vete atje vetem per propagande fetare, ato nuk bejne asgje per te luftuar varferine dhe mjerimin.
 

OTTOSKORZENY

Primus registratum
Re: Braktisja e frikshme e provincave shqiptare

one man se dhe trurin one e paske, nqse i mesojne njerezve te besojne tek e mira u fdashkan vrare sipas tej`????
e di kush duhen vrare? Ata kriminelet qe vjedhin e vrasin dhe njerzit miope si puna jote qe nuk kane tru ne koke dhe politikanet e mbrapshte shqiptare.JA ATA QE DUHEN VRARE
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Braktisja e frikshme e provincave shqiptare

Problemi eshte se shoqeria ne Shqiperi eshte polarizuar deri ne ekstrem, sesa do mbaj akoma kjo nuk mund te thuhet ekzaktesisht.

Nuk eshte e rralle te shikosh ne Tirane nga Hummer Holliwood-jan i tipit te fundit e deri tek gomeret dhe qent e zgjebosur qe sillen verdall neper rruge.

Krime ka pasur, ka dhe do te kete. Edhe qe jane shtuar kete 10 vjecarin e fundit kjo dihet e nuk ka nevoj per statistika.

Por po te kishte statistika vjetore mbi rritjen e kriminalitetit dhe varferise ateher mund te dilej ne nje perfundim me te sakte mbi zhvillimin e shoqeris Shqiptare.
 
Top