Bradley Cooper dhe Jennifer Lawrence ribashkohen ne filmin Serena (Foto)

BeRaTsi_MiZeRje

Aktivist i AlbForumi



Bradley Cooper dhe Jennifer Lawrence kanë punuar së bashku në filmat “Silver Linings Playbook” dhe “American Hustle”, por ata janë zgjedhur sërish si protagonistë në filmin më të ri “Serena”.


Në posterin e prezantimit të filmit ata shfaqen krah njëri-tjetrit, George dhe Serena Pemberton, një çift i sapomartuar. Filmi është bazuar në novelën më të shitur me të njëjtin emër nga Ron Rash që doli në vitin 2008.

Në kastin e aktorëve janë edhe Sam Reid, Rhys Ifans, Toby Jones dhe Sean Harris. Xhirimet janë bërë në Republikën Çeke në pranverën e vitit 2012 dhe pritet të dalë në kinema në muajin tetor të vitit 2014.

Bradley dhe Jennifer e kanë provuar kiminë e tyre profesionale në bashkëpunimet e mëparshme në “Silver Linings Playbook”, ku Lawrence fitoi Çmimin Oscar si “Aktorja më e mirë” për vitin 2013. Gjithashtu, edhe “American Hustle” ishte një prodhim shumë i suksesshëm pasi fitoi një mori trofesh duke përjashtuar Oscaret, ku mori 10 nominime, por nuk arriti të fitojë asnjë çmim.



 
Top