Qarqet greke janë hedhur sërish në sulm, parulla shoveniste kundër Çamërisë dhe shqiptarëve janë shkruajtur dje në rrugët e Himarës, duke e quajtur Greqi. Kjo në kuadër të fushatës elektorale dhe si reagim për vdekjen e Aristotel Gumës. Krahas posterave të kandidatëve të cilët garojnë për bashkinë e Himarës në rrugën nacionale Himarë-Sarandë, të bihen në sy shumë shkrime të shkruara në gjuhën greke ku shahen shqiptarët dhe kryesisht çamët. Disa nga mbishkrimet janë anti-çame, ndërkohë që fjalët në greqisht ishin të një domethënieje tjetër, si "Himara është greke", "Vorioepiri tokë greke", "Himara baraz Greqi", "Himara është pjesë e Greqisë" etj.
Në qytetin e Himarës këto shkrime janë të përhapura jo vetëm në të gjitha rrugët por dhe në aksin nacional Vlorë-Himarë-Sarandë. Shkrimet nisnin që në hyrje të Dhërmiut e deri në brendësi të qytetit të Himarës. Krahas shkrimeve greke ndodhej edhe flamuri grek. Ngjarje të tilla janë zhvilluar gjithmonë në prag fushatash të zgjedhjeve, si vendore ashtu dhe qëndrore. Disa qytetarë shprehen se ato janë shkruar gjatë natës duke gdhirë e mërkurë dhe se më parë nuk kishte shkrime të tilla.