Bota futbollistike, sy e veshë tek derbi Madonnina në Itali

Albforumi

Primus registratum
Bota futbollistike, sy e veshë tek derbi Madonnina në Itali

milan-fire-on-the-curva-02.JPG

Sonte, në orën 20:45, tërë bota futbollistike do të jetë e pëqendruar tek derbi i Italisë, ose i quajtur ndryshe derbi i Madoninës, midis Milanit dhe Interit. Një ballafaqim i tillë, që vjen qysh në javën e dytë të Seria A, ndoshta nuk do të përcaktojë fatet e secilës skuadër, por ama do të përbëjë një shtysë të madhe psikologjike për fituesin. Fitues i cili, në raste të tilla, është mjaft vështirë të parashikohet. Natyrisht, Interi ka një grup mjaft cilësor, të përforcuar ndjeshëm në merkaton e kësaj vere, por edhe Milani nuk pranon të dorëzohet. Emra të tillë si Ronaldinjo, Pirlo dhe Pato përbëjnë shpresën më të madhe të kuqezinjve, jo vetëm për të sfiduar zikaltërit në këtë derbi, por edhe të fituar scudetton, apo edhe Ligën e Kampioneve. Më poshtë flasin disa nga protagonistët e këtij derbi.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://acmilan-shqip.org/?p=779. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://acmilan-shqip.org/?p=779
 
Top